LIVE UPDATES
Aktualitet

“5 minuta sa të vijë nusja”/ Sherr në Tiranë, 35-vjeçari zë rrugën dhe zihet me policët, efektivi: Na sfidoi, do i j

17 Tetor 2020, 15:32 Nga DOSJA
“5 minuta sa të vijë nusja”/ Sherr në Tiranë,

TIRANË– Jeta në trafikun e Tiranës, vështirësia për të gjetur një vend parkimi janë kthyer në burim ankthi dhe nervash. Këto të fundit prodhojnë mosmarrëveshje aq sa kërkohen ndihma e policisë, ose për të shuar gjakrat ose për të zbuluar autorët.

Konfliktet për automjetet  kryesisht për parkimin e tyre janë kthyer në sherret më tipike në Tiranë pohon për gazetën Si një zyrtar i rendit, sipas të cilit shpesh qytetarët i nxjerrin nervat te makina e parkuar keq, apo në raste mos hapje krahu ata godasin shoferin e pabindur. Por ka raste që dalin jashtë kontrollit dhe kur qytetari shpërthen edhe ndaj policit. I tillë është kallëzimi që u krye nga një efektiv policie që u ankua në komisariatin numër katër ku dhe ai shërben, pasi një qytetar jo vetëm nuk ju bind, por edhe i rrezikoi atij jetën. Qytetari për të cilin regjistrohet ankesa ka inicialet F. B , 35 vjeç dhe ndaj tij denoncimi u regjistrua për mosbindje të policisë thanë burime të gazetës Si. Policia deklaron për gazetën Si se “35-vjeçari nuk ju bind oficerit E. Xh që i kërkoi të fikte mjetin, pasi ai kishte qëndruar në një vend të papërshtatshëm dhe për këtë agjentët i kërkuan të dhënat për të marrë masë administrative”.

Por çfarë pretendon qytetari, nervat e të cilit ranë kur ai u dërgua në komisariat? F. B shpjegon stresin që haset kur duhet të presësh dike, por që nuk ke se ku qëndron.

E ndalova makinën në anë të rrugës për të pritur gruan, e cila po tërhiqte lekë në bankomatin që gjendet sapo kalon IKV. Në atë moment erdhi një punonjës policie dhe më kërkoi që të lëviz prej aty se po bllokoja trafikun dhe ju përgjigja: sa të vijë bashkëshortja. Polici më tha lëviz tani se do marrësh masë, por iu përgjigja: nëse u vendos edhe makinave të tjera dakord”.

Sipas të dhënave të policisë në këtë debat “lëviz, nuk lëviz” efektivi i policisë i ka dalë përpara automjetit dhe ka kërkuar që shoferi të fikë makinën, urdhër të cilit 35-vjeçari i është bindur, sapo ka parë që makina e tij është rrethuar edhe nga policë të tjerë. Por shoferi pretendon se nervat e tij ishin me mungesën e një xhepi ku ai të qëndronte me bllokazh derisa partnerja për pesë minuta të tërhiqte një shumë lekësh.

Çfarë thotë policia?

Por policët pretendojnë se shoferi i sfidoi duke u treguar atyre që ta bënin punën sa më mirë, duke qenë se në krahun e bankomatit gjendej edhe një mjet tjetër me bllokazh duke pritur.

“Zotëria kërkoi pesë minuta kohë sa t’i vinte nusja. Por u bë pengesë për trafikun. Kur mori vesh për masën administrative u nxeh dhe tha që do i jepte gaz makinës. Zotëria bëri manovra të mjetit para mbrapa për t’u larguar edhe pse ne i bëmë thirrje të fikte automjetin. Ai nuk iu bind urdhrit, por lëvizi deri në kryqëzim ku edhe e ndaloi kolegu tjetër në detyrë, ai na rrezikoi jetën të dyve”, tha polici.

Sipas procesverbalit drejtuesi i mjetit derisa u bllokua nga policia u bë shkak të përkeqësonte lëvizjen e lirë të automjeteve. Policia pranon se në vazhdën e veprimeve për tu bindur që nervat e drejtuesit të mjetit nuk ishin shkaktuar vetëm nga vështirësia për të gjetur një vendqëndrimi, i ka bërë atij edhe testin e alkoolit. Testi ka treguar që 35-vjeçari nuk kishte kthyer asnjë gotë alkool atë ditë, pasi drageri tregoi masën 00 miligramë alkool. Dëshmia e oficerit mbështetet edhe nga kolegu tjetër që riprodhoi diskutimin polic – shofer, teksa njëri lutej të zhbllokohej trafiku dhe tjetri justifikohej se nuk kishte ku ta mbante makinën.

Të fala yt ati

Por dy të rinj që ishin bashkëpunëtorë dhe kolegë në një vend pune, i kanë shfryrë nervat tek makina e shokut, të paktën ky është pretendimi i tij në polici. E. D. pretendon se dikush i dëmtoi automjetin dhe madje në xham i la një pusullë në të cilën shkruhej “shnet e të fala yt ati”. I riu pretendon se automjeti i tij mercedez benz, ishte parkuar pranë një restoranti në lagjen ku ai banon. Por sipas tij shtetasi me inicialet E.H ia dëmtoi në krahun e djathtë për shkaqe konkurrence, duke mos i lënë shteg policisë që të dyshojë që shkatërrimi i makinës të ketë ndodhur për shkaqe të tjera.

Djegie makine

Ne morëm njoftim raporton policia se në lagjen Babë Rexha po digjej një makinë që rezultoi në pronësi të shtetasit K.M. Më pas kur efektivët thirrën për të pyetur  pronarit që kishte letrat e makinës së djegur me inicialet E.M, ai radhiti të gjitha konfliktet dhe dyshimet e tij mes tyre edhe sherrin që kishte pasur me komshiun, pikërisht për vendin ku ai kishte parkuar mjetin tip benz me targat a…T.

Por qytetari emri i të cilit përmendet si i dyshuar sapo u pyet në polici shfajësohet: “Mjeti u dogj para portës sime dhe di që i përket E. M. Por dua të tregoj dhe të ankohem se veç makinës mua mu dëmtua porta dhe u dogj. Vlera e portës është mbi 150 mijë lekë. Ditën që ka rënë zjarri unë nuk isha fare në shtëpi, pasi jetoj në një shtëpi tjetër me qira së bashku me partneren. Dua ta trajtoj në rrugë ligjore këtë problem, pasi më është shkatërruar porta nga shpërthimi i makinës”.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherre ne tirane tirane sherre ne tirane tirane

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Tetor 2020, 12:15

Merr flakë mjeti në lëvizje tek Rruga e Kavajës

TIRANË– Një makinë e cila ishte në lëvizje ka marrë fjalë në rrugën e Kavajës në Tiranë.Policia bën të ditur se për fat të mirë nuk ka të lënduar por...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet