"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“5-qershori nuk preket”, Rama-opozitës së re: Nuk mund t’i merrni të gjitha, e pamundur, duhet të tërhiqemi… (DEKLA
16 Korrik 2020, 10:40Nga DOSJA
TIRANE– Kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës së re që të kuptoj se marrëveshja e 5-qershorit nuk preket, dhe se nëse duan të realizojnë ndryshimet e kërkuara Kushtetuese, atëherë PS do të japë votën, në të kundërt, jo.
“Më lejoni të jap një mesazh të qartë të gjithëve ju, duke filluar nga i palodhuri për një tranzicion të gjatë, që ka qenë viktimë e një administrimi të keq zgjedhor, Myslym Murrizi e i fundit por jo nga rëndësia i opozitës. Nuk mund t’i merrni të gjitha, nuk mund t’i kërkoni të gjitha dhe të gjithë duhet të bëjmë lëshimet tona. Është e pamundur që ne të votojmë së bashku me ju, nëse ju nuk votoni bashkë me ne dhe për ne marrëveshja e 5 qershorit nuk preket në asnjë pikë të saj. E them këtë duke e ripërsëritur edhe këtu, marrëveshja e 5 qershorit nuk më pëlqen dhe marrëveshja ka një problem të madh, se nuk kemi arritur të adresojmë rekomandimin kryesor të OSBE/ODIHR, depolitizimi i administratës zgjedhore. Ju e dini shumë mirë që ne kemi qenë vijimësisht këmbëngulës dhe thamë që do e bëjmë depolitizimin, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste është që duhet edhe të tërhiqesh, duhet edhe të bësh kompromise, duhet edhe të pranosh atë që nuk të pëlqen.”,-tha Rama.
Kuvendi u mblodh sot për të diskutuar një sërë projektligjesh. Debati u fokusua tek listat e hapura, marrëveshja e 5-qershorit dhe ndalimi i koalicioneve. Kryeministri Edi Rama e tha prerë se vota e PS për 5-qershorin nuk lëviz dhe kërkoi bashkëpunim nga opozita e re për të votuar edhe ndryshimet Kushtetuese dhe marrëveshjen bashkarisht.
(F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryeministri Edi Rama zbatoi i pari sot rregullin e Ministrisë së Shëndetësisë për vënien e maskave. Rama iu bëri thirrje deputetëve të mbajnë maskë, nd...
TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit ka bërë me dije se ka kontaktuar me zyrtarë nga Gjermania për të sqaruar marrëve...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje 4 ligjet që lidhen me paketën e sistemit të burgjeve, të cilat janë hartuar nga ekspertë të caktuar ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se zgjedhj...
TIRANË- Nis me batuta seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar që të diskutojë lidhur me marrjen në pyetje të presidentit ...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka marrë një kurbë ngjitëse duke shtuar numrin e të infektuarve dhe të shtruarve në spitalin Infektiv...
TIRANË– Duket se ndryshimet që pritet të ndodhin në Kushtetutë kanë tensionuar sërish marrëdhëniet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Du...
TIRANË– “Ne po ndalojmë koalicionet? Kjo është qarja e fundit e Lulit.”,-kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në një seancë të gjatë debati në Kuvend,...