LIVE UPDATES
Bota

A është 2020, “1984” që parashikoi George Orwell?

19 Tetor 2020, 13:00 Nga DOSJA
A është 2020, “1984” që parashikoi George Orwell?

SHBA- Kur George Orwell shkruante këtë libër, viti 1984 ishte e ardhme. Sot, ai vit është e shkuar. Por pas kësaj vepre, viti i vërtetë 1984 do të jetë gjithmonë një datë e së ardhmes, viti i fillimit të një epoke të mjegullt për historinë e njerëzimit.

Shtatëdhjetenjë vjet më parë, Eric Blair, me emrin e penës George Orwell, botoi “1984”, i konsideruar tashmë si një klasik i trillit distopik. Romani tregon historinë e Uinston Smith, një nëpunës i pafat në moshë të mesme, i cili jeton në Oqeaninë e udhëhequr nga vëzhgimi i vazhdueshëm. Edhe pse nuk ka ligje, ekziston një forcë policore”, “Policia e Mendimit” dhe përkujtuesit e vazhdueshëm, në afishe, se “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”. Shpesh është quajtur “roman despotik”, ku një qeveri autoritare shikon dhe kontrollon gjithçka. Ai është një vizion i zymtë i së ardhmes, që shpie në pasojat ekstreme të kushteve dhe prirjeve totalitare të botës aktuale.

Smith punon në Ministrinë e së Vërtetës dhe detyra e tij është të rishkruajë artikujt në gazetat e së kaluarës për t’u përputhur me realitetin aktual. Smith jeton në një gjendje të vazhdueshme pasigurie; ai nuk është i sigurt se viti është në të vërtetë 1984.

Megjithëse rrëfimi zyrtar është se Oqeania ka qenë gjithmonë në luftë me Euroazinë, Smith është mjaft i sigurt se ai kujton se vetëm disa vjet më parë ata kishin qenë në luftë me Azinë Lindore, e cila tani është shpallur aleati i tyre i vazhdueshëm dhe besnik. Shoqëria e portretizuar në “1984” është një shoqëri në të cilën ushtrohet kontroll shoqëror përmes dizinformimit dhe mbikëqyrjes. Ndërsa vitet e fundit “1984” është rikthyer si bestseller, Botimet Pegi e kanë risjellë për lexuesin vendas, në shqipërimin e Sokol Çungës.

Regjimi totalitar i Vëllait të Madh, që vëzhgon vazhdimisht gjithkënd dhe gjithçka nëpërmjet ekraneve të panumërta, ushtron kontrollin absolut mbi veprimet dhe ndërgjegjet e njerëzve. Gjithçka i shërben pushtetit. Librat, gazetat, arkivat dhe mendjet falsifikohen pareshtur, sepse “kush ka në dorë të shkuarën, ka në dorë të ardhmen; kush ka në dorë të tashmen, ka në dorë të shkuarën.”

Një nga teknologjitë kryesore të mbikëqyrjes në roman është “tele-ekrani” një pajisje shumë e ngjashme me televizionin tonë.Tele-ekrani shfaq një kanal të vetëm të programeve të lajmeve, propagandës dhe shëndetit. Ai ndryshon nga televizioni ynë në dy aspekte thelbësore: është e pamundur ta fikësh dhe ekrani gjithashtu i sheh shikuesit e tij.

Tele-ekrani është kamera televizive dhe e mbikëqyrëse në një. Në roman, personazhi i Smithit nuk është kurrë i sigurt nëse po monitorohet në mënyrë aktive përmes tele-ekranit.

Tele-ekrani i Orwell ishte i bazuar në teknologjitë e televizionit, të eksperimentuara para Luftës së Dytë Botërore dhe vështirë se mund të shihej si trillim shkencor. Në vitet 1930 Gjermania kishte një sistem videofonie, që funksiononte dhe programet televizive tashmë transmetoheshin në pjesë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës.

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja

Leximi mbizotërues i “1984” ka qenë se ishte një parashikim i tmerrshëm i asaj që mund të ishte. Sipas fjalëve të eseistit italian Umberto Eco, “të paktën tre të katërtat e asaj që rrëfen Orwell nuk është utopi negative, por histori”. Për më tepër, studiuesit gjithashtu kanë vërejtur se sa qartë e përshkruan “1984” të tashmen. Në vitin 1949, kur u shkrua romani, amerikanët shikonin mesatarisht katër orë e gjysmë televizion në ditë; në vitin 2009, gati dy herë më shumë. Në vitin 2017, shikimi i televizionit ishte paksa më i ulët, në tetë orë, më shumë kohë se sa kalojmë në gjumë. Në ShBA informacioni i transmetuar në ekranet televizive u bë një pjesë dominuese e jetës shoqërore dhe psikologjike të njerëzve.

Në vitin 1984, megjithatë, kishte shumë mbulim mediatik vetë-urues në ShBA, se distopia e romanit nuk ishte realizuar. Por studiuesi i studimeve të medias Mark Miller argumentoi se si slogani i famshëm nga libri, “Vëllai i Madh po ju vëzhgon” ishte kthyer në “Vëllai i Madh je ti, duke parë”, televizor.

Miller argumentoi se televizioni në Shtetet e Bashkuara mëson një lloj konformiteti tjetër nga ai i portretizuar në roman. Në roman, tele-ekrani është përdorur për të prodhuar konformitet me Partinë. Në argumentin e Miller, televizioni prodhon konformitet me një sistem të konsumit të rrëmbyeshëm – përmes reklamave, si dhe një përqendrimi te të pasurit dhe të famshmit. Ai gjithashtu promovon produktivitet të pafund, përmes mesazheve në lidhje me kuptimin e suksesit dhe virtytet e punës së palodhur.

Shumë shikues përshtaten duke u matur me atë që shohin në televizion, të tilla si veshja, marrëdhëniet dhe sjellja. Sipas fjalëve të Miller, televizioni ka “vendosur standardin e vetë-kontrollit të zakoneve”.

Lloji i shqetësimit paranojak zotëruar nga Smith në roman – se çdo veprim i rremë ose mendim i rremë do të sjellë policinë e mendimit – shfaqet tek shikuesit e televizionit që Miller i përshkruan si një “vigjilencë inerte”. Me fjalë të tjera, shikuesit e shikojnë veten për t’u siguruar që janë në përputhje me ata të tjerët, që shohin në ekran.

Kjo vigjilencë inerte mund të ekzistojë sepse televizioni lejon shikuesit të shohin të huajt, pa u diktuar. Studiuesi Joshua Meyrowitz ka treguar se llojet e programeve që dominojnë televizionin amerikan – lajmet, komeditë, dramat – janë normalizuar duke parë jetën private të të tjerëve.

Krahas rritjes së vazhdueshme të “TV realitetit”, duke filluar në vitet ’60 me “Kamera të fshehta”, “Një familje amerikane”, “Njerëz të vërtetë”, “Policë” dhe “Bota reale”, televizioni gjithashtu ka kontribuar në pranimin e një lloj video-mbikëqyrjeje.

Për shembull, mund të duket thjesht një marketing inteligjent, që një prej shfaqjeve televizive me realitet më të gjatë dhe më të popullarizuar në botë titullohet “Big Brother” (Vëllai i Madh). Devijimi i shfaqjes ndaj romanit kërkon një lloj vëzhgimi dashamirës që “Big Brother” kishte për qëllim të nënkuptonte: “Ne po ju shikojmë dhe do të kujdesemi për ju”.

Por Big Brother, si një reality show, është gjithashtu një eksperiment në kontrollimin dhe modifikimin e sjelljes. Duke u kërkuar pjesëmarrësve të vendosin jetën e tyre private në shfaqje, emisione të tilla si “Big Brother” inkurajojnë vetë-kontrollimin dhe sjelljen sipas normave të perceptuara shoqërore, ose roleve që sfidojnë ato norma të perceptuara.Stresi i interpretimit 24/7 në “Big Brother” ka bërë që emisioni të punësojë një ekip psikologësh.

Studiuesja e televizionit Anna McCarthy dhe të tjerët kanë treguar se origjina e televizionit realitet mund të gjurmohet që nga psikologjia sociale dhe eksperimentet e sjelljes pas Luftës së Dytë Botërore, të cilat ishin krijuar për të kontrolluar më mirë njerëzit.

Psikologu i Universitetit të Jeilit, Stanley Milgram, për shembull, u ndikua nga “Kamera e Fshehtë”. Në shfaqjen “Kamera e Fshehtë”, kamerat ishin fshehur në vende ku ata mund të filmonin njerëz në situata të pazakonta. Milgram ishte magjepsur me “Kamera e Fshehtë”, dhe ai përdori një model të ngjashëm për eksperimentet e tij – pjesëmarrësit e tij nuk ishin të vetëdijshëm që po vëzhgoheshin apo se ishin pjesë e një eksperimenti.

Si shumë të tjerë pas Luftës së Dytë Botërore, Milgram ishte i interesuar se çfarë mund t’i detyrojë një numër të madh njerëzish të “ndiqnin urdhrat” dhe të merrnin pjesë në akte gjenocidale. “Eksperimentet e tij të bindjes” zbuluan se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve u bindeshin udhëzimeve nga një figurë e autoritetit të vendosur për të dëmtuar një person tjetër, edhe pse me ngurrim.

“Të paktën tre të katërtat e asaj që rrëfen Orwell nuk është utopi negative, por histori”, Umberto Eco

Ndërsa shfaqjet televizive të realitetit bashkëkohor nuk i urdhërojnë pjesëmarrësit të dëmtojnë drejtpërdrejt njëri-tjetrin, ato shpesh vendosen si një eksperiment social në shkallë të vogël, që shpesh përfshin konkurrencë të fortë ose edhe mizori.

Televizioni me qark të mbyllur ekziston pothuajse në çdo fushë të jetës amerikane, që nga shpërndarësit dhe rrjetet e transportit, te shkollat, supermarketet, spitalet dhe trotuaret publike, për të mos përmendur oficerët e zbatimit të ligjit dhe mjetet e tyre.

Regjistrime të mbikëqyrjes nga këto kamera ripërdoren si lënda e parë e televizionit, kryesisht në lajme, por edhe në shfaqje si “America’s Most Wanted”, “Right This Minute” dhe të tjerë. Shumë shikues e pranojnë këtë praktikë si të ligjshme.

Nga filmi 1984, aktori John Hurt në rolin e Wiston Smith
Fytyra miqësore e mbikëqyrjes

Televizioni realitet është fytyra miqësore e mbikëqyrjes. Kjo i ndihmon shikuesit të mendojnë se mbikëqyrja u ndodh vetëm atyre që e zgjedhin atë, ose atyre që janë kriminelë. Në fakt, ajo është pjesë e një kulture të përdorimit të përhapur të televizionit, e cila ka sjellë atë që kriminologu norvegjez Thomas Mathiesen e quajti “shoqëria e vëzhguesve” – në të cilën shumë shohin disa.

Për Mathiesen, shoqëria e vëzhguesve është thjesht ana tjetër e shoqërisë së mbikëqyrjes – e përshkruar aq me vend në romanin e Orwell – ku disa shikojnë shumë.

A është përmbushur e Orwell?

Në romanin “1984” ekranet e televizorit të vëzhgojnë dhe të gjithë përgjojnë njëri-tjetrin. Krimmendimi është “mëkati” që sjell vdekjen, prandaj gjithçka që ndihmon krimmendimin duhet të zhduket: liria, gjuha, ndjenjat.

Me shumë mjeshtëri, George Orwell-i eksploron temat e kontrollit të mass-medias, survejimin e qeverisë, totalitarizmin dhe metodat e një diktatori për të manipuluar dhe kontrolluar historinë, mendimet dhe jetën e njerëzve në mënyrë të atillë që askush nuk i shpëton dot.

“1984”, një nga kryeveprat e letërsisë së shek. XX, është lexuar si manifest dhe si profeci njëherazi. Ende te lexuesi i sotshëm vjen si thirrje për të jetuar pa kompromis, por edhe sikur na paralajmëron të vërtetën e ankthshme, se shtetit terrorist që mbjell vdekje është vetëm një hap larg të kthyerit në realitet: Vëllai i Madh tashmë po na vëzhgon!

“Romani i Orwell-it është një paralajmërim për racën njerëzore. Ai thekson rëndësinë e qëndresës përballë kontrollit të masës dhe shtypjes”, shkruan kritika e New York Times.

Papritur, romani i Orwell-it na duket shumë i njohur. Është një botë ku Vëllai i Madh vëzhgon vazhdimisht dhe mjetet e teknologjisë mund të përgjojnë deri në shtëpitë e njerëzve; një botë me luftëra pa fund, ku frika dhe urrejtja drejtohen ndaj të huajve; një botë ku qeveritë ngulin këmbë se realiteti nuk është “diçka objektive, e jashtme, e vetëqenësishme” por “ajo që Partia beson si të vërtetë, ajo është e vërteta.

MARRË NGA GAZETA SI

(I.A/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota eric blair george orwell eric blair george orwell


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë