LIVE UPDATES
Aktualitet

“550 efektivë të angazhuar”, Policia tregon masat e rrepta për shoferët: Do u monitorojmë me radarë e kamera

3 Korrik 2020, 14:41 Nga DOSJA
“550 efektivë të angazhuar”, Policia tregon masat e rrepta

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar sot masat për përballimin e situatës gjatë muajve të verës. Në një njoftim për mediat shkruan se gjatë verës do jenë 550 efektivë që do monitorojnë shoferët me radarë, kamera dhe alkoolteste.

Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë. Blutë kanë një thirrje për të gjithë shoferët që të respektojnë sa më shumë rregullat e qarkullimit.

NJOFTIMI I PLOTË

550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.  Në kuadër të masave të marra nga ana e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik veror 2020, Drejtoria e Policisë Rrugore ka rritur prezencën e saj në akset rrugore nacionale dhe në zonat bregdetare, për shkak të rritjes së ndjeshme të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato që lidhin zonat bregdetare, Policia Rrugore, që prej një jave është duke kryer shërbime me orë të shtuara, me qëllim përballimin e fluksit të madh të automjeteve që qarkullojnë në zonat bregdetare gjatë sezonit veror. Ditën e shtunë dhe të diel, drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë. Policia Rrugore informon se do të jetë prezente në akset rrugore për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet, për të ndihmuar në çdo rast bllokimi të trafikut dhe për të dhënë ndihmë automobilistike ndaj kujtdo që ka nevojë.

“Ndihma” që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes. Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur. Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete. Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut. Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.  Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj. Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve. Njëkohësisht apelojmë për këmbësorët të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit, të kalojnë në vijat e bardha dhe mbikalimet dhe aty ku ato mungojnë të kontrollojnë rrugën nga të dy senset e lëvizjes pastaj të kalojnë në krahun tjetër të rrugës. Gjithashtu, Policia Rrugore bën me dije se në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nuk do të lejojë lëvizjen e kamionëve në fundjavë jashtë orareve dhe akseve të përcaktuara në këtë udhëzim.

 Personat fizikë dhe juridikë që operojnë në fushën e transportit rrugor të mallrave, të planifikojnë lëvizjet e tyre në ditët dhe oraret e lejuara, në akset rrugore alternative që nuk preken nga kufizimet, pasi nga ndërprerjet e qarkullimit mund t’u   shkaktohen edhe dëmtime të materialeve që transportojnë, përgjegjësi që bie plotësisht mbi ta. Nga shërbimet e Policisë së Shtetit do të kërkohet zbatimi rigoroz i kërkesave të këtij udhëzimi, duke i ndëshkuar shkelësit e kërkesave të udhëzimit, si dhe ndalimi i qarkullimit të mjeteve në kundërvajtje deri në oraret e lejuara për qarkullim.  Policia Rrugore, në bashkëpunim me radiot kombëtare me sinjal të shtrirë në vend, do të vijojë njoftimet për zonat me trafik të rënduar apo nevojën për devijime në qarkullim. Në faqen zyrtare në web dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë se Brendshme do të publikohen të dhëna të përditësuara për situatën në trafik. Policia Rrugore fton qytetarët dhe mediat që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të saj, si dhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Korrik 2020, 12:37

TIRANË- Dosja.al ka zbardhur detaje për të shkuarën e Nuredin Dumanit, i cili u shpall sot në kërkim pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy vëllez...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet