LIVE UPDATES
Politike

4 inkubatorë biznesi dhe bursa të plota! Basha bën premtimet për rininë: Asetet e sekuestruara nga ‘anti-mafia’ do t’

5 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
4 inkubatorë biznesi dhe bursa të plota! Basha bën premtimet

TIRANË– Kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar pikat e planit për rininë shqiptare. Në një konferencë për shtyp, Basha është shprehur se nëse vjen në pushtet më 25 prill, përmendi premtimin se studentët me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë arsim falas, ndërsa pjesë tjetër do të paguajë shumën e përgjysmuar. Të gjithë të rinjtë me pamundësi ekonomike do të përfitojnë nga shtetit 5000 bursa të plota, ndërsa praktikat për 10 mijë studentët më të mirë do të paguhen 30 000 lekë në muaj për një vit të plotë.

Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje. Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë,“-tha Basha në fjalën e tij.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR RININË NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë! Të dashur të reja dhe të rinj kudo që jeni! Shqipëria që tani ka hedhur hapat e parë drejt fitores. Pas 8 vitesh mungese totale të një debati serioz mbi problemet që shqetësojnë vendin tonë dhe shoqërinë tonë, pas 8 vitesh të mbushura me premtime të pambajtura, unë jam sot përpara jush për të sjellë programin më të detajuar, më realist, më të zbatueshëm që kemi pasur ndonjëherë, programin që do të ndryshojë jetën për çdo shqiptarë. Më duhet t’ju them se saktësisht që ashtu siç e parashikonim, sapo ne nisëm prezantimin e programit tonë, Rama rinisi avazin e premtimet boshe dhe pa asnjë bazë. Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Problemi i kryeministrit në ikje, nuk janë idetë, por fakti se ai e ka dëshmuar tashmë se nuk i bëri dot realitet ato për 8 vite me radhë. Ai abuzoi me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime. Një plan serioz, kërkon një përqasje serioze. Ndaj kemi punuar me muaj të tërë për secilin prej planeve tona. Kemi punuar vonë me netë të tëra, teksa Rama bënte qyfyre dhe propagandë me këpucë të grisura apo me projekte që mbetën vetëm në letër. Plani ynë është i zbatueshëm që në nisje të mandatit tonë, sepse qëllimi i parë i tij është që Shqipëria të begatojë. Interesi ynë, i të gjithëve ne, është që Shqipëria të zhvillohet. Është e vetmja rrugë për të ndërtuar Shqipërinë që ëndërrojmë. Ne të gjithë ëndërrojmë për një Shqipëri më të mirë. Ne të gjithë duam që Shqipëria të fitojë! Dhe me planin tonë Shqipëria do të fitojë! Do të krijojmë vende të reja pune dhe do të ulim kostot e jetës. Do të kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë. Do të ndryshojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit mbi arsimin, duke u dhënë brezave të rinj mjetet që u duhen për të arritur suksesin. Do t’u japim më shumë hapësirë sipërmarrësve, punonjësve me anë të rritjen të pagës minimale, industrisë tonë të turizmit, të prodhimit dhe të shërbimeve duke krijuar plot mundësi të reja për të vizituar vendin tonë të mrekullueshëm. Ne do ta bëjmë që Shqipërinë të fitojë! Të dashur miqtë, As edhe një ndryshim nuk do të bëhet pa menduar për ata që i kemi më të shtrenjtë: dritën e syve, fëmijët tanë, rininë tonë! Ata janë e ardhmja jonë, që fatkeqësisht tani nuk shohin të ardhme në vendin e tyre. Nuk ka sfidë më të madhe, se sa të ndryshosh mënyrën se si të rinjtë shqiptarë shohin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë. Mos më keqkuptoni për këtë, unë e di që ata e duan me shpirt vendin e tyre. Ata janë krenarë që janë shqiptarë. Dhe nuk është Shqipëria, por është kjo qeverisje që i ka lënë mbrapa! Gjatë 8 viteve të fundit 3 në çdo 5 të rinj kanë qenë të papunë dhe gjatë pandemisë patëm dhe një tjetër rritje prej 20% mes papunësisë të të rinjve. Kur nuk ke punë, kur nuk sheh të ardhme, kur rri në shtëpi dhe nuk je i aftë të sigurosh as të ardhura për veten, le pastaj për familjen tënde, sigurisht që nuk beson më në vendin tënd, në shoqërinë tënde dhe s’të mbetet tjetër por të ikësh. Ne po humbim një brez të tërë shqiptarësh. Rreth 1,6 milionë shqiptarë nuk jetojnë më në Shqipëri! 1,6 milionë! Shumë prej tyre shkëlqejnë në botë. Pse të mos shkëlqejnë këtu, në vendin e tyre? Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi! Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë! 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më. Ky është një brez i tërë i humbur. Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë. Kjo është katastrofë kombëtare. Kemi diskutuar dhe debatuar me ekspertë. Kam takuar mijëra të rinj anembanë Shqipërisë, kam kaluar orë e ditë të tëra duke folur me shqiptarët e diasporës, i kam dëgjuar, u kam bërë pyetje, kemi mbajtur shënim përgjigjet e tyre, jemi ulur më pas dhe bashkërisht kemi hartuar një plan. Një plan të sigurt dhe konkret që do të shpëtojë një brez të tërë të të rinjve shqiptarë. Boll me premtime boshe. Boll me plane boshe. Ne angazhohemi të sjellim ndryshimin që i duhet Shqipërisë. Dhe ju garantoj se do ta bëjmë realitet. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria do të fitojë, të rinjtë tanë do të fitojnë! Të dashur bashkëqytetarë, për shkak të kësaj situate të paprecedentë, qeverisja e Partisë Demokratike që pas 25 prillit, do të përqendrohet më së pari dhe mbi të gjitha tek brezi i të rinjve tanë, që përbën dhe 1/4 e popullsisë. Ja cilat janë disa nga shtyllat kryesore të programit tonë për rininë: Ne do të zgjidhim çështjen e papunësisë: nuk mund të lejojmë që rinia jonë të rrijë në shtëpi, pa as edhe një shpresë për punësim. Kjo nis që me shkollat, ku ata do marrin më shumë mundësi arsimimi dhe mbaron me krijimin e më shumë vendeve të punës në ekonomi për ta. Do të ulim emigrimin e rinisë. E thashë edhe më parë, do ta them përsëri: po humbim një brez të tërë. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë. Do të rrisim cilësinë e arsimit: në planin e arsimit që prezantuam fola për rëndësinë që ka arsimi. Ky është thelbi. Pasi t’u kemi dhënë më shumë mundësi të rinjve përmes sistemit arsimor, ata do të kenë më shumë besim dhe mundësi për të ardhmen e tyre këtu. Inovacioni – nxitja e Inovacionit. Ne do ta vendosim INOVACIOININ në krye të listës së përparësive. Ne duhet t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë. Ja edhe disa nga pikat e planit se si Shqipëria do ta rifitojë rininë! Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare. Ndërsa 5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta. Nuk do të ketë te rinj, nuk do të ketë bija dhe bij shqiptarësh që do të mbeten pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike të familjeve të tyre. Angazhohem ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit. Qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do të krijoj 4 inkubatorë biznesi brenda 4 viteve, për të zhvilluar ide inovatore dhe për të promovuar sipërmarrjen e punësimin në vend. Skema financimi për çdo të ri nga zonat e largëta dhe të varfra të vendit që duan të nisin një sipërmarrje. Angazhohem që asetet e sekuestruara në bazë të ligjit anti-mafia, do të kalojnë në duart e të rinjve që ngrenë biznese me benefite sociale për shoqërinë. Angazhohem që ta bëj brezin e ri përparësi të qeverisjes sonë! Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para. Të dashur miq, Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ose do të ndryshojmë Shqipërinë, ose s’do të kemi të ardhme. Ose do të fitojë Shqipëria, ose do të fitojë një njeri i vetëm. Ose do ta shpëtojmë një brez të tërë shqiptarësh ose do ta humbim atë përgjithmonë. Kjo është është në dorën tonë. E gjithë rinia shqiptare e ka mundësinë që me 25 prill të dëshmojë se nuk pranon të jetë një brez i humbur. Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptarë. Me ndihmën tuaj, Shqipëria do të fitojë! Ne mund të bëjmë më mirë dhe do të bëjmë më mirë për të gjithë, për çdo shqiptarë e në veçanti për rininë tonë.! Ju faleminderit!

LAJMI KRYESOR: PLANI me 4 PIKA! PD prezanton planin për rininë, Basha: Asetet e ‘anti-mafia’ do përdoren për biznese, 5 mln euro fonde për inovacionin. Financime nga shteti për sipërmarrjet e reja

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i pd per rinine lulzim basha plani i pd per rinine

Sondazh

Poll
Politike 5 Shkurt 2021, 08:38

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje për të dëgjuar nga afër shqetësimet, por edhe për të ndarë me ta planin e PD...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta