LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në dy lande gjermane, në kohën e Coronës

13 Mars 2021, 22:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet në dy lande gjermane, në kohën e Coronës

Një gjë është e sigurt: E diela do të jetë një ditë zgjedhore si kurrë më parë në Gjermani. Nga frika e infeksioneve të mëtejshme nga Corona në pikat e votimeve do të ketë më pak njerëz se kurrë më parë, sepse shumë banorë të Baden-Vyrtembergut dhe Rajnland-Pfalcit kanë votuar dhe po votojnë me postë.

Kështu për shembull, një zëdhënës i qytetit të Heidelbergut në Baden-Vyrtemberg tha: “Ne presim që rreth 50 përqind e votuesve të votojnë me postë”. Në qendrat e votimeve me siguri që do të ketë njerëz të vetmuar. Pandemia është e pranishme gjithandej.

CDU mund të ketë probleme

Gati 11 milion vetë kanë të drejtë vote në dy zgjedhjet e para të këtij viti. Votat mund të shërbejnë edhe si një tregues për rezultatin e zgjedhjeve federale që do të mbahen në vjeshtë. Në sondazhet e fundit thuhet se të dy kryeministrat e landeve mund të konfirmohen në postet e tyre.

Por mund të pritet një goditje për partinë CDU të kancelares Angela Merkel, e cila ka vendosur që në vjeshtë të mos kandidojë më për poste politike.

Ekologjisti si – babai i landit

Ekologjisti Winfried Kretschmann është në krye të landit Baden-Vyrtemberg për dhjetë vjet me radhë, fillimisht me partinë SPD, e pesë vjet më vonë me CDU. Ai është kryeministri i vetëm tani nga partia e të Gjelbërve në Gjermani. Në sondazhet e fundit thuhet se “babai i landit” do të fitojë rreth 35 përqind të votave.

Para disa vitesh në një intervistë për DW, Kretschmann paraqiti moton e tij: “Së pari vijnë landi dhe banorët e tij, e pastaj çdo gjë tjetër, si për shembull mendimi personal apo partia. Ky është parimi im.”

Pa frikë nga konservatorët

Kretschmann ka fituar pikë politike nga popullariteti personal. Në vendin e automobilëve, industrisë dhe verës, ai me sukses përgënjeshtroi pohimet se një ekologjist do të shkatërronte ekonominë. Kretschmann është një njeri me këmbë në tokë, i mesit qytetar, që ka raporte të mira mes tjerësh edhe me personat si kryeministri i CSU, Markus Söder nga Bavaria.

Kryeministri i Baden-Wyrtemberg vlerësoi politikën e kancelares Merkel për refugjatët në vitet 2015 dhe 2016 dhe e ka mbështetur kursin e qeverisë federale në pandemi. Nëse ai zgjidhet përsëri si kryeministër në këtë land, do të ishte ky një sinjal i fortë për një koalicion të mundshëm mes partisë ekologjiste dhe konservatorëve edhe në Berlin, në nivelin federal.

Malu Dreyer (SPD) para fitores së re?

Edhe në Rajland-Pfalc duket se do të fitojë kryeministrja e tanishme Malu Dreyer nga partia socialdemokrate. Ajo ka qeverisur landin Renani-Palatinë prej vitit 2013. Në vitin 2016 ajo e ka mundur kandidaten rivale nga CDU, ministren e sotme të Bujqësisë, Julia Klöckner, ndonëse thuhej se ajo ishte favorite.

Dreyer angazhohet për një kurs objektiv dhe afërsi me qytetarin – me sukses. Në mbrëmjen e zgjedhjeve të fundit, ajo memzi e besonte suksesin e saj: “Ne mund të jemi të lumtur. SPD në Rajland-Pfalc është kthyer vërtet me forcë, si dikur. Ne ia dolëm dhe ne jemi vërtet të fortë, shumë të fortë. Ne kemi shënuar një fitore, të cilën as që kemi mundur ta ëndërrojmë”.

Dreyer figura kryesore

Dreyer llogaritet sikur edhe Kretschmann si një politikane më këmbë në tokë dhe i eviton tonet e ashpra. Ajo është një shenjë shprese për partinë SPD, e cila në sondazhet për zgjedhjet federale do të fitonte tani rreth 15 përqind të votave, shumë më pak sesa të Gjelbërit dhe konservatorët e CDU/CSU.

Por në sondazhe thuhet se socialdemokratët mund të fitojnë në Rajland-Pfalc rreth 33 përqind të votave. Nëse kjo konfirmohet edhe në zgjedhje, Dreyer mund të vazhdojë koalicionin e saj me të Gjelbrit dhe liberalët (FDP). Për SPD do të ishte kjo një shenjë se pjesë të mëdha të popullit ende mund të votojnë socialdemokratët, nëse ata kanë kandidatët e duhur.

Fushata zgjedhore online, në kohën e Coronës

Në të dy landet, kjo fushatë zgjedhore është dominuar nga pandemia Corona. Partitë kanë kërkuar vota kryesisht në internet. Kretschmann dhe Dreyer mund të fitojnë vota edhe për shkak të kritikave të fundit ndaj punës së qeverisë federale të udhëhequr nga CDU në luftën kundër pandemive Corona.

Në një intervistë për DW, kryeministrja përshkruan ndryshimin e jetës së saj të përditshme, prej futjes në përdorim të maskave, distancës dhe bllokadave: “Koha më e madhe e ditës ka të bëjë me aktivitetet qeveritare për Coronën. Një kohë vërtet shumë e madhe, ndërkohë që duhet të merrem edhe me fushatë elektorale. Por kjo është një kohë shumë e veçantë dhe nuk më duhet të udhëtojë nëpër gjithë landin”.

Afera e maskave dëmton CDU-në

Kretschmann und Dreyer, janë pjesë e konferencave të shumta të kancelares Merkel për Coronën. Ata janë pjesë e vendimeve edhe për mbylljen e vendit, me të cilat është kufizuar liria e lëvizjes së njerëzve.

Por me sa duket, kjo nuk e ka dëmtuar imazhin e tyre. Ndërsa aferat e fundit të dy deputetëve konservatorë me maskat në Gjermani, duket se po dëmton imazhin e partive CDU dhe CSU. E kjo mund të ndihmojë edhe fitoren e Kretschmannit dhe Dreyer.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermani winfried kretschmann gjermani winfried kretschmann

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen