Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Tahiri: Deklarata e SHBA, dekurajuese, presion mbi gjykatat! S’kam marrë SMS nga Rama, apel për vendimin
21 Shtator 2019, 06:00Nga DOSJA
TIRANE- Dy ditë pasi gjykata për Krimet e Rënda e shpalli fajtor për akuzën “shpërdorim detyre”, duke e dënuar me 3.4 vite shërbim prove, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri doli sot në një komunikim me gazetarët, ku foli për rrugëtimin e tij pas kësaj beteje të parë.
Tahiri komentoi deklaratën e ambasadës amerikane, e cila theksoi dje se dënimi kundër Tahirit është i pamjaftueshëm. “Në SHBA, vendimet e gjykatave nuk komentohen”-tha Tahiri, edhe për mua është dekurajuese deklarata, teksa shtoi se reagimi është presion mbi gjykatën.
E nisi fjalimin e tij duke parashtruar rrugëtimin që prej momentit kur nisën akuzat, dhe tha “nuk bëra si të gjithë të tjerët, por hoqa dorë nga mandati dhe u përballa me drejtësinë”.
Me këmbëngulje tha se do të kërkojë ligjin që ka shkelur si ministër i Brendshëm, që solli edhe dënimin e tij nga gjykata. “Detyrat e ministrit të Brendshëm janë të qarta, ndaj mezi pres të di cilin ligj kam shkelur që kam shpërdoruar detyrën”-tha Tahiri.
Nuk pranoi të komentonte gjatë “thumbin” e Fatmir Xhafajt që mbështeti qëndrimin e ambasadorëve, por tha se “e di shumë mirë kë kam rrotull”. I pyetur se a do të ketë një rikthim në politikë, ish-ministri u shpreh se nuk është kjo kryesorja për të, duke e hedhur një pistë se rikthimi i tij, ndoshta nuk do të jetë më në qeverisje ose në PS. “Nuk e di pse e mendoni rikthimin në politikë të lidhur me qeverinë dhe qeverisjen”-tha Tahiri.
Me Edi Ramën, rrugët duket se janë ndarë… I pyetur nga gazetarët, se a ka marrë qoftë edhe një SMS prej tij, ai tha: Fare, jam i vetëm në rrugën time për drejtësi.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhej tek Galeria Kombëtare e Arteve për hapjen e ekspozitës “Prova”, është kapur në momente të sikletshme.Në videon e mëpo...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Krimeve të Rënda.Pë...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste, të cilat sipas tij nuk i ngjajnë zgjedhj...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje, e cila është punonjëse në bashkinë e Durrësit.Sipas saj kryebashkiakja ...
TIRANË– Pasditen e sotme në Kryeminisri u dhuruan 25 libra për kujtesën mbi komunizmin në Shqipëri.Para të pranishmëve, kryeministri Edi Rama ka mbajtur nj...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka akuzuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ku sipas tij është kthyer në nëpunës t...
Komisioni Evropian është vënë në dijeni për dënimin e Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, për “shpërdorim detyre”, por gjithsesi, ky institucion i rëndësi...
Saimir Tahiri i ka përgjuar të gjithë përfshirë edhe një pjesë të Ambasadave të huaja në Tiranë. Këtë pohim bombastik e bëri ish-ministri i Brendshëm, Flamur No...
TIRANË– Zëvëndësministri i Drejtësisë Toni Gogu është liruar nga detyra. Largimi i tij nga Ministria e Drejtësisë vjen pas zgjedhjes si Kryetar i Kës...