Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Ulje shifrash! MSH: 2 viktima nga COVID, 931 raste të reja, 22 rëndë në spital
4 Shkurt 2022, 18:20Nga DOSJA
TIRANË– 2 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Nga 3,722 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 931 qytetarë, ndërsa numri i të infektuarve aktivë në të gjithë vendin ka kapur shifrën e 15,262 të tillë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 931 qytetarë, në këto bashki: 374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd. Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (04 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 931 Të shëruar në 24 orë 2,094 Të shtruar në spitale 127 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 3,722
Testime totale 1,686,583 Raste pozitive 263,172 Raste të shëruara 244,539 Raste Aktive 15,262 Humbje jete 3,371
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duket se e kishte parashikuar që më 19 tetor të vitit 2017 fatin e tij. Në nga intervistat e fundit q...
TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maksim Haxhia ka reaguar për herë të parë për mediat pasi klienti i tij u dënua me 3.4 vi...
TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë detajet e para nga prapaskenat e bisedave me klientin e tij. Në fja...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duket se është lumturuar nga dënimi me 3.4 vite burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar me fjalë vendimin e Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili dënoi me ...
TIRANË- Plarent Dervishaj dhe Lulzim Berisha “zhvishen” nga akuza e vrasjes së biznesmenit Vajdin Lame në vitin 2005. Ashtu siç i futi “në valle”, i...