LIVE UPDATES
Bota

22 të vrarë nga disa sulme në Afganistan dhe 70 të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë

14 Mars 2021, 07:34 Nga DOSJA
22 të vrarë nga disa sulme në Afganistan dhe 70 të plagosur,

AFGANISTAN– Një makinë bombë, një shpërthim buzë rrugës dhe disa sulme kryengritëse shkaktuan vdekjen e të paktën 22 personave, mes tyre forca të sigurisë dhe civilë, thanë zyrtarët afganë të shtunën.

Dhuna e së shtunës shkaktoi rreth 70 të plagosur, shumica e të cilëve ishin civilë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Afgane, Tariq Arian tha se shpërthimi i makinës bombë kishte në shënjestër një bazë policie në provincën e Heratit, e cila kufizohet me Iranin. Ai tha se shpërthimi dëmtoi të paktën 14 shtëpi në një zonë rezidenciale aty pranë.

Zyrtarët lokalë thanë se rreth 60 persona, përfshirë 20 gra dhe 12 fëmijë, ishin midis të plagosurve. Të paktën pesë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike, thanë burimet spitalore në Herat. Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Një zëdhënës i talebanëve tha se nuk kishte asnjë lidhje me bombardimet. Por Presidenti Afgan Ashraf Ghani fajësoi talebanët, duke thënë se kryengritësit “vazhduan luftën e tyre të paligjshme dhe dhunën kundër popullit ” dhe “treguan edhe një herë se nuk kanë ndërmend” një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ndërkohë, një bombë në anë të rrugës shpërtheu të shtunën në mëngjes në Tarinkot, kryeqyteti i provincës jugore Uruzgan, duke vrarë tre civilë dhe duke plagosur katër të tjerë, thanë zyrtarët lokalë. Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për atë sulm.

Rebelët talebanë kryen gjithashtu sulme para agimit në provincat veriore Kunduz dhe Balkh, duke vrarë 11 ushtarë afganë dhe plagosur gjashtë të tjerë. Autorët e sulmit kapën gjithashtu pesë ushtarë afganë gjatë përleshjeve në Kunduz, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i sigurisë lokale me kusht anonimiteti.

Zëdhënësi i talebanëve konfirmoi se rebelët organizuan të dy sulmet. Dhuna është rritur në Afganistan muajt e fundit, duke përfshirë një valë vrasjesh që vunë në shënjestër aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë dhe zyrtarë të qeverisë.

Shtetet e Bashkuara kanë rinovuar përpjekjet diplomatike për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të negociuar gati dy dekada luftë dhe përfundimin e asaj, çfarë ka qenë ndërhyrja ushtarake më e gjatë jashtë vendit, në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden së fundmi u paraqiti një projekt për një plan paqeje drejtuesve të qeverisë afgane dhe talebanëve, në një përpjekje për të ringjallur një proces paqësor të trazuar të filluar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Plani i zotit Biden parashikon formimin e një qeverie të përkohshme “gjithëpërfshirëse” në Kabul për të mbikëqyrur bisedimet midis talebanëve dhe grupeve të tjera afgane. Ai sugjeron një rol mbikëqyrës nga Kombet e Bashkuara për të krijuar një konsensus rajonal mbi Afganistanin për t’i nxitur rivalët afganë të ndalojnë luftimet dhe të bien dakord mbi një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ndërkohë, Rusia po përgatitet të presë javën e ardhshme delegacione nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Pakistani, duke thënë se takimi po mbahet për të diskutuar “mënyrat për të promovuar” një zgjidhje paqësore të konfliktit afgan.

Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të promovuar paqen duken se vijnë nga shqetësimet se palët ndërluftuese në Afganistan po përgatiten të intensifikojnë luftimet ndërsa afron pranvera. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se lufta, tashmë në vitin e saj të 20-të, ka vrarë ose plagosur më shumë se 100,000 civilë afganë që nga viti 2009.

Zyrtarët rusë thonë se talebanët dhe përfaqësuesit e qeverisë afgane janë ftuar në takimin e 18 marsit në Moskë. Të shtunën, këshilltari i sigurimit kombëtar afgan Hamdullah Mohib u tha gazetarëve se Kabuli do të dërgojë delegacionin e saj në kryeqytetin rus. Talibanët, të cilët mbajnë kontakte të ngushta me Rusinë, nuk kanë njoftuar një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në takimin e Moskës.

Marre nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm ne afganistan sulm ne afganistan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj