LIVE UPDATES
Aktualitet

5 vite derë më derë! “Dosja Habilaj”, pse u shpall fajtor Saimir Tahiri (E PLOTË)

4 Shkurt 2022, 19:25 Nga DOSJA
5 vite derë më derë! “Dosja Habilaj”, pse u shpall

TIRANË– Saimir Tahiri dënohet me 5 vite burg, nga të cilat do të vuajë 3.4 për shkak të përfitimit nga procedura e gjykimit të shkurtuar. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi që ta dënonte për “shpërdorim detyre”, duke qenë se sipas GJKKO, Tahiri kishte bashkëpunuar me grupin Habilaj për të trafikuar drogë. Sipas gjykatësit, “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

Po ashtu, gjykata theksoi se eshte verifikuar se Saimir Tahiri ka përfituar shërbime e përfitime të padrejta dhe shpërdorimi i detyrës nga ana e tij ka dëmtuar shtetin.

“Nuk janë marrë masat për të vënë në efiçencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese në Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale. Zoti Tahiri provohet se ka përfituar nga Habilajt shërbime e përfitime të padrejta dhe se shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interasat e shtetit. Për rrjedhojë ka konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës”.Gjatë fjalës së tij kreu i trupes gjykuese u shpreh se provohet lidhja e Tahirit me Moisi Habilajn e Artan Habilajn.

Edhe pse në vendimin e dhënë 2019 nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, nuk vërtetohej kishte marrë dhurata nga Moisi Habilaj, as Saimir Tahiri dhe as bashkëshortja e tij. Por po ashtu, vetë Tahiri gjithashtu e ka mohuar faktin që të ketë pasur marrëdhënie miqësore me të afërmit e tij, që shpesh herë i është referuar si “kushërinj të breznisë së 10”. Ndërsa nuk mohon faktin, duke kërkuar dhe falje publike, që ishin ata personat që u shiti makinën e tij, me të cilën pretendohet se trafikohej droga, fillimisht drejt Greqisë, më pas destinacioni final nuk dihej. Pronësia e makinës nuk u ndryshua kurrë nga Habilajt, duke bërë e kthyer mjetin në mburojë imuniteti.

“Kur u emërova ministër m’u duk e arsyeshme të shisja makinën time. Xhaxhai im më gjeti blerës Habilajt dhe e shita siç mund t’ia shisja çdo njeriu. Unë nuk i njoh fare, thjesht kam firmosur kontratën.”

Sipas kontratës së blerjes së makinës Audi A8 më 27.02.2013 shtetasi Saimir Bashkim Tahiri e ka blerë nga shtetasi Naim Loci nga Fushë Kruja për 21 mijë euro këtë automjet që ishte vit prodhimi I 2008. Ndërsa sipas kontratës së shitjes së po kësaj makine Audi A8 me targa AA 003 GB të vitit të prodhimit 2008, nga Saimir Bashkimi Tahiri tek shtetasi Artan Habilaj, del se ajo është shitur për 980 mijë lekë të reja. Sa i përket udhëtimeve jashtë vendit me ta, Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat e prokurorisë se ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit me makinë, duke pretenduar se ua kishte marrë hua për të dalë jashtë vendit me familjen.

“Kam udhëtuar me familjen, por nuk kam qenë i shoqëruar nga Habilajt. Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time. Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën nga xhaxhait im, meqë ai u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja çdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale. Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë në Itali. Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal. Gabimi im i vetëm është që u shita makinën atyre”, deklaroi ai.

Ndërkohë që një tjetër pikë veç dhuratave të shtrenjta dhe makinës ku hetimet janë përqëndruar gjatë ishte momenti kur në skenë doli…skafi/jahti “Auris”. Pikërisht këtë mjet lundrues, Tahiri akuzohej se ia kishte huazuar familjarëve të tij, që dyshohet se e kishin përdorur për trafik droge. Mjeti përdorej nga Saimir Tahiri si kapiten. Por ish-ministri në vitin 2014 e ka besuar tek Moisi Habilaj për ta dërguar për riparim jashtë vendit. Në një rast tjetër në vitin 2016, riparimi i skafit në Itali i është besuar një tjetër personi, Boge Budini, drejtor i Kufirit Durrës, por edhe Roni Shqopa, që të dy lidhje të afërta besimi të familjes Tahiri. Referuar fakteve të mësuara nga deklarimet e vetë atyre, por edhe provave të tjera, Boge Budini ( rezulton të ketë kryer pushime të përbashkëta me familjen Tahiri). Më pas, Artan Habilaj, pasi u kthye në Shqipëri ia ka dërguar sërish mjetin të pandehurit Saimir, pasi ishte prishur në Greqi.

VENDIMI I PLOTË:

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi lënien në fuqi të vendimit numër 60, 19. 09, 2019 të gjykatës së shkallës së parë për Krimet e Rënda me ndryshimin si më poshtë: moszbatimin nenit 50 për të pandehurin z. Saimir Tahiri, vuajtja me burgim për të pandehurin Tahiri fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi. Shpenzimet gjyqësore për gjykimin në Apel sikurse janë bërë. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të arsyetuar. U shpall sot në Tiranë në 4, 02. 2022. Në mënyrë të përmbledhur gjykata parashtron këto argumente:

1-Konkluzione mbi të pandehurin Saimir Tahiri, gjykata konkludoi se në ngarkim të Saimir Tahirit rezultojnë të provuara këto fakte; lidhja e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin në procedim të lidhur me Moisi Habialjan dhe me shtetasin Artan Habilaj.

2- Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve shtetërore dhe vendorë dhe nivel qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë dhe me vështirësi shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale,

3- Shoqëruar edhe në një periudhë me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri të lartë të punonjësve të policisë së shtetit dhe agjencive ligjzbatuese,

4- Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal dhe trafikim të narkotikëve ndaj pandehurit në procedim lidhur me z. Moisi Habilaj etj., në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari.

5- Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të përhapjes së aktiviteteve të paligjshme mbështetëse, furnizuese me lëndë të parë të trafikimit të narkotikëve gjë që vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimeve të autoriteteve shtetërore dhe pasojës kriminale të ardhur.

6-Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për të vendosur në eficiencë të plotë strukturën më të lartë drejtuese të drejtorisë së policisë vendore Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara në kundërshtim me ligjin.

7- Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ka përfituar nga z. Moisi dhe Artan Habialaj shërbimet dhe përfitimet e padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës ka dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

8-Për rrjedhojë z. Saimir Tahiri ka konsumuar elementët e veprës penale, të shpërdorim të detyrës i parashikuar nga neni 248 nga Kodi Penal.

Lidhur me masën e dënimit për pandehurin z. Saimir Tahiri, gjykata ka konkluduar se zbatimit i nenit 59 I Kodit penal është i pa bazuar në lig dhe prova në çështjen konkrete duke pasur parasysh, pozitën dhe funksionin kushtetuese e ligjor të të pandehurit z. Saimir Tahiri përgjatë kohës së kryerjes së veprës penale, për masën e cenimit të interesave shtetërorë si pasojë e veprës penale, shtrirje në kohë dhe në hapësirë të veprës penale dhe pasojave të saj, rrezikshmërinë e të pandehurit dhe të veprës.

Konkluzionet për të pandehurin Jaeld Çela, ish-shef i policisë së Vlorës:

Gjykata konkludoi se në ngarkim të të pandehurit Jaeld Çela rezultojnë të provuara këto fakte:

1. Është ekzekutuar episodi i trafikimit të lëndës narkotike prej 880 kilogramë kanabis sativa në peshkarexhën Fatima në datën 5 dhe 6 maj 2015 ku ka pasur një përfshirje të lartë të punonjësve të policisë vendore dhe funksionarëve shtetërorë të cilët kanë bashkëpunuar me të pandehurin në procedim të lidhur ku këta të fundit kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me këtë veprimtari.

2. Është evidentuar një shkallë mjaft e lartë e kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa në territorin e policisë së Vlorës, aktivitete këto të paligjshme, furnizuese të drejtpërdrejta të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

3. Gjykata konstaton se këto fakte janë shoqëruar në të njëjtën periudhë në mbajtjen e lidhjeve nga i pandehuri nga personat e përfshirë nga këto veprimtari si edhe mosmarrjen e masave të duhura për të parandaluar dhe zbuluar këto vepra penale në kundërshtim me ligjin.

4. Gjykata konkludoi se i pandehuri Jaeld Çela ka konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës sipas nenit 248 të Kodit Penal.

5. Lidhur me llojin e masës së dënimit të të pandehurit Jaeld Çela gjykata e Apelit e konsideron si të bazuar në ligj dhe në prova dënimin e individualizuar nga gjykata e shkallës së parë. argumentet më të detajuara do të jepen brenda afatit ligjor.

Saimir Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite si ministër i Brendshëm, post që e mbajti më shumë se askush tjetër, duke marrë edhe pseudonimin “ministri kampion” nga Edi Rama. Por pikërisht për postin që mbante u kthye në më të “shënjestruarin” e opozitës, që nuk e kursey e bëri që ndaj tij të niste “odiseja” e gjyqësorit. Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në Apel, dënimi u konvertua në 3 vite shërbim prove, e po ashtu me kushtin që për 5 vite nuk do të ushtronte asnjë funksion publik. Edhe pse vendimi u apelua duket se nuk kishte asnjë rezultat për të, sot sërish Tahiri përfundoi në qeli. Me shpresën e vetme tek Gjykata e Lartë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit moisi habilaj saimir tahiri denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj