LIVE UPDATES
Bota

22 vjet nga masakra e Poklek, Muqolli: Gjaku nuk është terur ende dhe me siguri po lyp drejtësi

12 Qershor 2021, 16:46 Nga DOSJA
22 vjet nga masakra e Poklek, Muqolli: Gjaku nuk është terur ende dhe

KOSOVË– Liria u vra, u dogj dy herë për t’u mos u identifikuar më. Trupi i njomë i vajzës gjashtëmuajshe, ani pse i bërë shkrumb, do të jetë gjithmonë dëshmi e fortë e krimeve serbe të kryera në Kosovë.

Nuk e priti çlirimin, por trupi i saj dhe i 53 të tjerëve, gjaku i të cilëve ende nuk është tharë mirë në muret e shtëpisë në Poklek të Drenasit, janë vet dokumentimi i gjenocidit serb të kryer në vendin tonë.

Lirie Muqolli u lind në luftë dhe lufta e mori. Kjo është viktima më e re e cila tregon se Serbia nuk kurseu askënd. Ajo nuk priti as përvjetorin e lindjes, por që babai i saj vazhdon të numërojë përvjetorët e masakrimit të saj.

Përveç saj, në po të njëjtën ditë, serbët vranë e masakruan edhe nënën e saj dhe motrën, Florentinën tri vjeçe. Babai Qamili humbi për një natë të gjithë familjen e tij.

Unë i kam këtu të vrarë 14 anëtarë, dy prindërit, katër motrat, familja e vëllait, gruaja me katër fëmijë, gruaja ime me dy vajzat, 14 i kam veç të familjes së ngushtë. Janë afër 50 edhe të familjes së axhallarëve e të kushërinjve… I kam dy vajzat, Florentinën dhe Lirinë…Liria ka qenë gjashtë muajsh, Florentina ka qenë 3 vjet…Ato ditë, ajo ditë, ai moment nuk përshkruhet me kurrgjë hiç. Një natë më herët i kam lënë 20 anëtarë, kur jam kthyer nuk e kam gjetur askënd, çka me thënë”, thotë ai.

Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, ai nuk është i lirë shpirtërisht. Ai ishte njeriu i parë që takoi trupat e bërë shkrumb në shtëpinë në Poklek të Drenasit.

Të gjithë këta trupa tashmë janë të varrosur në një varr.

Kur ka ndodhur ngjarja këtu ne nuk kemi qenë këtu, ne kemi qenë të veshur kemi qenë ushtar, ne e kemi ditur që familjarët na kanë dalë krejt prej fshatit, diku në gjysmë të rrugës i kanë kthyer dhe i kanë sjell këtu, gjithë familjen edhe familja e Ymer Elshanit ka qenë. I kanë pru këtu dhe e kanë kryer krimin. Fillimisht ua kanë hedhur një bombë, ka hy me breshëri të plumbave, i ka djegur më shumë se një herë. Kam qenë njeriu i parë që kam ardhur këtu pasi ka ndodhur … kur kam ardhur këtu kanë qenë të vrarë, kanë qenë të djegur, po kanë qenë pjesërisht të djegur. Kur kemi ardhur tani i kam lajmëruar ushtarët tjerë, shokët tjerë, kemi ardhur këtu me pa i kishin djeg edhe një herë ose dy herë të tjera, kocka më e madhe ka qenë sa me thënë 3 cm ose 4 cm, nuk ka qenë kocka më e madhe”, thotë ai.

Në shtëpinë e cila është kthyer në dëshmi të krimit serb, gjaku i trupave nuk është tharë ende, por kjo nuk po mjafton që drejtësia të zë vend. Pikërisht për këtë të fundit edhe babai Qamili po lutet çdo ditë.

Atë dhomën poshtë ende gjaku është i freskët. Gjaku nuk është terur ende dhe me siguri ata gjak lyp diçka, lyp drejtësi… Me u lyp kriminelët, me u zbulu kush kanë qenë ata, jo veç këtu, po krejt Kosovën. Janë bërë më shumë se 400 masakra edhe kush u dënu, nuk e di që është dënuar dikush që ka bë masakër në Kosovë. Kërkesa jonë është me fillu njëherë si shtet me bë diçka për këto viktima, për këta të vrarë, për këta gjak që është derdhur”, thotë ai.

Madje, ai thotë se do të jetë i qetë vetëm atëherë kur do të ketë drejtësi për të gjithë dhe kriminelët do ta marrin dënimin e merituar.

22 vjet më parë në fshatin Poklek të Drenasit, ushtria serbe ka vrarë, masakruar e djegur 53 civil shqiptar të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku e Hoxha, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, ku më e vogla ishte Liria gjashtë muajsh. Sot 22 vjet pas, pikërisht në oborrin e shtëpisë ku ndodhi e gjithë ngjarja është mbajtur ceremoni për shënimin e Ditës së Paqes./Telegrafi/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i clirimit te kosoves masakra e poklekut qamil muqolli 22 vjetori i clirimit te kosoves masakra e poklekut qamil muqolli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet