LIVE UPDATES
Politike

31 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit

20 Shkurt 2022, 10:25 Nga DOSJA
31 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka firmosur mëngjesin e sotëm peticionin e dekomunistizimit. Në stendën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, Basha ka hedhur firmën e tij, duke kërkuar që të gjithë të bëhen bashkë për të mbështetur nismën, ndërsa për të gjithë të pranishmit ka treguar edhe sesi e ka përjetuar ai rënien e bustit 31 vite më parë. Ndërsa gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, duke u kërkuar që të mos përsërisin më kultin e individit.

Lulzim Basha u ka kërkuar ndjesë në emër të PD, ish të përndjekurve për shkak të proceseve të papërmbushura ndaj tyre deri më tani që nga mungesa e gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre të vrarë gjatë komunizmit e deri tek mungesa e dëmshpërblimit.

“Sot po kujtojme nje ngjarje qe ka ndodhur 31 vite me pare, ku asnje prej jush ose shume pak prej jush kishin lindur, dhe entuziazmi i cili me pritet po me duket sikur ngjarja ka ndodhur sot. E mbaj mend ekzaktesisht se çfare ka ndodhur ketu ne kete vend 31 vite me pare. Ka qene nje kameraman aty tek akacia qe filmonte, nderkohe qe shtatorja e diktatorit po terhiqej zvarre per tu çuar per tek studentet qe ishin ne proteste, d.m.th rrezimi i simbolit te diktatures. Një ndjesë e thellë në emër të PD drejtuar ish të përndjekurve poltikë për proceset e pa përmbushura që nga eshtërta e pagjetura deri te mungesa e dëmshpërblimit. Mungesa e kujtesës historike është e rrezikshme për një shoqëri si e jona që ka kaluar trauma pasi rrezikon të na i kthejë prapë. Ky peticion detyron PD që të çojë në Kuvend iniciativën ligjore për të ndaluar simbolet e komunizmit, vetingun e deputetëve dhe anëtarëve të institucionave për pastrimin nga personat e lidhur me regjimin. Zbardhjen e plotë të aktivitetit të diktaturës dhe aksesin e plotë të shqiptarëve ndaj këtyre informacione dhe të mos mbeten të kyçura në arkiva. Rishikimi i emërtimeve të gjithë objekteve publike në mënyrë që brezi i ri të rritet duke e glorifikuar por të kuptojë traumën që ka kaluar ky vend,”-tha Basha ndër të tjera. 

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË AKTIVITETIN ME RASTIN E 20 SHKURTIT, KU FIRMOSI PETICIONIN PËR DEKOMUNISTIZIMIN

Është kënaqësi që ndodhem këtu bashkë me deputetët e Partisë Demokratike, me drejtuesit e Partisë Demokratike, me rininë e Partisë Demokratike dhe me qytetarë të Partisë Demokratike, shumicën morale e cila e konsideron këtë ditë, një ditë shumë të veçantë edhe për historikun e forcës sonë politkike. 
Ditën kur u ngritën bashkë qytetarët, intelektualët, studentët dhe rrëzuan simbolin e diktaturës, rrëzuan simbolin e Enver Hoxhës që ndodhej pak metra më tutje, pavarësisht prej një kohe të shumë të vështirë dhe një terrori që ushtrohej kudo, por ajom që kemi arritur më 20 shkurt është e pjesshme. Dhe sot para se të nënshkruaj peticionin për dekomunistizimin, dua të ndaj tre mesazhe me rastin që na jepni si institucion dhe me ndihmën e miqve tanë të dashur gjerman, ku gjysma e tyre kanë kaluar përmes të njëjtit proçes, ish-Gjermania Lindore, proçesin e dekomunistizimit që së pari duke qenë se kjo ditë e veçantë i takon të gjithë shqiuptarëve dhe është një ditë kremtimi e rrëzimit të dikaturës, shtatores së Enver Hoxhës. Nuk duhet të harrojmë të themi; Gëzuar këtë ditë! Gëzuar 20 Shkurtin, si ditën e largimit nga sheshi të hijes së rëndë të dikatorit. Së dyti, përveç përshëndetjes për të gjithë qytetarët shqiptarë, në këtë 20 Shkurt, një falenderim për të gjithë protagonistët, për të gjithë ata që e frymëzuan këtë akt që bëri lajmin e parë  në çdo edicion të çdo televizioni të botës më 20 Shkurt. 
 
E gjithë bota, kajmin e parë më 20 shkurt 91 ishte rrëzimi i simbolit të Diktaturës të doktatorit Enver Hoxha më të përgjakshëm të individit në emër të të cilit u kryen krimet nga më monstruozet mbi shqiptarët. Mbi 6 mijë të ekzekutuar nga regjimi komunist. Dhjetëra mijëra të tjerë të dergjur në burgje e në internime. 
Pothuajse gjysma e popullsisë drejtpërdrejt osë indirekt kanë vuajtur pasojat e këtij regjimi. Regjim i cili u fur brenda familjeve shqiptare. I shkuli ato me rrënjë nga shtëpitë e tyre, i ndau përgjysëm, I hodhi kundër njëri-tjetrit, në emër të kultit të individit. Megjithatë, nuk e harroj atë ditë kam qenë këtu në këtë shesh, kam mbërritur në një rrethanë shumë të çuditshme, por edhe domethënëse. Dita ka filluar siç e dinë protagonistët që i shoh këtu mes nesh, me një takim të madh tek Qyteti Studenti, ku ndodhej ngjarja kryesore, greva e studentëve për të hequr emrin e diktatorit nga Universiteti dhe erdhi duke u bërë gjithnjë e më e madhe me pjesmarrjen e qytetarëve të Tiranës, minatorëve të Valiasit, e shumë e shumë të tjerë. Pati edhe një thirrje nga një protagoniste e kohës, protagoniste edhe e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku që me yonjat dhe vajzat në krye t#i drejtoheshin presidencës për t’i kërkuar presidentit të fundit komunist heqjen e emrin e Universitetit, në mënyrë që të përfundonte greva e urisë e cila kishte hyrë në një fazë kritike.
 
Kam mbërritur këtu rreth orës 13.30 apo pak më vonë, pak para se shtatorja të binte, dhe shumë më vonë kam kuptuar se familja ime biologjike ishte këtu dhe ishim këtu të shpërndarë, në katër të ndryshme të sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinim se ndodheshim këtu sepse kishim ardhur secili nga një kënd. Im atë kishte ardhur nga puna, ndodhej pikërisht tek shkallët e Muzeut. Unë vetë erdha nga Qyteti Studenti pasi patëm një bllokadë fillimisht tek Rruga e Televizionit, pasi janë edhe pamjet e filmuara. Si familje biologjike ishim të shpërndarë. Nuk e dinim që ishim këtu. Por që nga moment i nisjes dhe intestifikimi i protestës, tek rënia e shtatores dhe tek festimi I këtij moment dhe çuarja e shtatores së diktatorit  si shenjë triumfi para studentëve, ne të gjithë ishim bërë një familje.
 
Ne mund të e dinim se ku i kishim në atë çast vëlleyërit, prindërit, në atë grupim të madh shqiptarësh.  Po gjithë ai grupim i madh shqiptarësh që ndodheshin në këtë shesh, pastaj përmes rrugës që na çon tek Qyteti Studenti ishin një familje, ishin familja e lirsë, familja e demokracisë që ishte mbledhur bashkë për të rrëzuar diktaturën. Tani nuk jemi tamam në moshë për të treguar gjëra që shumë prej jush nuk i mbajnë mend, por të rinjtë diçka duhet ta dinë: Kulti i individit shkatërron. Kulti i individit ngre një njeri të zakonshëm, një njeri si çdo njeri tjetër bir nëne dhe babai dhe e bën Zot apo gysëm Zot, Perëndi apo gjysëm Perëndi. Ky është fillimi i shkatërrimit të çdo shoqërie. Çdo shoqëri që mendon se dikush nga ne, sado i talentuar, sado i aftë apo sado i djallëzuar të jetë është Zot apo gjysëm Zot, përfundon shumë keq, siç përfunduam ne para 31 vitesh. Ndaj, mesazhi i dytë që kam është mesazh ndjesë që kam në emër të PD, partis që lindi si aspirata për liri dhe demokraci, drejtuar në radhgë të parë të përndjekurve politikë, pasardhësve të tyre, për proceset e papërmbushura që nga eshtrat e pagjetura tek mungesa e dëmshpërblimit të potë dhe kompensimit të plotë moral dhe material.

Në veçanti sa i takon të parit, mungesës së monumenteve të kujtesës, mungesës së kujtesës historike e cila është kaq e rrezikshme për një shoqëri që ka kaluar trauma si kjo e jona sepse na rrezikon të na e rikthejë prapë. Kush harron historinë e përsërit prapë. Kush harron se çcfarë kemi hequr kur ngritëm nëj njeri si perëndi, shtatorja e tij ishte 8-9 m e lartë apo më lartë? 5 metër në mes të kryeqytetit. Rrezikon që përsëri të vuajë të njejtat vuajtje. Prandaj jemi këtu të firmosim këtë peticion I cili në fakt na detyron ne si parti politike, PD, që t’i çojmë Kuvendit të Shqipërisë iniciativën ligjore: Për të ndaluar propagandën e regjimit komunist në programet e partive politike, Për të ndaluar lavdërimin ligjërues dhe përdorimin e simboleve të regjimit komunist në hapsirat publike, duke ndërhyrë në të gjithë legjislacianon sipas modeleve të shteteve të BE, ndaj dhe e përmenda Gjermaninë. E falenderoj fondacionin “Konrad Adenhauer” që ka dhënë një ndihmë shumë të çmuar për dekomunistizimin e Gjermanisë Lindore. Së dyti, vetingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve në raport me të shkuarën e tyre gjatë regjimit komunist, si kusht I domosdoshëm për pastrimin e institucioneve të sotëm të shtetit. Që në fakt duke nënshkruar këtë pikë të peticionit nuk bëjmë gjë tjetër veçse rikonfirmojmë vendimin e Kuvendit Kombëtar të PD, në 18 Dhjetor për dekomunistizimin e PD. Pra, që askush që ka luajtur një rol gjatë diktaturës të mos ketë pozita drejtuese në PD. Së treti, zbardhje e plotë e aktivitetit kriminal të instrumentave të diktaturës dhe aksesin e pakufizuar të shqiptarëve në kenë informacion në mënyrë që e errëta e kobshme e këtyre institucioneve, e vuajtjeve të shqiptarëe të mos mbetet e kyçur as në arkiva, as në dosje por të ekspozohet e dhimshme siç është. E dhimbshmja është terapia më e mirë që të mos përsërisim të keqen. Rishikimi I gjithë objekteve publike, shkolla, sheshe, institucione. Muzealizimi i vendeve ku kanë vuajtur njerëzit, kampeve të përqëndrimit, si dhe rishikimi I kurrikulave mësimore në mënyrë që brezi I ri të rritet jo duke e glorifikuar por duke kuptuar fare mirë traumën që ka kaluar ky vend.

Ndaj le të jemi edhe sot një familje e përbashkët, siç ishim 31 vite më parë, jo vetëm e demokratëve sepse ky shesh ishte i mbushur me demokratë. Por nuk ishin vetëm demokratë, ishin të gjithë, kishte madje edhe ish anëtar të PPSH, të cilët nuk e donin simbolin e diktaturës, kishin hequr dorë nga kulti i individit dhe u bashkuan me demokratët, u bashkuan me qytetarët për ta shembur kultin e individit. Dhe po kështu të zotohemi që përmes qëndrimeve tona, permes veprimeve tona të mos lejojmë më kurrë kultin e individit as në mesin tonë, as në mesin e shoqërisë shqiptare. Zoti na ka bërë të barabartë! Detyra jonë është t’i japim mundësinë çdokujt të ecë përpara sipas aftësive të veta. Por askush mes nesh nuk mund të jetë më Zot me fatet e shqiptarëve. Kjo është domethënia sa më takon mua dhe nënshkrimit tim me gjithë zemër të këtij peticioni dhe përkushtim që bëj si kryetar i PD, në emër të PD, në emër të opozites për të ecur perpara dhe per te shtyrë përpara në parlamentin shqiptar me ndihmën e deputetëve tanë dhe me ndihmën e gjithë qytetarëve, me ndihëm edhe të partnerëve tanë ndërkombëtar në procesin e dekomunistizimit. Gëzuar 20 Shkurtin, ditën e rënies së kultit të individit, ditën e triumfit të qytetarëve, ditën e triumfit të lirisë! Nderkohe qe deputetet e PD nenshkruajne dhe nenshkrimi tyre sigurisht eshte nje nenshkrim si qytetar por eshte edhe nje zotim per te ecur perpara me axhenden parlamentare. Mendoj ti leme pak hapsire edhe ketyre te rinjve qe na nderojne me pranine e tyre dhe na japin shprese dhe besim qe e nesermja do te jete e ndritur dhe e djeshmja e hidhur nuk do te perseritet sepse brezi I ri eshte me ne, ne krahun tone per tee cur perpara drejt te ardhmes!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje