Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
400 kg drogë në fruta-perime! Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Itali
15 Dhjetor 2021, 16:11Nga DOSJA
ITALI– Pesë shqiptarë të moshave 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç me preçedentë të mëparshëm penalë por që ende nuk u janë zbardhur identitetet janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafikun e 400 kilogramë kanabisi, mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte sjellë nga Spanja në Bari përmes kamionëve me fruta-perime dhe ishte fshehur në selinë e një kompanie që merret me shitjen e fruta-perimeve në provincën e Barit.
BariToday shkruan se hetimi ka nga Rimini dhe ka bërë të mundur bllokimin e veprimtarisë së grupit që ishte aktiv që prej tetorit 2020 dhe i drejtuar nga 29-vjeçari shqiptar. Grupi merrej edhe me trafikun e kokainës gjithashtu.
Drejtuesi i grupit është prangosur më herët edhe në muajin dhjetor të vitit 2020 pasi u kap duke shkarkuar 275 kilogramë hashash dhe marihuanë. Në tetor të 2020 u kap një bashkëpunëtor i tij, 26 vjeç me 115 kilogramë hashash në Bresso, në provincën e Milanos. Hetimet e mëvonshme i lejuan hetuesit të zbulonin grupin, i cili e merrte drogën nga Spanja. Më pas e akomodonin në shtëpi ose fermash në fshatrat e Barit.
GREQI– Shtrëngohen masat anti-COVID! Ministria e Shëndetësisë në Greqi njoftoi sot se të gjithë personat që do të hyjnë në vendin fqinjë nga data 19 Dhjet...
TIRANË– Kryedemokratit Lulzim Basha i është rritur mbështetja e demokratëve. Këtë gjë ka deklaruar vetë Kreu i Partisë Demokratike në një konferencë ...
SHKODËR– Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka adresuar kritikat e marra lidhur me fjalën e ambasadorit turk Murat Ahmet Yoruk ...
KOSOVË- Ditën e sotme presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë. Pendarovski u prit nga presidentja e ...
GJIROKASTËR – Dy persona janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohen se gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet me të cilin udhëton...