LIVE UPDATES
Aktualitet

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali/ Meta: Ka ardhur koha të përmbushim ëndrrën e mijëra shqiptarëve për një

9 Gusht 2021, 16:28 Nga DOSJA
30-vjetori i eksodit të shqiptarëve në Itali/ Meta: Ka ardhur

VLORË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përshëndetur ditën e sotme veprimtarinë kushtuar 30-vjetorit të zbarkimit të Anijes “Vlora” në Bari të Italisë.

Në fjalën e tij, drejtuar autoriteteve vendore dhe qendrore të shtetit italian të pranishëm në ceremoni, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se ka ardhur koha që të përmbushet ëndrra e shqiptarëve qëkanë emigruar dhe e çdo qytetari tjetër, duke e bërë Shqipërinë i gjithë Europa.

Fjala e plotë:

“E nderuara znj. Barracco, Presidente e Fondazionin Napoli Novantanove, I nderuar z. Aldo Marino, Konsull Nderi i Shqipërisë në Kalabri! Të nderuar zotërinj: Vincenzo Scotti, Gian Antonio Stella si dhe Don Vincenzo Paglia! Të nderuar pjesëmarrës! Jam vërtet i privilegjuar t’ju përshëndes në këtë veprimtari kaq të rëndësishme për historinë e emigracionit shqiptar, në kujtim të mbërritjes në Bari, të anijes ‘Vlora’, më 8 gusht të vitit 1991. Do të dëshiroja me gjithë zemër të isha fizikisht me ju, por ju premtoj se do të vij së shpejti në Kalabri, si për të vizituar Muzeun tuaj ‘La Nave della Sila’, që i dedikohet emigracionit italian, po ashtu edhe për të takuar Arbëreshët tanë të dashur. Mbërritja e 20 mijë shqiptarëve, 30 vite më parë në Bari, në Itali ishtë një ngjarje, e cila e ndryshoi historinë italiane të emigracionit, por gjithashtu simbolizoi përfundimin e një epoke dhe nisjes e një kapitulli të ri për të dy vendet dhe popujt tanë. Anija ‘Vlora, me shqiptarët e vuajtur dhe të lodhur në bord, u shndërrua në simbolin e udhëtimit drejt lirisë, në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme sa më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë dëshmoi para të gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur prej dekadash nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi. Mbërritja e anijes ‘Vlora’, me ngarkesën e saj njerëzore, në kërkim të një të ardhmeje me të drejta e mundësi, është një skenë që, kushdo që e ka përjetuar, kush ka lindur në Bari apo e ka ndjekur në median e asaj kohe, nuk e harron kurrë. Anija ‘Vlora’, e nisur nga Durrësi me 20 mijë klandestinë në bord, ishte zbarkimi i dytë më i madh në Pulja, pas atij të fillimmarsit të po të njëjtit vit. Ajo ditë, la të gdhendur në memorien kolektive të dy popujve tanë, por edhe më gjerë, imazhet e një anije që simbolizonte vuajtjen e një populli, por edhe të shpresës për një të ardhme më të mirë, në një vend si Italia. Edhe pse askush prej tyre, që ishin në bordin e anijes ‘Vlora’, nuk e kishte shkelur më parë Italinë, fliste gjuhën, njihte muzikën, kulturën dhe historinë italiane. Gjatë dekadave të errëta të regjimit komunist, Italia ishte dritarja e shpresës për të gjithë shqiptarët, të cilët arrinin ta preknin lirinë,  duke parë fshehurazi televizionet italiane, duke dëgjuar muzikën italiane, edhe pse ishte e ndaluar e ndëshkoheshin rëndë.  Kjo dashuri e hershme e shqiptarëve për Italinë është parë edhe së fundmi, me mbështetjen e madhe që ka në Shqipëri për Ekipin e futbollit të Kombëtares italiane. Dëshiroj të shpreh mirënjohje të thellë për Komunën e Barit dhe gjithë popullin e Rajonit të Puljas, për solidaritetin e rrallë dhe përkrahjen e madhe që dhanë e treguan në ato momente të vështira dhe dramatike. ‘Janë njerëz, janë njerëz të dëshpëruar e nuk mund të kthehen pas. Ne jemi e vetmja shpresë për ta!’ – ishte thirrja që 30 vite më parë, kryebashkiaku i atëhershëm i Barit, Enrico Dalfino iu drejtoi qytetarëve të tij. Barezët hapën dyert dhe treguan humanizëm e mikpritje ndaj shqiptarëve. Ashtu siç kishin bërë qytetarët italianë dhe autoritetet e shtetit italian gjatë eksodit të marsit të vitit 1991, e ashtu siç do bënin edhe në të ardhmen, duke dëshmuar kështu një lidhje të ngushtë dhe vëllazërore midis dy popujve tanë. Një lidhje e ngushtë, që dëshmohet prej më shumë se pesë shekujsh, me emigrimin e arbëreshëve tanë në Itali, pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Falë mbështetjes dhe lidhjes vëllazërore me popullin italian, Arbëreshët ruajnë edhe sot traditën, gjuhën, fenë, kostumet dhe zakonet e tyre. Kjo është trashëgimi e rrallë kulturore e Italisë dhe Shqipërisë, dhe një simbol i bashkëjetesës, mikpritjes dhe integrimit të dy popujve tanë, që vazhdon e forcohet edhe në ditët e sotme, përmes kontributit të komuniteteve shqiptare në të gjithë sektorët e jetës dhe zhvillimit të Italisë. Anija ‘Vlora’ është një kujtim i paharruar i së shkuarës, që mbylli një kapitull izolimi për Shqipërinë dhe krijoi realitete të reja të rëndësishme shoqërore dhe ekonomike, për të dyja vendet tona. Por, edhe sot, pas 30 vitesh nga ajo ngjarje dhe ato pamje tronditëse, që të emocionojnë në çdo kohë, historia e emigracionit vazhdon. Sfidat e vendeve tona, për të tashmen dhe të ardhmen, janë të shumta. Ju falënderoj për organizimin e kësaj veprimtarie, që risjell në kujtesën kolektive të popujve tanë, një ngjarje tejet të rëndësishme të sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Për Shqipërinë, është një mesazh reflektimi, se ka ardhur koha të përmbushim ëndrrën e atyre mijërave shqiptarëve, që emigruan në vitin 1991, por edhe të çdo qytetari sot, për një Shqipëri si gjithë Europa!”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 30 vite nga eksodi i shqiptarëve ilir meta 30 vite nga eksodi i shqiptarëve ilir meta


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj