LIVE UPDATES
Politike

45 minuta fjalim para kandidatëve/ Kë shau Edi Rama?

18 Maj 2019, 14:53 Nga DOSJA
45 minuta fjalim para kandidatëve/ Kë shau Edi Rama?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilloi ditën e sotme një takim me 61 kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku nuk kurseu sharjet, ofendimet apo ironitë me kundërshtarët politik por edhe kritikët e tij dhe të qeverisë.

Jo pak, por në 45 minuta fjalim, 11 faqe A4 dhe plot 5842 fjalë, kryeministri Rama nuk kursen ironitë, sulmon të gjithë si kundërshtarët, gazetarët kritikë, analistët, ndërsa rishprehu vendosmërinë e tij se zgjedhjet nuk shtyhen. Ai u kërkoi kandidatëve, përfaqësuesve të PS, anëtarëve etj., që çdo takim ta hapin me fjalinë: “Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”. Më poshtë po ju sjellim disa nga sharjet, ofendimet apo sulmet frontale por dhe indirekte, që kryeministri adresoi para kandidatëve të PS-së.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi ish-kryeministrin Berisha si “një individ që plaket si mos më keq, por si s’ka më keq, prej 30 vitesh ka shaluar gjuhën shqipe dhe masakruar çdo normë sjelljeje në mexhlis, qysh nga ato të shkruarat në kanunin e Lekë Dukagjinit, tek ato të latuarat në librin e vlerave universale të demokracisë”.

Por krahas kësaj, ai nuk la pa ofenduar dhe tallur kryetarin e opozitës, Lulzim Bash dhe aleatët e tij të partive të vogla.

Ai tha: “kujtojnë akoma se, meqë në vend të qëndrimit në vendnumëro me një çadër dielli si parvjet, po vijnë vërdallë nëpër Tiranë me çadra shiu dhe meqë në vend se flasin si atëherë, pas Lulit, zoti Ndoka, zoti Mediu, Dash figura, zoti Vangjeli dhe zonja Hava, sot flet zonja “kapsolla”, shoku “guri”, zoti “fishekzjarri”, zoti “molotovi” dhe sigurisht zoti digjitali u takoka të marrin shumë më tepër se 2 vjet më parë.”

Por krahas kundërshtarëve politik, kryeministri Edi Rama, me gjuhën e tij që nga shumë persona mediatikë është komentuar si një gjuhë arrogante, Rama nuk kurseu as kritikët, gazetarët apo analistët. Ai përdori togfjalëshat: ‘Ngelësa dembelë’, ‘analistë si mësues nate pa arsimin përkatës’, ‘analfabetizëm demokratik’ etj.

Ai tha: “Po ku është parë që të drejtën e popullit për të zgjedhur dhe të drejtën tonë për t’u zgjedhur, ta marrin me dhunë disa që nuk zgjidhen dot se nuk kanë popullin me vete.

Kjo është ABC-ja e sistemit që kemi zgjedhur, por ja si erdhi puna pas 30 vjetësh, që partia, e cila lindi për të shkruar historinë e Shqipërisë me këtë ABC, ka degraduar si një grup ngelësash dembelë me shkollë nate të mbetur papunë rrugëve, që jo vetëm kanë harruar abetaren, por duan t’i imponojnë Shqipërisë analfabetizmin antidemokratik të retorikës së dhunës. Ky analfabetizëm kërcënues, jo vetëm për rendin kushtetues dhe ligjor të Republikës, por dhe për rendin logjik të komunikimit mes shqiptarëve, përhapet nga ekrane studiosh që duken si kuzhinë big brother, ku debatet janë si muhabete rakie dhe analistët si mësues nate, pa arsimin përkatës.

Përgjime krejt qesharake të kërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe dhuruar për big brotherin nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ka mbajtur në sirtar për këtë ditë të zezë për partinë e tij apo përgjime deri të sajuara komplet, ku ka dalë dhe një rresht i vënë në gojën time, i cili nuk më shqetëson, por më fyen sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimin përkatës, por dhe totalisht jashtë profilit. Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash, të cilat përsëriten pa pushim si të ishin kodet e DaVincit ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme për triumfin e vjedhur të republikës së re apo tretjen e thesarit elektoral të LSI-së, si rezultat i veprimtarisë sonë mafioze, paçka se dhe cironkat e liqenit të Belshit, qefujt e lagunës së Patokut, ngjalat e Karavastasë, se Lulzim Basha po e po, – e dinë se nga rridhte përroi i parave për blerje votash në 2017. Peshqit e shkretë nuk kishin gojë dhe nuk kanë, ndërsa Lulit i ra goja në fushatë për të shpëtuar skllevërit e PD-së nga leku i SHPK-së”.

Duke iu referuar gazetarëve dhe analistëve, Rama tha: “Padituria, mllefi e papërgjegjshmëria i ka kthyer në komentator dhe montator të një Shqipërie të zezë mediatike dhe një bote tjetër që ka dritëhijet e veta” ndërsa shtoi i quajti ata që shprehen se ai ka fituar për shkak të votave të blera duke i quajtur si “Qimdefterët e shkollës së natës”.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kë shau edi rama rama me kandidatët rama takim me kandidatët edi rama kë shau edi rama rama me kandidatët rama takim me kandidatët

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri