LIVE UPDATES
Aktualitet

A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i ‘Nismës’? Hajdari jep detajet, çfarë ndodhi në takimin me Kim: Listat të jenë

16 Shtator 2020, 14:39 Nga DOSJA
A do të jetë Mirush Kabashi kryetar i ‘Nismës’?

TIRANË– Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka qenë sot e ftuar më studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me aktualitetin politik, hapjen e listave, koalicionet, por edhe aventurën e saj të re, që do të jetë ajo e një partie të re politike.

Hajdari tha se ajo është për hapjen e listave 100%, ndërkohë që sipas saj barazia gjinore mund të arrihet me një korrektim paszgjedhor. Hajdari shtoi se gratë në Kuvend punojnë më shumë se burrat, por ende nuk kanë arritur dot që të shkëputen prej vullnetit të kryetarit.

“Ne do të shkojmë në hapjen e listave 100%, do të ndjekim deri në fund kërkesën e qytetarëve. Mazhoranca nuk mund ta bëjë taksative që listat për partitë e tjera të jenë të hapura deri në 30%. Mund të ketë një korrektim sa i takon barazisë gjinore, që kjo të bëhet pas rezultatit, në rast se nuk arrihet kuota prej 30 % që të jenë gratë. Përmes korrektimit duhet të shkojnë në Kuvend gratë që kanë marrë më shumë vota, në këtë rast ne kemi të bëjmë me një diskriminim pozitiv. Në të gjitha raportet rezulton se gratë bëjnë më shumë punë sesa burrat, edhe pse ka shumë pak gra që arrijnë të dalin kundër shefit të tyre. Gratë në tërësi kanë qenë të heshtura përballë liderve të tyre, unë jam një nga gratë që kam guxuar të dalë kundër kryetarit, dhe ja ku jam sot, jam përjashtuar nga partia. Duhet që ndryshimet kushtetuese të reflektohen në Kodin Zgjedhor, deri në fund të muajit shtator, pasi nuk mund të preket Kodi 6 muaj para zgjedhjeve, kjo duket të jetë e vështirë për tu arritur në momentet që flasim”, u shpreh Hajdari.

Sa i takon takimit me Yuri Kim, Hajdari tha se ajo ishte një darkë mes miqsh, dhe që nuk mund të prononcohej më shumë.

“Ajo që mund të them unë sa i takon koalicioneve, është se unë nuk kam asnjë problem prej tyre, vetëm në rast se nuk ka një deformim të vullnetit të qytetarëve. Mandati duhet të vlejë për të gjitha partitë njësoj, qofshin në koalicion apo jo. Ai ishte një takim mes miqsh, informal, në momentin që do të kemi një takim zyrtar, unë do ta njoftoj këtë në media.

Sa i përket listave të hapura mendoj se jo në mënyrë të drejtpërdrejtë por ajo çka ndodhi, ishte që çdo palë donte të merrte diçka në tryezën e Këshillit Politik, dhe ndërkombëtarët thanë se ne si opozitë parlamentare kërkonte lista të hapura dhe ne e morëm atë”, tha Hajdari.

Më tej deputetja foli dhe për partinë e re Nisma, që sipas saj do të tentojë të ndryshojë mënyrën e politikbërjes në Shqipëri, ndërsa mohoi zërat se në krye të kësaj force do të jetë aktori i njohur Mirush Kabashi.

”Ne kemi bashkuar forcat me Nismën Thurje, ata kanë njerëz të tyre, Nisma Thurje do të vijojë të ekzistojë ende si shoqëri civile, ndërsa figurat kryesore do të mblidhen për të bërë një grupim së bashku, për të pasur pse jo dhe një ndikim politik. Po të shikosh tani të treja partitë politike janë njësoj, si një biznes familjar, që të gjithë bëjnë atë që thotë kryetari. Tani ata kërkojnë që të ketë një rotacion që të marri secili prej tyre fitimet. Po ta shikosh parlamentin, është e vështirë që të shohësh deputetë që debatojnë lidhur me idetë.

Qytetarët kanë humbur interesin te parlamenti, do të vijë një parti politike që përqafon idealet dmemokratike. Do të kemi personazhe të tjerë që do të na bashkohen në javët e ardhshme, do të jenë të rinj nga diaspora që duan të japin idetë e tyre. Partia do të quhet Nisma, pozicionin që unë do të kem do ta vendosin qytetarët. Jo nuk është e vërtetë që zoti Kabashi do të jetë kryetar i kësaj force politike, ai ka qenë një mbështetës i Nismës por nuk është e vërtetë që ai do të ketë një rol drejtues. Mendoj se duhet të jetë në dorën e qytetarëve që të zgjedhin se kush do të drejtojë atë partinë, pasi në këtë mënyrë mund të rinovohet drejtimi i partive direkt nga qytetarët”, tha më tej Hajdari.

Marrë nga Faxweb

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet