LIVE UPDATES
Politike

‘2 muaj para zgjedhjeve shpërndarë 40 mln euro’/ Bashkia e Durrësit i përgjigjet PD: S’ka të bëjë me votimet! Ta nd

1 Maj 2021, 15:17 Nga DOSJA
‘2 muaj para zgjedhjeve shpërndarë 40 mln euro’/ Bashkia e

DURRËS– Bashkia e Durrësit i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se brenda muajve mars-prill kanë shpërndarë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, për t’u marrë votën më 25 prill. Në reagimin zyrtar, Bashkia e Durrësit ka hedhur poshtë pretendimet duke retenduar se dëmshpërblimi ka nisur që në dhjetor të vitit 2019 dhe në shumën e shpërndarë përfshihet edhe bonusi i qerasë.

“Dhënia e këtij granti familjeve të Durrësit që do të rregullojnë shtëpitë e tyre është një nga etapat e procesit të rindërtimit i cili përfshin edhe dhënien e bonusit të qerave, rindërtimin e pallateve dhe banesave individuale, rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve, rindërtimin e shkollave e kopshteve, riforcimin për pallatet me shkallë dëmi DS4. I gjithë procesi i rindërtimit ka nisur në dhjetor 2019 dhe vijon pa ndërprerje edhe tani. Dhënia e grantit për rikonstruksion familjeve të prekura nga tërmeti ashtu si të gjitha proceset e tjera të rindërtimit nuk kanë të bëjnë fare me zgjedhjet apo me votat por ka të bëjë me strehimin sa më të shpejtë të familjeve të mbetura pa shtëpi dhe me kthimin e qytetit në normalitet pas atij tërmeti tragjik. Mos vallë opozita apo ata që shkruajnë lajme të tilla dëshironin që katër muajt e parë të vitit 2021 të ndërpritej procesi i rindërtimit dhe familjet durrsake të vazhdonin të qëndronin jashtë sepse qenka fushata dhe zgjedhjet?!,”-shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i Bashkisë së Durrësit:

Nëpër medie të ndryshme është përhapur një lajm sipas të cilit Bashkia e Durrësit ka shpërndarë grantin e rikonstruksionit për familjet e prekura nga tërmeti, në muajt mars dhe prill dhe se këto paskan qenë lekë për vota, pra pretendohet që proçedurat e ligjshme të proçesit të rindërtimit mund të ketë qëne ndikuese në proçesin zgjedhor. Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik se procesi i shpërndarjes së grantit për rikonstruksion ka nisur që në fillim të vitit 2020 dhe është kryer sipas të gjitha procedurave të përcaktuara me VKM si dhe të miratuara në këshillin bashkiak me transparencë të plotë, pasi këto vendime janë të publikuara të gjitha në faqen zyrtare të bashkisë, ndërkohë që procesi vijon edhe këtë vit. Dhënia e këtij granti familjeve të Durrësit që do të rregullojnë shtëpitë e tyre është një nga etapat e procesit të rindërtimit i cili përfshin edhe dhënien e bonusit të qerave, rindërtimin e pallateve dhe banesave individuale, rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve, rindërtimin e shkollave e kopshteve, riforcimin për pallatet me shkallë dëmi DS4. I gjithë procesi i rindërtimit ka nisur në dhjetor 2019 dhe vijon pa ndërprerje edhe tani. Bashkia Durrës po vijon proçesin e rindërtimit referuar Aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019 “Për Përballimin e Pasojave të Fatkeqësisë Natyrore” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Dhënia e grantit për rikonstruksion familjeve të prekura nga tërmeti ashtu si të gjitha proceset e tjera të rindërtimit nuk kanë të bëjnë fare me zgjedhjet apo me votat por ka të bëjë me strehimin sa më të shpejtë të familjeve të mbetura pa shtëpi dhe me kthimin e qytetit në normalitet pas atij tërmeti tragjik. Mos vallë opozita apo ata që shkruajnë lajme të tilla dëshironin që katër muajt e parë të vitit 2021 të ndërpritej procesi i rindërtimit dhe familjet durrsake të vazhdonin të qëndronin jashtë sepse qenka fushata dhe zgjedhjet?! Gjithashtu në lajm thuhet se në 2021 janë shpërndarë grant rikonstruksioni për 4294 familje por nuk thuhet (pa dashje apo me dashje) se sa janë familjet që kanë përfituar këtë grant në vitin 2020. E pra për të qenë deri në fund transparent, ashtu siç është Bashkia e Durrësit kundrejt të gjithë qytetarëve, në vitin 2020 kanë përfituar 10697 familje grantin e rikonstruksionit dhe në gjysmën e parë të vitit 2021 kanë përfituar 4294 familje. Nga këto shifra të cilat janë transparente dhe kushdo gazetar apo media që do ti duhen mund ti marrë lehtësisht në institucionin tonë apo ti shohë në faqen zyrtare të bashkisë, vihet re se shpërndarja e grantit të rikonstruksionit ka patur një rrjedhë krej normale gjatë vitit 2020 dhe në gjysmën e parë të vitit 2021. Po kështu edhe etapat e tjera të procesit të rindërtimit kanë vijuar pa u ndalur. Janë riparuar ambientet e përbashkëta të rreth 450 pallateve, vijon ndërtimi i 500 banesave individuale disa prej të cilave kanë mbaruar, vijon shpërndarja e granteve për rikonstruksion dhe e bonusit të qerave, 14 shkolla të reja janë rindërtuar dhe 10 janë në proces e po kështu vijon dhe procesi i riforcimit të godinave DS4 dhe rindërtimi i pallateve aty ku ishin më parë ku dy prej tyre janë në vazhdim ndërkohë që shumë shpejt fillojnë edhe të tjerët. Po kështu ka filluar puna edhe për lagjen e re në Spitallë dhe në Manzë.

Sipas logjikës të atyre që urdhëruan artikullin dhe të atyre që e shkruan, katër muajt e parë të 2021 procesi i rindërtimit duhej ndërprerë, pra nxënësit nuk duhej të hynin në shkollat e reja dhe mijëra familje duhej të qëndronin jashtë se nuk marrin dot grantin për të riparuar apartamentet apo qindra familje të tjera nuk duhej të hynin në banesat e reja individuale por të flinin në çadra sepse përndryshe u konsideroka skemë për të marrë vota?! Bashkia e Durrësit kërkon të sigurojë të gjithë qytetarët se procesi i rindërtimit vijon me ritme të shpejta dhe nuk ndërpritet nga balta që hedhin ata që kalojnë nga humbja në humbje. Ky proces rindërtimi bëri të mundur ringritjen e qytetit dhe në pranverën e 2022 gjithçka do të përfundojë. Ringritja dhe transformimi i Durrësit janë një realitet që e shohin dhe e përjetojnë të gjithë qytetarët e Durrësit.

Kandidati për deputet në listën e Durrësit, Oerd Bylykbashi tha sot nga selia blu se në javën zgjedhore, bashkia e Durrësit ndau 6 milionë euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit. Madje shtoi se kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike fondet e termetit ne durres pd zgjedhjet 25 prill 2021 fondet e termetit ne durres pd zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet