Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
“Harroje se na merr pushtetin me buzëqeshje”, demokrati i drejtohet Bashës në Kukësi
12 Tetor 2021, 16:25Nga DOSJA
KUKËS- Një demokrat në Kukës gjatë foltores së sotme me emrin Mehmet Peka ka thënë se në momentin që Lulzim Basha ka shkuar në Has, i ka thënë se me buzëqeshje nuk ua merr dot pushtetin demokratëve. Ai shtoi se njësoj si ish-kryeministri Berisha e pyet veten se çfarë ka bërë që është shpallur ‘non grata’, njësoj e pyet edhe ai, duke shtuar se të vetmen gjë që kanë bërë është sjellja e demokracisë.
Mehmet Peka: Unë mas pari du me nis, jam demokrat i orëve të para, kam pak më shumë një histori të vogël….jam ndër të parët që kur ka ardhur Lul Basha në Has, i kam thënë këto fjalë. A e di kë ke me vete? I hoqi simbolet e PD-së dhe e spostoi luftën, më ka bërë përshtypje se ky nuk ishte numri i një demokrati. Flas kështu sepse nuk më ka zënë gjumi kur është krijuar Partia Demokratike. Me ardh puna e the nje shprehje të bukur, çfarë kam bërë kur ndodhi kjo non-grata? Edhe unë këtë pyetje kam bërë, çfarë kemi bërë ne more vëlla, përveçse kemi sjell demokracinë. I kam thënë edhe atij zotërisë, o zotni Basha me buzëqeshjen tënde harrojë se ia merr pushtetin demokratëve. Unë du me i ra shkurt, na u sëmur një plak dhe filloi duke thënë më shkoi jeta me shpendër, ishte koha e bufit, tha leva në kohën e Zogut dhe po vdes në kohën e bufit. Të mos na shkojë jetë me bijtë e komunizmit.
KUKËS– Një simpatizant i ish-kryeministrit Sali Berisha ka realizuar ëndrrën e tij për të bërë një foto me liderin historik të Partisë Demokratike. G...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentur sërish shpalljen e tij non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pranishëm në Kukës, në takim...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar heqjen e traut në Rrugën e Kombit që ndan Shqipërinë me Kosovën. I ndodhur në Kukës në fotloren e ti...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi Partinë Demokratike si të prerë në besë. I ndodhur në Kukës, në foltoren e tetë që mbajti sot në ku...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha tha se me nismën e re dhe me ndryshimet që kërkon të bëjë, ccdo vendim që do të merret në Partinë Demokratike do...
KUKËS– Një emigrant ka marrë rrugën nga Britania e Madhe për të qenë në foltoren e tetë të ish-kryeministrit Sali Berisha që mbajti sot në Kukës.Vetë...
KUKËS– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Rajoni i Ballkanit do të gjejë paqe vetëm kur Serbia të ndëshkohet për krimet e bëra ndaj Kosovës, S...
KUKËS- Një mbështetes i flaktë i Partisë Demokratike ka kërkuar nga lideri historik i forcës politike të mos bëjë hapa pas në misionin e marrë. Si shembull...