LIVE UPDATES
Politike

5 vjet nga Reforma në Drejtësi, Metani: Tani është koha për rezultate

23 Korrik 2021, 10:12 Nga DOSJA
5 vjet nga Reforma në Drejtësi, Metani: Tani është koha

TIRANË– Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka komentuar 5-vjetorin e Reformës në Drejtësi, ku edhe u shpreh së është koha për të justifikuar besimin te drejtësia. Sipas tij, kjo është sfida e së ardhmes, ku edhe do të matet puna e secilit institucion.

Sigurimi i këtyre burimeve të mjaftueshme në kohë, garanton sigurimin e pavarësisë së institucioneve. Financimi sipas nevojës dhe përdorimi në mënyrë transparente, janë thelbësorë për të arritur objektivat e vendosur, në kohë dhe me cilësi. 5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështetja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese. Kemi lënë pas erën e ngritjes së institucioneve tona, e tani është koha e rezultateve,”-tha Metani. 


FJALA E PLOTË:

Zhvillimi i një strategjie të re vjen në një kohë kur të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë, janë krijuar, falë strukturës kushtetuese e ligjore të ndërtuar për një sistem e qasje të re ndaj sistemit të drejtësisë. Jemi në momentin kur ka përfunduar cikli i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe pajisja e tyre me kapacitetet e nevojshme infrastrukturore dhe njerëzore per jetësimin e prioriteteve strategjike për vendin. Pesë vjeçari që lamë pas, shërbeu për të kuptuar rëndësinë e nevojës për të transformuar një prej shtyllave sa delikate aq edhe të domosdoshme në një shtet të së drejtës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rrugëtimin e tij 17 mujor, ka patur sfida të gjithanshme në ngritjen dhe fillimin e funksionimit të tij, që nga sigurimi i ambienteve të punës, tek plotësimi me burime njerëzore, sfida të cilat janë ende në proces. Por, në këtë përshëndetje, do fokusohesha te planifikimi strategjik, si sistemi kryesor që garanton bashkërendimin dhe zbatimin e politikave të institucioneve kushtetuese, në terma afatgjatë për të siguruar shpërndarje efektive dhe të qëndrueshme të burimeve financiare. Dua të përshëndes përpjekjen e muajve të fundit për të ofruar një planifikim të integruar të politikave sektoriale dhe hartimin e tyre në një dokument të integruar sipas aktorëve të sistemit të drejtësisë, të përkthyera këto në qëllime konkrete, me masa dhe indikatorë të matshëm, në fokus të të cilave mbetet vazhdimësia e reformave të ndërmarra. Në këtë kuptim, me ngritjen e institucioneve të pavarura, procesi i planifikimit strategjik ka patur një përmirësim në sajë të gjithëpërfshirjes dhe rakordimit të politikave në nivel planifikimi institucional të koordinuar dhe ndërthurur me planifikimin strategjik. Struktura e dokumentit strategjik, të vënë në dispozicion për mendim, mbështet zhvillimin e misionit institucional, në drejtim të vlerësimit dhe analizimit të kuadrit normativ mbi të cilin mbështetet veprimtaria, fuqizimit të kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimit të mjeteve të teknologjisë në funksion të efiçencës së dhënies së shërbimit. Si në çdo fazë të hartimit të reformës, mbështetja e partnerëve ka qenë evidente dhe reflektohet edhe në cilësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti. Megjithatë, çelësi i suksesit pritet të jetë përfshirja proaktive e institucioneve të pavarura në këtë proces, përfshirja e tyre duke marrë në konsideratë kërkesat dhe propozimet, pasi matja e rezultateve e objektivave do të jetë produkt i performancës së organeve të pavarura në përmbushjen e qëllimit madhor, atij të konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Tashmë me dokumentin e ri për 5 vitet e ardhshme, del në pah nevoja për një qasje më gjithëpërfshirëse edhe në zhvillimin e politikave të sektorit buxhetor dhe shmangien e ndikimit të ekzekutivit në kontrollin e buxhetit të institucioneve të pavarura kushtetuese, si mjet për të garantuar autonominë dhe pavarësinë e institucionit. Nga përvoja e deritanishme, një nga faktorët që ndikon në performancën e institucionit është edhe mënyra e dhënies së fondeve, përdorimi me efektivitet i tyre dhe përshtatshmëria e burimeve financiare, materiale e njerëzore në dispozicion të institucionit. Sigurimi i këtyre burimeve të mjaftueshme në kohë, garanton sigurimin e pavarësisë së institucioneve. Financimi sipas nevojës dhe përdorimi në mënyrë transparente, janë thelbësorë për të arritur objektivat e vendosur, në kohë dhe me cilësi. 5 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, sfida e vërtetë e institucioneve të reja mbetet mbështetja dhe bashkëpunimi i koordinuar mes pushteteve, në vlerësimin e kujdesshëm e të paanshëm të nevojave dhe adresimit në kohë të shqetësimeve dhe problematikave që evidentohen, përmes mekanizmave funksionalë të monitorimit të zbatimit dhe atyre miratuese. Kemi lënë pas erën e ngritjes së institucioneve tona, e tani është koha e rezultateve, të matshme e cilësore, për të justifikuar tashmë besimin e publikut tek drejtësia. Kjo është sfida e të ardhmes!

LAJMI KRYESOR: 5 vite nga Reforma në Drejtësi/ Ambasadorja Kim: Shumë kanë dashur që mos të ndodhë, ne shohim rezultate, detyra juaj ti bëni shqiptarët të besojnë! Soreca: Më shumë bashkëpunim nga politika!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 5 vjet nga reforma ne drejtesi artur metani reforma ne drejtesi 5 vjet nga reforma ne drejtesi artur metani reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj