Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
3 viktima! Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Kosovë, Policia jep detaje
27 Nëntor 2021, 08:06Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
KOSOVË– Tre janë viktimat por edhe nuk ka asnjë të dhënë për autorin e të shtënave ndaj autobusit të shkollës, ngjarje që dje tronditi opinion publik në mbarë vendin. Dy nxënës, Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj ndërruan jetë si pasojë e një sulmi me armë zjarri drejt një autobusi në Gjollan të të Deçanit. Përveç viktimave, nga sulmi me armë zjarri në Deçan mbeti i plagosur edhe një nxënës i tretë, i cili iu nënshtrua një operacioni për të hequr plumbin nga trupi. Operacioni ka përfunduar me kujdes, e i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dëshmitarëve të tjerë të ngjarjes, një person u kishte dalë para me armë zjarri dhe i maskuar duke shtënë drejt tyre, për arsye që ende janë të paqarta. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetaj, ka reaguar për ngjarjen teksa theksoi se po hetohet në dy tre pista, ndërsa në të gjithë vendin po zhvillohen akisone për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë që zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani përjashtoi mundësinë e një akti terrorist.
Megjithatë në zonë kanë nisur kërkimet për autorin, por për shkak të motit të keq me shi, është bërë e pamundur përdorimi i qenëve, duke vështirësuar punën e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërsa që dje në rrjet kanë nisur edhe mesazhet e rrëfimet prekëse të familjarëve të viktimave.
Gazetari I njohur Blendi Fevziu ditën e sotme ka udhëtuar drejt Kosovës ku ka vizituar ekspozitën e viktimave të gjenocidit.Në statusin e tij në Facebook ai për...
Bullgari -Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, ka deklaruar për median bullgare BNT se ditën e aksidentit por pasi ka bi...
Kosovë-Konflikti Kosovë-Serbi është zvarritur për dekada të tëra. Më shumë se njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 për t’i dhënë fund trajtimit brutal t...
KOSOVË- Babai i nxënësit të plagosur në sulmin e autobusit në Gllogjan, ka treguar se djali i tij është zgjuar.Me anë të një postimi në Facebook ai ka prek...
28 Nëntori edhe këtë vit, në Shtetet e Bashkuara e Kanada erdhi me një serë aktivitetesh për nder të Ditës së Flamurit – 109 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë s...
BOSNJË-HERCEGOVIN- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, i tha Radios Evropa e Lirë se Uash...
KOSOVË- Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas refuzimit të vizitës nga ana e Serbisë të katër ministrave në Luginën e Preshevës. Sipas Sinan...
SPANJË- Policia spanjolle ka arritur të godasë bandën famëkeqe neo-naziste të ‘Boixos Nois’, e cila përbëhej nga një grup huliganësh që mbështetin klubin e...
KOSOVË- Koordinatori i Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë, Arben Sufaj ka rrëfyer në emisionin A23 në ATV se 16 vjecari nga Gllogjani, q...