LIVE UPDATES
Politike

37 mln lekë abuzime me dietat e spitalit/ Çështja hetimore që s’e pengon Ediola Brahon të bëhet deputete (VD)

6 Mars 2019, 10:33 Nga DOSJA
37 mln lekë abuzime me dietat e spitalit/ Çështja hetimore

GJIROKASTËR- Sot me një këmbë brenda në parlament, ndërsa në vitin 2016 u denoncua në media se kishte marrë abuzuar me dietat e spitalit të Tepelenës. Bëhet fjalë për Ediola Brahon, kandidaten e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës. Braho, ish-drejtoreshë e Spitalit të Tepelenës u denoncua nga shefi i Financës së Spitali, Avni Bega.

‘Miss Tepelena’, e afërt sa me Partinë Socialiste aq edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të shkojë me gjasë në Parlament, duke shtuar numrat e mazhorancës së ‘plotfuqishme’ të Edi Ramës. Denoncimi i shefit të Financës nuk e pengoi Ediola Brahon të bëhej kandidate në listë dhe as deputete.

Denoncimi i vitit 2016
Shefi i Financës, Avni Bega doli me emër dhe me figurë në emisionin Stop dhe tha se drejtoria e Spitalit të Tepelenës që drejtohej nga Braho, ka kryer abuzime me fondet shtetëtore.

Përveç denoncimit, Bega tha se është dhunuar nga persona të panjohur që nga momenti që ngriti zërin për abuzimet në këtë institucion.

Avni Bega: Dua të bëj një denoncim për abuzimet me fondet publike në Spitalin e Tepelenës, kam qenë shef finance në këtë spital. Nga auditi i korrikut të 2014-ës më lindi dyshimi se kishte abuzime me fondet publike, kryesisht me karburantin dhe dietat. Janë konstatuar rrugët që ka bërë ambulance në drejtim të Tiranës dhe Vlorës, 197 rrugë për të gjithë vitin 2017. Nga tabela rezulton se mjekët kanë lëvizur 11 herë. Nga këto rrugë kanë përfituar shoferët e ambulancave. Për çfarë shpreh kam përgjegjësi maksimale. Janë shpenzime që kanë kaluar në dorën time. Në rast se do të ketë një pasaktësi jam në gjendje të përgjigjem para drejtësisë.

Pas denoncimit të ish-shefit të Financës, u pyet edhe drejtoresha Ediola Braho. Braho tha se drejt spitalit të Tiranës, spitali i Tepelenës nuk dërgon vetëm pacientët që shtrohen. Ndërkohë që në vitin 2014, sipas të dhënave të Stop, në Spitalin e Traumës janë shtruar vetëm 17 persona.

Debati në zyrën e Ediola Brahos në vitin 2014

Ediola Braho: Këto janë dokumente konfidenciale që nuk lejohet të dalin nga institucioni, dhe s’jam e detyruar që t’ju jap juve sqarime. Ka një autoritet që më kontrollon mua.

Gazetari: I keni justifikuar këto 197 shërbime me autoambulancën në Tiranë.

Ediola Braho: Po po.

Gazetari: kemi bërë verifikime, s’na dalin as 150 rrugë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ediola Braho: Po mirë, ti e di që nuk çojmë vetëm ata që shtrohen? Por edhe ata që paraqiten?

Gazetari: Po, e di. Kemi gjithë ata që marrin ndihmë, të shtruar dhe që kanë marrë ndihmë. Tani kam një pasqyrë të dhënash, mjekët dhe shoferët. Mjekët dalin 11 shërbime për 2014. Shoferët kanë bërë 197 shërbime. Si janë bërë këto lëvizje? Me se i çojnë shoferët, pa mjekë?

Ediola Braho: I kanë çuar me infermierë… S’duhen detyrimisht mjek. Ky personi këtu, ka firmosur.

Gazetari: Ju jeni drejtoresha.

Ediola Braho: Jo është shefi im ai. Ai bën verifikimet dhe përllogaritjet.

Në informacionin zyrtar të Spitalit të Tepelenës për shpenzimet e shtrimeve në spitalin e Tepelenës asokohe rezultoi se në total abuzimi me fondet publike llogaritet në vlerën e 37 milionë lekëve. Çështja kaloi në prokurori, por ende nuk ka një përgjigjie se çfarë ka ndodhur me hetimet për Brahon dhe zyrtarët e tjerë të këtij spitali. Ky hetim, nuk ishte problem për Lëvizjen Socialiste për Integrim që e kandidoi Brahon në vitin 2017 në listën e deputetëve të qarkut të Gjirokastrës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike abuzime me fondet publike deputetet e rinj ediola braho kandidatet e lsi spitali i tepelenes abuzime me fondet publike deputetet e rinj ediola braho kandidatet e lsi spitali i tepelenes


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet