LIVE UPDATES
Aktualitet

3 mijë të vdekur e 3500 shtëpi të humbura/Bilanci i hidhur i firmave piramidale

4 Nëntor 2021, 09:24 Nga DOSJA
3 mijë të vdekur e 3500 shtëpi të humbura/Bilanci i hidhur i

TIRANË – 3 mijë të vdekur, 3 mijë e 500 apartamente dhe shtëpi të humbura, bagëti të therrura që u shitën për të depozituar paratë te firmat piramidale, 260 mijë familje të përfshira në këtë marrëzi kolektive ose 1,8 mln shqiptarë dhe mbi 1,3 mld euro; një bilanc i hidhur që në vitet e para të tranzicionit shqiptar. Por kush ishin fajtorët? A mund të shmangej tragjedia?

Por më e keqja është se kishin një sistem organizimi të njëjtë të gjitha, veçanërisht kompanitë e mëdha. Kishin krijuar drejtori thesari brenda firmës, kishin kasaforta marramendase, është e vajtueshme. Duhet të jetë një mësim i madh. Memoria financiare mbaron shpejt, por tragjedia nuk harrohet. Këtë ngjarje të mëdha të kësaj periudhe ishte ajo periudhë kur gjithkush kishte të drejtën morale të fliste hapur që njerëzit të kuptonin të ndalojmë këtë aktivitet dhe të bllokojmë gjendjen financiare dhe të shohim mundësitë e rekuperimit të tyre.

“Përgjegjësi kryesor i lejimit në vazhdimësi është shteti, janë strukturat shtetërore të asaj periudhe. Nuk mund të them që veprojnë vetëm me urdhër të kompetentit, kompetenti nuk të linte të dilje kundër rrymës së përgjithshme që ai kishte dhënë përparësi. Njerëzit nuk i bëheshin problematikë. Duhej të bllokonte aktivitetin e gjithsecilës, si mund të mos kishte përgjegjësi” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Komisionit të administrimit të fajdeve (1997-2005)

“Jam i bindur që kur ka një strategji të qartë dhe politikbërje të qartë çdo fenomen keqbërës për popullin është e mundur të ndalohet. Ka pasur vullnet apo jo për ta ndaluar nuk dua të hamendësoj, por nuk dua të besoj që të ketë pasur një strategji të mirëfilltë për ngritjen e piramidave apo funksionimin e tyre. Sepse nqs duam të besojmë një gjë të tillë, do të thotë që ishim në kushte mjerane nga të gjitha drejtimet”, u shpreh Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

“Unë besoj që u bënë disa përpjekje pasi ato u bënë sunduese, por unë nuk besoj që qeveri I kishte pjesë të politikës së saj ekonomike.Ajo i toleroi vetëm për mbivendosjen” u shpreh Arben Malaj, ish minister financash.

Por presidenti i asaj kohe do të pohonte se firmat piramidale kishin marrëdhënie individuale me individët dhe nuk ishte përgjegjësi e shtetit.

“Qeveria duhet të kishte marrë masat e duhura kur fenomeni të mos kishte marrë përmasat e një orteku çfarë do të thotë ë duke e ndjekur ecurinë e fenomenit, para se individët të arrinin në atë shkallë angazhimi të kapitaleve të tyre private, të shesin gjithë pasurinë individuale në emër të pasurimit të shpejtë , rrugë të shkurtër drejt suksesit dhe pasurimit nuk ka perveçse me risk tepër të lartë. Firmat piramidale kanë ekzistuar që në fillimet e tranzicionit, firmat u bënë edhe instrument të betejave politike, kane qenë edhe sponsor të fushatave elektorale, në këtë kuptim kanë qenë pjesë e kësaj loje politike. Sidoqoftë nëse edhe pas zgjedhjeve nga maji deri në momentin e shembjes së firmave piramidale, ka patur kohë për ti vënë ato nën kontroll” u shpreh eksperti i ekonomisë Selami Xhepa

Është mirëpranuar nga të gjithë që përgjegjësi i asaj katastrofe të pashlyeshme nga kujtesa e shqiptarëve ka qenë shteti, i cili nuk i ndali firmat dhe nuk u bllokoi paratë dhe pasuritë edhe pas thirrjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Patjetër që mund të shmangeshin sepse specifika e piramidave në Shqipëri është se nuk u bënë fshehurazi. Mashtrimi është një mjet që ndodh kudo. Këto forma të mashtrimit të krreditimit apo të huadhënies në mënyrë të rreme apo të huamarrjes ndodhin kudo, por kur zbukohen goditen. I godet kodi penal i çdo vendi. Në Shqipëri u bënë publikisht, u krijua idea që ishte një proces normal I tranzicionit sepse në tranzicion mund të ketë edhe fitime të mëdha të pajustifikuara. Piramida zëvendësoi sistemin bankar. Bërja publike me dijeni e ubstitucionevee dhe përhapja masive ishin dy specifikat e piramidave shqiptare.Përgjegjës dihet kush është: ai që qeveris. Kur je në dijeni të një mashtrimi dhe nuk vepron, kaq. Mjafton. Kanë dashur të justifikojnë se mungonte ligji, por mungonte ligji për ti ligjëruar, jo mbyllur. Një proces i paligjshëm nuk ka nevojë për ligj. Ai është I paligjshëm dhe ndalet”, u shpreh Skënder Gjinushi, ish politikan

Ndryshe prej firmave të tjera, firmës “Sude” nuk iu bë inventarizimi edhe pse ajo shpalli falimentin që në fakt gjyakata ia njohu në 2013-ën.. Prej saj nuk u kthye asnjë lek, të gjitha ikën. Por asokohe shumë dokumente u dogjën dhe 210 mln dollar mungonin nga bilanci I firmave piramidale, pra queshin të humbura.

“Këto shoqëri kaq të këqija në mashtrimin e njerëzve, sa kur nisën trazirat, u larguan nga territori i Shqipërisë. Grabitën edhe kapitalet. Kur pyesnim ndonjëherë në aeroportin Nënë Tereza me valixhe lëvzinin paratë e njerëzve jashtë territorit. Si mundet të mos ushtrohet asnjë kontroll për paratë e qytetarëve shqiptarë. Edhe pse janë dënuar nuk kanë bërë vuajtje dënimi e as interpole nuk I ka kërkuar” u shpreh Farudin Arapi, Kreu i Kom. të administrimit të fajdeve (1997-2005)

Firmat e tjera në të njëjtën kohë ushtronin aktivitetin, por shumë shpejt aktivitetin e tyre financiar e kufizuan, duke i lejuar të merrnin nga bankat vetëm 30000 dollarë në ditë duke qenë e pamundur të realizonin aktivitetin. Protestat pushtuan të gjithë vendin. Të gjitha forcat ushtarake përdorën fuqinë e tyre për t’i shtypur protestat. Pronarët e firmave u arrestuan. Ata u zëvendësuan me administratorë të vënë nga shteti, duke u bërë kështu ata zotër të parave dhe pronave të firmave, pra të popullit. Shqiptarët që kishin lënë paratë në këto firma mashtruese nuk patën asnjë rol.

“Parandalimi, liderët duhet të marrin vendim përpara se fenomeni të ndodh. Nëse kemi një skemë piramidale ajo menaxhohet, por nëse gjithë ekonomia funksionon si skemë piramidale, ajo është një tragjedi. Nuk ka rëndësi arsimimi profesional në lidership, por çfarë integriteti individual dhe a ndjen përgjegjësi personale dhe politike me mosveprimin tënd që shkakton viktima dhe vuajtje popullit tënd. Tolerimi apo justifikimi që ishte e pamundur të imponoje Berishën për mua nuk është I justifikueshëm për kolegët e mi, që në atë kohë duhet të kishin kurajon minimale qoftë edhe me dorëheqje për ta përshpejtuar reagimin për të mbyllur firmat piramidale” u shpreh Arben Malaj, ish ministër financash

“Duhet pranuar që faji themelor i krijimit të një situate të tillë e kishte qeveria, sepse ajo drejtonte vendin, ajo drejtonte shtetin, ajo lejonte ose jo licensimin e skemave mashtruese piramidale dhe padyshim ajo ishte edhe inicuese e kuadrit ligjor. Edhë opozita në Shqipëri jetonte, por nuk kishte përgjegjësi direkte. Opozita ka pasur reagim. BSH bëri reagim. Edhe institucionet e specializuara, por që ranë në vesh të shurdhët. Një reagim jo me forcën për tu imponuar për mbylljen. Opozita nuk kishte gjë në dorë përveç zërit që e ka ngritur me shkrime, në parlament, etj” u shpreh Anastas Angjeli, ish ministër financash.

“Opozita ka reaguar dhe ka kërkuar shpjegime, por jo që në fillime sepse në tranzicion mund të ketë fenomene të tilla dhe kjo ka qenë një praktikë e parë në Shqipëri. Askush nuk ka patur lekë më parë. Dhe njerëzit po mësoheshin, por kur ato zgjatën, nisën të mbajnë erë. Ka pasur reagime. Të gjithë e pranojnë që ka reaguar FMN, ka reaguar opozita, Banka Botërore, BSH. Nuk ka patur një reagim nga ana e pushtetit për ti mbyllur” u shpreh Skënder Gjinushi, ish-politikan.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj farudin arapi firmat piramidale rreziku i vendit nga firmat piramidale sudja arben malaj farudin arapi firmat piramidale rreziku i vendit nga firmat piramidale sudja

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria