LIVE UPDATES
Aktualitet

92 mijë euro i ka vetëm kesh! Zbardhet SKEDA e pasurisë së Ballukut, ministres që shtoi 14.8 milionë lekë për vetëm pes

18 Shkurt 2021, 18:10 Nga DOSJA

TIRANË– Belinda Balluku u zgjodh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në janar 2019, pas largimit nga posti të Damian Gjiknurit. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol.

Belinda Balluku mban titullin juriste dhe në vitin 1999 është diplomuar për Administrim Biznesi në Institutin Teknologjik të Athinës. Znj. Balluku ka kryer një sërë kualifikimesh të tjera në fushat e Sigurisë Ajrore, Telekomunikacionit, Burimeve Njerëzore, Menaxhimit të Qeverisjes Vendore dhe Drejtimit të Institucioneve Sociale.

Në vitet 2000-2004, ajo ka punuar në kompaninë e telekomunikacionit AMC, ndërsa në vitin 2004 iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si drejtore e Kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama. Balluku është angazhuar në Partinë Socialiste prej vitit 2006.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave në vitet 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Belinda Balluku nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga ministrja Belinda Balluku për vitet 2013-2018. Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Belinda Balluku deklaronte pasuri familjare me vlerë 128.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 143.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2.4 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2018, Znj.Balluku deklaron pasuri të patundshme prej 61.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 54 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 12.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 14.9 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 66% burojnë nga paga e Znj.Balluku dhe 31% nga paga e familjarëve. Rreth 1.4% e totalit kanë si burim të ardhurat nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me problem.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë – shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë.

Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në analizën e pasurisë së Znj.Balluku janë përfshirë edhe pronat në bashkëpronësi si dhe depozitat dy-emërore me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Balla. Pas vitit 2014, nuk deklarohen më të ardhurat e Z.Balla, por vetëm shtesa të likujditeteve në bankë të depozitave dy-emërore.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Marrë nga Reporter.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku pasuria e belinda balluku belinda balluku pasuria e belinda balluku

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Shkurt 2021, 16:35

TIRANË– Vili Minarolli, një nga figurat e njohura të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë e ka konsideruar të padrejtë faktin që dy...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet