LIVE UPDATES
Bota

85-vjetori i Rexhep Qosjes! Në Kosovë ceremoni për të, në Shqipëri e harruan, edhe Rama shumë i zënë, lë pa “bërë

25 Qershor 2021, 14:49 Nga DOSJA
85-vjetori i Rexhep Qosjes! Në Kosovë ceremoni për të,

TIRANË– Sot një nga personalitetet më të njohura shqiptare, Rexhep Qosja feston ditëlindjen e tij të 85-të. Detaj që me siguri nuk e dinit pasi askush (bëhet fjalë për politikanët dhe pushtetarët) nuk është kujtuar që ta urojë për ditën e lindjes. Të paktën në këtë anë të kufirit, pasi dje në Kosovë në nder të tij u organizua nga ceremoni, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Librat e Rexhep Qosjes dhe të shkrimtarëve dhe studiuesve të tjerë ngriheshin në duart e demonstruesve përballë shkopinjve dhe armëve të policisë dhe, siç na dëshmon historia e përbotshme, libri e pena janë kurdoherë fitimtarë. Veç titulli i librit Populli i ndaluar, botuar në vitin 1990, mjafton për të rrokur në një togfjalësh historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe si parathënie e asaj që do të vijonte në dy dekadat e ardhshme. Angazhimi i Rexhep Qosjes në politikën e Kosovës, me gjithë polemikat dhe kundërshtitë e pashmangshme, moskuptimet e mëritë që mund të ketë lënë te të tjerët, nuk është shkëputur aspak nga përpjekja intelektuale për ta ruajtur bashkimin shpirtëror të shqiptarëve dhe për ta ngjizur atë në program politik në rrethanat e kohës. Edhe njëherë, i urojmë akademikut e intelektualit tonë të madh e të dashur të jetojë dekada të reja e të tjera, për ta parë idealin e tij të realizuar!,”-tha Kurti dje. Ndërsa në Shqipëri ka heshtje.

Askush nuk është kujtuar që ta urojë, madje as kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili vjet nuk e kurseu mesazhin e tij. Po ashtu mungon edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka një rubrikë të veçantë në Facebook për të gjithë personazhet e shquara që festojnë ditëlindjen. Ndër to ka nxjerrë aktorin Florina Binaj, Filip Çakulli, etj. Por nuk ka vend për Qosjen.

Po kush është Rexhep Qosja?

Ai është një studiuesit dhe shkrimtarët më të njohur të letërsisë shqiptare të 50 viteve të fundit. Edhe pse publiku i gjerë në Kosovë, Shqipëri dhe hapësirat e tjera shqipfolëse, e njeh më shumë për polemikat e tij të ashpra dhe të gjata, me disa prej figurave më të njohura publike këtej dhe andej kufirit. Qosja lindi më 25 qershor 1936 në fshatin Vuthaj, fshat shqiptar i mbetur në Malin e Zi. Në vitin 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, dhe një vit më vonë nisi studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të këtij universiteti, ku dhe u diplomua më 1964. Në vitin 1967, nisi punë si ndihmës në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe po atë vit kreu studimet master në Universitetin e Beogradit. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit të njohur shqiptar, Asdreni. Gjatë kësaj kohe nisi të shkruajë tregime e romane, dramaturgji, histori të letërsisë, kritikë dhe eseistikë.

Vitet e fundit, është marrë më tepër me esetë e gjata në formën e replikave me personalitete të ndryshme, mbi çështjen kombëtare dhe ato politike në Shqipëri dhe Kosovë duke u kthyer edhe si protagonist. E para ndodhi në vitin 1989, kur u propozua të bëhej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e refuzoi. Në vend të tij në krye të LDK u zgjodh Ibrahim Rugova. Marrëdhëniet mes tyre do të ishin gjithmonë armiqësore. Madje Qosja nuk la t’i humbte asnjë rast në sulmimin e Rugovës, duke e cilësuar atë tradhtar dhe të shitur tek Beogradi.

Si një kundërpeshë ndaj LDK, ai krijoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë, dhe në vitin 1998 themeloi Lëvizjen Demokratike të Bashkuar. Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet e Rambujesë në shkurtin e vitit 1999, si anëtar i delegacionit shqiptar. Dha dorëheqjen nga partia e tij, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit 2000.

Më pas nisi të mbështesë publikisht PDK-në, e dalë nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. LDK e akuzoi publikisht se kishte marrë 220 mijë euro nga partia e Hashim Thaçit, për ta sulmuar egërsisht këtë parti. Madje kur Isa Mustafa u bë kryeministër si pjesë e marrëveshjes PDK-LDK, Qosja e etiketoi publikisht si një vrasës, për shkak të postit të ministrit që mbante në qeverinë e krahinës në dhjetorin e 1989-ës, kur forcat serbe shtypën me gjak protestën e studentëve të Prishtinës.

Kohët e fundit, Qosja ishte ftohur edhe me Hashim Thaçin duke refuzuar që të merrte medaljen e nderit me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Qosja akuzoi Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së, se kanë tradhtuar idealet e dikurshme, pa e ditur që disa vite më pvonë të gjithë do të thirreshin në Hagë për t’u përballlur me akuzat për krime lufte.

Në Shqipëri, dy përplasjet më të bujshme ai i ka pasur me liderin historik të PD, Sali Berishën, dhe shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare. Me Berishën, ka një armiqësi të hapur prej 27 vitesh. Gjithçka pretendohet se e ka zanafillën një prag të një tubimi kombëtar në Tiranë në shkurtin e vitit 1992, ku shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, do të diskutonin mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare. Por Qosja e bojkotoi takimin duke nisur dhe përplasjet në distancë.

Ndërkohë debati më i shumëpërfolur, është përplasja mes tij dhe Ismail Kadaresë. Deri në vitin 1996, marrëdhëniet mes tyre ishin korrekte. Por përplasja nisi kur Kadare botoi esenë e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve”, duke pretenduar qasjen perëndimore, ndërsa shtonte edhe elementin e fesë së ndryshuar prej pushtimin otoman. Qosja iu kundërpërgjigj me një tjetër ese, “Realitet i shpërfillur”, ku pretendonte të kundërtën.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ditelindja e rexhep qoses rexhep qosja ditelindja e rexhep qoses rexhep qosja

Sondazh

Poll
Bota 25 Qershor 2021, 14:11

BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterre...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta