LIVE UPDATES
Ekonomi

28 biznese në ditë u mbyllën gjatë muajit korrik, rritje 40% nga 2019-a

27 Gusht 2020, 05:16 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Afërdita ish edukatore kopshti, prej 2 vitesh tregtonte veshje për fëmijë në zonën e Freskut, por për shkak të mungesës të punës dhe rënies të xhiros u detyrua të mbyllte dyqanin. Pamundësia për të paguar qiranë prej 30 mijë lekësh në muaj dhe krijimit të stokut nga mallrat e pashitur të sezonit të dimrit dhe pranverës në muajt e karantinës e vështirësuan më shumë situatën financiare të biznesit të saj.

“Në muajt e karantinës puna u pezullua, nuk pati asnjë xhiro. Pas hapjes të aktivitetit në muajin maj edhe pse mallrat u shitën nën kostot e blerjes xhiroja ishte e ulët. Për të paguar qiranë po përdorja paratë që më dërgonte vajza nga emigracioni, pasi xhiroja ditore nga shitjet ishte më pak se 2 mijë lekë në ditë. Më shumë shiteshin aksesoret me çmime të ulëta, si çorape, kanotierë apo kapele për fëmijë. Në muajin gusht nuk kisha më asnjë mundësi financiare për të paguar qiranë dhe lashë peng raftet dhe disa orendi të vogla të dyqanit. Këto janë arsyet që më detyruan të mbyll biznesin”, tregon ajo.

Të dhënat e tatimeve për bizneset që kalojnë në statusin pasiv, të përpunuara nga Monitor tregojnë se në muajin korrik 860 subjekte kaluar në status pasiv, nga 623 në korrik të një viti më parë, me një rritje prej gati 40%.

Mesatarisht 28 subjekte kanë ulur qepenat në ditë gjatë korrikut. Arsyet janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre lidhen me situatën e krijuar pas pandemisë, teksa njerëzit po reduktojnë shpenzimet për produkte dhe shërbime jo të domosdoshme.

Besi administronte një lokal afër Stadiumit Dinamo. Ai shërbente në hapësirën brenda, por kishte disa tavolina edhe jashtë. Pas rifillimit të aktivitetit, xhiro ditore ra ndjeshëm për shkak të përdorimit vetëm të një pjese të tavolinave dhe hezitimit të njerëzve për t’u ulur në lokal. Ai vendosi që ta mbyllë fare atë. Tashmë hapësira që ai shfrytëzonte jepet me qira.

Pak më tutje, një tjetër agjenci turistike ka mbyllur dyert, pasi askush nuk po pret më bileta. Ambienti jepet sërish me qira.

Tabela “jepet me qira” po shihet tashmë rëndom në shumë rrugë të kryeqytetit, çka po çon në një ulje të qirave. Agjencitë imobilare në vend pohojnë se pas karantinës, numri i dyqaneve të mbyllura u rrit, ndërsa zgjatja e pandemisë përtej parashikimeve, që ka frenuar konsumin, ishte goditja e dytë pas karantinës dymujore. Kjo situatë ka ndikuar në uljen deri në 16% të qirave të dyqaneve. Agjencitë imobilare thonë se ka pasur ulje deri në 10% edhe në disa nga rrugët kryesore të Tiranës.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në total, pa përfshirë bujqësinë, numri i subjekteve në vend ishte 116.6 mijë në vitin 2019. Pjesa më e madhe e tyre janë të vogla, me 1-4 punonjës dhe operojnë në fushën e tregtisë.

Gjithsej në fund të 2019-s, në vend kishte 99 mijë biznese me 1-4 punonjës, duke përbërë 85% të totalit të ndërmarrjeve jo bujqësore në vend.

38% e subjekteve në vend, ose rreth 44 mijë, janë në fushën e tregtisë, duke qenë direkt të prekur nga kriza e konsumit. 26% janë në fushën e shërbimeve, edhe ky një segment i goditur.

Numri i bareve, restoranteve e njësive të akomodimit është rreth 18.4 mijë, ose 16% e bizneseve gjithsej në vend.

Tkurrja  e numrit të bizneseve, sidomos atyre të vogla kishte nisur që në 2019-n. Në raport me një vit më parë janë mbyllur neto rreth 4 mijë biznese, me një rënie prej 2.5%.

Të dhënat e detajuara të INSTAT bëjnë të ditur se kjo rënie ka ardhur tërësisht nga falimentimi i subjekteve të vogla më 1-4 punonjës. 4,300 biznese të vogla u mbyllën në 2019-n, me një tkurrje prej 4.1% me bazë vjetore.

Marrë nga Monitor. al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi kriza e covid-19 mbyllja e bisnezeve kriza e covid-19 mbyllja e bisnezeve


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj