E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme pas pandemisë, si në numër lejesh, ashtu edhe në sipërfaqe. Volumet më të mëdha të punimeve janë të përqendruara në kryeqytet sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 6-mujorin e parë. Sektori po i afrohet rekordit të vitit 2019, për sipërfaqen e dhënë për leje të reja ndërtimi.
Në janar-qershor 2021 u dhanë në të gjithë vendin 598 leje për ndërtime të reja, me një rritje 2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 43% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.
Sipërfaqja e re që do të ndërtohet shënoi rritje edhe më të shpejtë. INSTAT raportoi sot se në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim me leje arriti në 1,1 milionë metra katrore, me një rritje 74% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2020 dhe 15 % në raport me vitin 2019.
Numri i lejeve të ndërtimit dhe sipërfaqja e re shënuan rritje të konsiderueshme në 6-mujorin e parë të vitit 71% e sipërfaqes së re do të ndërtohet në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit dha leje për ndërtimin e 816,097 metra katrorë me një rritje 59% në raport me vitin 2020 dhe 4.2% më pak në raport me vitin normal 2019
Të dhënat mbi lejet e reja tregojnë se zhvillimet në sektor janë afër rekordit e vitit 2019. Shqipëria shënoi një rekord për leje e reja dhe sipërfaqen në 6-mujorin e e parë të vitit 2019, me 990,784 metër katrorë në të gjithë vendin, nga të cilat 851,645 metër katror ishte autorizuar për ndërtim në Tiranë. Në 6-mujorin e parë 2021, sipërfaqja e re për ndërtim në të gjithë vendin ishte 15% më e lartë se rekordi i tremujorit të tretë 2019, ndërsa në Tiranë ishte -4.2 më i ulët.
Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19, duke u bërë frenuesi kryesor i rënies ekonomike. Ekonomia shqiptare ra me 3.31% në vitin e pandemisë 2020, shumë më e ulët se pritshmëritë e institucioneve ndërkombëtare prej mbi 7% dhe të vetë vlerësimeve të fundit të qeverisë prej -4.4%.
Në rajon, Shqipëria ka ecurinë e dytë më të mirë pas Serbisë, e cila u tkurr me -1.5% në 2020-n, ndërsa për vendet e tjera, tkurrja ka qenë rreth -5%, apo më e lartë. Përmirësimi ka ardhur nga tremujori i katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99%. Sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes. Gjithashtu sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive në gjithë tremujorët (2.83% në të parin; 5.47% në të dytin; 9.54% në të tretin dhe 8.93% në të katërtin).
Kryeqyteti vijon të zgjerohet me ritme të shpejta sidomos në objekte të luksit me kulla shumëkatëshe kryesisht në zonën e qendrës, ndërkohë që emigracioni i lartë dhe rënia e lëvizjeve, po tkurrin ritmin e rritjes së popullsisë së Tiranës. Sipas të dhënave të iNSTAT, popullsia e Tiranës u rrit me 11 mijë e 6 banorë në vitin 2020, teksa një vit më parë u rrit me 11, 164 banorë, kurse në vitin 2018, Qarku i Tiranës ishte shtuar edhe me 21 mijë e 635 banorë të rinj.
Një anketë mbi emigracionin në vitin 2019 e zhvilluar nga iNSTAT gjeti se popullsia e kryeqytetit është pakësuar me 10% ose më shumë se 100 mijë persona gjatë periudhës 2011-2019.
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 209 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 66,0 % (tab.2). Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2021, është 544.127 m 2 , nga 322.294 m 2 miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 68,8 % (tab.3). Në tremujorin e dytë 2021, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 23,1 miliardë lekë, nga 14,8 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2020, duke shënuar një rritje prej 55,8 % (tab.4)/MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në ...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka bërë me dije se Shqipëria ka blerë sot energji elektrike me çmim deri në 160 euro për mega. Në një postim në rrj...
Për të gjitha rastet kur konstatohet ndërhyrje e paligjshme në matës për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) do të...
Shqipëria shpenzoi 13.3 miliardë lekë për mbrojtjen në vitin 2019, ose rreth 108 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2007, kur Banka e Shqipërisë raport...
Fillimi i fazës së tretë të fiskalizimit pritet të shoqërohet me disa problematika te bizneset e vogla.Nga 1 shtatori faturimi i ri do të zbatohet nga 90 mijë b...
Koha e gjatë e kaluar para ekranit të smartphone-ve apo në mbledhjet virtuale në ZOOM kanë nxitur rritjen e kërkesës për ndërhyrje estetike. Pas pandemisë, riha...
Ekonomia qarkulluese ka nisur të zbatohet në vendin tonë që gjatë periudhës së komunizmit, thotë profesor Fatmir Mema. Ky model lindi nga nevoja dhe presioni që...
SHKODËR– Festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve do t’i mungojë dirigjenti dhe drejtuesi plot pasion, fëmijëve miku i tyre më i mirë ndërsa Shkodrës i h...
Banka Europiane e Investimeve (BEI), Komisioni Europian (KE) dhe Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Republikës së Kroacisë, mbajtën takim me...
Nga 1 shtatori pritet të nisë fiskalizimi për biznesin e vogël. Faza e tretë konsiderohet më delikatja, për shkak të strukturës dhe numrit të madh të subjekteve...