LIVE UPDATES
Aktualitet

300 miliardë lekë eksportet në 2021, rritje 35.2%. Italia, partneri kryesor

23 Nëntor 2021, 09:24 Nga DOSJA
300 miliardë lekë eksportet në 2021, rritje 35.2%. Italia,

TIRANË – Eksportet kanë vijuar rritjen edhe në tetor, duke rikuperuar humbjet e vitit pandemik dhe duke rezultuar më të larta edhe se në 2019-n, kur vendi ishte në normalitet.

Kjo tendencë ka reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve, “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga konjuktuara ndërkombëtare e rritjes së kërkesës dhe çmimeve. Të dy grupet kanë ndikuar në 70% të rritjes së eksporteve për 10 mujorin.

Eksportet e makinerive e pajisjeve kanë vijuar zgjerimin e qëndrueshëm, ndërsa tekstilet dhe këpucët mbeten të vetmet që janë më poshtë se niveli i 2019-n. Në rënie në tetor ishin për herë të parë dhe eksportet e produkteve ushqimore.

INSTAT raportoi se për 10 mujorin 2021, eksportet arritën në gati 300 miliardë lekë, me një rritje prej 35.2 % në raport me janar-tetor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është rreth 19%.

Në tetor, eksportet ishin 34 miliardë lekë, me rritje 26.3% në raport me të njëjtin muaj të 2020-s dhe rreth 26% më të larta në raport me tetorin 2019.

Tekstilet e këpucët nuk e kapin nivelin e parakrizës

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend (me rreth 30% të totalit), kanë vuajtur më shumë se gjithë grupet e tjera pasojat e karantinave të Europës dhe nga ndryshimi i sjelljes konsumatore. Ndonëse me rritje prej 8% për 10 mujorin në raport me janar-tetor 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 9% më të ulëta në raport me 10 mujorin normal të 2019-s.

Eksportuesit pohojnë se sektori po vuan nga mungesa e porosive të reja, si rrjedhojë e krijimit të stoqeve gjatë karantinës së zgjatur.

Rritje e fortë e materialeve të ndërtimit e metaleve

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i dytë më i madh eksportues në vend (me 21% të totalit) vijuan ecurinë pozitive edhe në tetor. Për 10 mujorin, eksportet e këtij grupi u dyfishuan në raport me 2020-n, ndërsa janë 67% më të larta edhe se janar-tetor 2019. Prodhuesi i çelikut, Kurum, që është eksportuesi më i madh në vend po mundohet t’i përgjigjet një kërkese që është në nivele rekord, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm, dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje.

Rritje e fortë edhe për lëndët djegëse

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, të ndihmuara nga çmimet e larta dhe rritja e kërkesës në tregjet ndërkombëtare. Lëndët djegëse e energjinë, që është rritur me 78% për 10 mujorin në raport me 2020-n, dhe 37% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019.

Makineritë e pajisjet nuk janë shumë optimiste

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka ngadalësuar ritmet e rritjes, duke u zgjeruar me 12% për 10 mujorin, në raport me 2020-n. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza pandemike dhe vijoi rritjen edhe në 2020-n. Por në tetor, ai ka shënuar rënie për herë të parë, duke u tkurrur me 5% në krahasim me tetorin 2020.

Ritmet e rritjes janë ngadalësuar për makineritë pajisjet e pjesët e këmbimit, shitjet e të cilit u rritën me 34% në raport me 10 mujorin 2020. Ky sektor ka tërhequr vitet e fundit investime në fabrikat që montojnë kryesisht sisteme elektrike për automjete. Megjithatë, eksportuesit mbeten pesimistë lidhur me të ardhmen për shkak të rritjes së kostove dhe problemeve që kanë shkaktuar në tregjet globale ndërprerjet e zinxhirit të prodhimit.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Tetor 2021, në rritjen e eksporteve prej 26,3 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,3 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,0 pikë përqindje

dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +2,6 pikë përqindje. Ndërsa grupet që kanë ndikuar negativisht janë: “Ushqime, pije, duhan” me -0,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,1 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë rritur me 35,2 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,3 pikë përqindje,

“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,0 pikë përqindje.

Deficiti tregtar në rritje

Sipas INSTAT, Defiçiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, krahasuar me Tetor 2020 dhe me 19,1 %, në krahasim me Shtator 2021.

Rriten eksportet me Kosovën e Gjermaninë, ulen me Italinë.

Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 mld lekë, duke u rritur me 35,2 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 632 mld lekë, duke u rritur me 29,5 %, krahasuar me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 333 mld lekë, duke u rritur me 24,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Eksportet rriten me Italinë

Në muajin Tetor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2020 janë: Italia (15,2 %), Kosova (22,7 %) dhe Spanja (103,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermani (10,0 % ) dhe Mbretëria e Bashkuar (5,1 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (23,1 %), Kosova (48,2 %) dhe Spanja (45,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (20,2 %) dhe Rusia (31,9 %).

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet eksportet shqiptare eksportet shqiptare

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd