Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
LUFTA/ SHBA mbyll hapësirën ajrore me Rusinë, viktima në Kharkiv, bisedimet nesër
2 Mars 2022, 06:11Nga DOSJA
UKRAINË– Sot shënohet 1 javë luftë në Ukrainë! Për të shtatën ditë, pushtimi rus i Ukrainës vazhdon me betejat në zhvillim në Kiev, Kharkov, Mariupol dhe qytete të tjera. Sot ishte planifikuar që të zhvillohej edhe raundi i dytë i bisedimeve mes delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia, por është vendosur që palët të zhvillohen nesër. Kreu i delegacionit rus, i cili tashmë ndodhet në pikën e takimit në Belovezhskaya Pushcha të Bjellorusisë, për të nisur raundin e dytë të negociatave me ukrainasit, njoftoi se për shkak të vonesës së delegacionit ukrainas, negociatat do të shyhen për nesër. Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri publike parakushtet e palës ruse në kuadër të këtij negocimi. Rusët kanë prioritetet e mëposhtme: Çmilitarizimi i Ukrainës dhe Garancitë për moszhvillimin ose prodhimin e llojeve specifike të armëve sulmuese në Ukrainë. Ndërsa negociatat do të përfshijnë edhe mundësitë për armëpushim mes dy vendeve. Nga ana tjetër, ministri i jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba tha se ishin të gatshëm të bënin gjithçka që i mbante larg luftës. Raundi i parë i bisedimeve u zhvillua ditën e hënë dhe zgjati për pesë orë, por përfundoi pa asnjë marrëveshje.
ZHVILLIMET NË QYTETE:
-Qyteti Zhytomyr pak kilometra në perëndim të Kievit është goditur nga dy sulme ajrore. Sipas BBC, dy persona kanë ndërruar jetë mes tyre një fëmijë, dhe tre të tjerë janë plagosur. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shumë qytetarë kanë mbetur nënë rrënoja, ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet. Nga sulmi janë dëmtuar të paktën 10 shtëpi dhe një spital.
-Në Kharkiv ka pasur sulme më të ashpra duke lënë pas më shumë viktima. Rusët goditën një spital ushtarak duke lënë pas 21 persona të vdekur dhe 112 të plagosur.
-Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar. Trembëdhjetë fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve.
REAGIMET:
-Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se do të dyfishojë numrin e trupave ushtarake në kufirin e saj jugor me Ukrainën.
-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi se administrata e tij ka marrë vendim për të mbyllur hapësirën ajrore të SHBA-së për të gjitha fluturimet ruse. Biden dënoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin si dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar Rusinë.
– Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenskyy raportoi sot në mëngjes se forcat e tij kanë vrarë rreth 6 mijë ushtarë rusë.
E gjithë hapësira ajrore evropiane përfshirë dhe shumë vende të tjera jashtë BE-së kanë ndaluar fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Shtetet anëtare po pranojnë refugjatët ukrainas duke anashkaluar procedurën normale të azilit. Ukraina ka ngritur edhe një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
RUSI- Apple, ExxonMobil dhe Boeing njoftuan të martën në hapa të shpejtë të njëpasnjëshme për tërheqjen ose ngrirjen e biznesit në Rusi pasi më shumë gjigantë t...
BRITANI E MADHE- Rusia është referuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) nga 38 vende të ndryshme lidhur me krimet e dyshuara të luftës të kryera gjatë push...
UASHINGTON– SHBA ka dorëzuar qindra raketa Stinger në Ukrainë si pjesë e paketës së ndihmës prej 350 milionë dollarësh që administrata Biden njoftoi javën...
UKRAINË- Një manjat me origjinë ukrainase, i cili bëri pasurinë e tij në naftë dhe gaz, është gjetur i vdekur në rezidencën e tij në Surrey. Dailymail shkr...
GJERMANI- Miliarderi rus Alisher Usmanov u sanksionua nga Bashkimi Evropian të hënën. Dy ditë më vonë, Forbes ka mësuar nga tre burime në industrinë e jahteve s...
MAL I ZI- Para selisë së Parlamentit të Malit të Zi, në mbrëmjen e së mërkurës, u mbajt një protestë në mbështetje të Rusisë. Dhjetëra protestuese mbanin flamuj...
UKRAINË- Ministria rumune e Mbrojtjes konfirmoi se avioni dhe helikopteri i tyre u rrëzuan në afërsi të territorit të Ukrainës për shkak të kushteve të këq...
UKRAINË– Trupat ruse futen me forcë në ndërtesën e këshillit të qytetit Kherson. Rusët janë tani në rrugët e qytetit jugor dhe kanë hyrë me forcë në ...
TIRANË- Diplomati Amerikan Richard Grenell ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”. Ai ka folur lidhur me zhvillimet në ...