LIVE UPDATES
Aktualitet

73 heqje patente dhe 1012 gjoba, Policia rrugore kontroll në gjithë vendin

24 Tetor 2021, 18:29 Nga DOSJA
73 heqje patente dhe 1012 gjoba, Policia rrugore kontroll në gjithë

TIRANË – Policia rrugore ka kontrolluar akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan me radarë, drone dhe makina inteligjente. Si pasojë vendosur një numër i madh gjobash në të gjithë vendin.

1012 gjoba janë vendosur në gjithë Shqipërinë nga Policia rrugore për tejkalim shpejtësie, parakalime të gabuara, përdorim celulari dhe mosvendosje rripi të sigurimit.

244 shoferëve janë pikasur nga makina inteligjente dhe radari pasi ecnin mbi shpetësinë e lejuar. Nga këta, 42 shoferëve u është hequr patenta, 87 personave u është vendosur gjobë pasi përdornin telefonin në timon kurse 36 prej tyre nuk kishin vendosur rripin e  sigurimit.

Në aksin Tiranë-Elbasan policia ka arrestuar një 33-vjeçar me iniciale A. P, nga Tirana sepse ishte me shpejtësi shumë të madhë ndërkohë që rruga ishte me lagështirë. Kur Policia e ka ndaluar ka kuptuar se ishte i dehur. Gjitashtu janë hequr 31 patenta për tejkalim shpejtësie dhe 7 persona janë arrestuar pasi ishin të dehur dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës. Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 244 shkelje për shpejtësi, nga të cilat 42 ishin me masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Po nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative rezultoi se 87 prej drejtuesve të mjeteve, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 36 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Në Ibë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, është konstatuar nga radari, një automjet me shpejtësi 135 km/h, në kushte të lagështirës. Pas bërjes së testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Tiranë rezultoi i dehur me masë alkooli 1.81 mg/l dhe u arrestua në flagrancë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë adminitratrive 1012 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, të konstatuara me dronë, shpetësi tej normave të lejuara që janë matur me radarë, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse etj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore policia rrugore policia rrugore pezullon patentat policia rrugore tiranë kontrolle nga policia rrugore policia rrugore policia rrugore pezullon patentat policia rrugore tiranë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet