LIVE UPDATES
Bota

A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

16 Shtator 2020, 12:01 Nga DOSJA
A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

SHBA– Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur “Mini-Shengen”, BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë ide, tre shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim krijimin e një lloj “BE-je të vogël” në Evropën Juglindore: një zonë ku njerëzit, shërbimet, mallrat dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm.

Zbatimi i nismës, i njohur edhe si “Shengeni Ballkanik”, është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Dy vende të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë të pavendosura për t’iu bashkuar nismës. Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit (4.9.2020) tani aty do të hyjë edhe Kosova.

Me kërkesë të SHBA-ve

Shteti më i ri i Evropës e kishte refuzuar deri në atë moment rreptësisht pjesëmarrjen në nismë me argumentin se ajo i jep shumë epërsi Serbisë, si prodhues më i madh i mallrave në rajon.  Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u tha gazetarëve se pjesëmarrja e Kosovës ishte bërë me kërkesë të SHBA-ve. “Ne do të kujdesemi që në asnjë moment të mos cenohen interesat shtetërore të Republikës së Kosovës”, premtoi Hoti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mirëpriti marrëveshjen e Uashingtonit: “Më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike, ” shkroi Rama në Twitter.

ASNJË TRADHËTI BURRA!
Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër! pic.twitter.com/op1y3dETAy

— Edi Rama (@ediramaal) September 4, 2020

Por se çfarë synojnë saktësisht SHBA-të me mbështetjen e nismës “Mini-Shengen”, kjo është e paqartë. Nisma për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor ka. Fakti që ky bashkëpunim, i cili është i rëndësishëm për afrimin me BE-në, po mbështetet nga SHBA-të është për t’u mirëpritur, i tha Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike.

Beyer, i cili është gjithashtu raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Bundestag dhe Këshillin e Evropës, kujton se “kjo fillimisht u iniciua vite më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe është ndjekur dhe intensifikuar me sukses të konsiderueshëm në vijim”.

Zona Ekonomike Rajonale

Në fakt, që nga viti 2014 qeveria gjermane, përmes “Procesit të Berlinit”, është përpjekur t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e gjatë drejt BE-së. Në vitin 2017, gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia – miratuan një plan veprimi shumëvjeçar për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Si bazë për këtë shërbeu Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), së cilës i përkasin të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila po mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes, tha në një intervistë me DW se megjithë vështirësitë e shumta politike, ka edhe përparime. Si shembull ajo përmend tarifat  roaming të cilat do të hiqen gradualisht deri në 2021.

Në samitin e ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet këtë vjeshtë në Sofje, do të miratohet një plan veprimi i dytë për Zonën Ekonomike Rajonale. “Ky parashikon intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e digjitalizimit, investimeve, lëvizshmërisë dhe turizmit,” tha Bregu.

Rëndësi gjeopolitike?

Atëherë, cila është përparësia që ofron “Shengeni Ballkanik”  ndaj me Zonës Ekonomike Rajonale dhe CEFTA-s? Kjo është vështirë të thuhet, thotë Ardian Haçkaj, drejtori i Institutit Hulumtues për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në Tiranë, sepse deri tani askush nuk ka parë një dokument zyrtar. Publikut i është ofruar vetëm një deklarate e përbashkët nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, pas një takimi në Ohër, në vitin 2019. Aty të tre politikanët theksuan se “Mini-Shengeni” është në përputhje me “Procesin e Berlinit”.

Ndërsa BE-ja dhe Gjermania janë thuajse indiferente ndaj termit “Shengen Ballkanik”, SHBA-të kanë sinjalizuar që në fillim mbështetjen e tyre. Të enjten (17. 09. 2020) Bosnja dhe Hercegovina, do të diskutojë mundësinë e bashkimit në projektin e “BE-së së vogël”, pas sugjerimit të anëtarit serb të presidencës trietnike të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.

Dodik e bëri propozimin pasi u takua me të dërguarin e Ballkanit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer. Një ditë më parë Palmer kishte qenë në Berlin, ku  kishte marrë pjesë në një konferencë të Fondacionit Konrad Adenauer me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor. Sipas informacioneve të DW-së, nisma e “Mini-Shengen”-it aty nuk luajti asnjë rol.

Ardian Haçkaj nuk përjashton mundësinë, që “Mini-Schengeni të bëhet një instrument gjeopolitik i SHBA-ve për të mbajtur ndikim në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë”.

BE me rol moderues

Valeska Esch nga Instituti Aspen në Gjermani e kritikon këtë qëndrim. “Nëse qeveria e SHBA me të vërtetë dëshiron të mbështesë në mënyrë thelbësore normalizimin midis dy vendeve dhe qasjen e tyre në BE, do të ishte më mirë që të mbështeste zbatimin e iniciativave ekzistuese, sesa të prezantojë si të reja nisma të ngjashme”,  tha ajo në një intervistë me DW.

Sidoqoftë, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-ve, aq i dëshiruar nga të gjitha palët,  funksionon me vështirësi, që kur ka marrë detyrën Presidenti Donald Trump. Takimi kosovaro-serb më 4 shtator ishte i përgatitur dobët dhe jo i mirëkoordinuar me BE-në, thonë kritikët në Berlin.

Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, e quan madje një “shfaqje maçiste- neo-koloniale që i shërbeu vetëm fushatës zgjedhore të Donald Trump”. Për Deutsche Wellen ai tha se “BE-ja tani duhet të marrë përsipër një herë e mirë rolin si moderatore.”.

Ardian Haçkaj nga Instituti i Kërkimeve për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë dyshon se BE-ja mund ta luajë këtë rol vetëm. “Vonesat për miratimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe refuzimi i vazhdueshëm për t’u dhënë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave të premtuar prej kohësh i kanë kushtuar BE-së shumë besueshmëri në rajon,” i tha ai Deutsche Welle-s. “Bashkëpunimi me SHBA/të është i nevojshëm për një zgjidhje te qëndrueshme në Ballkan.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ballkani perendimor mini shengen ballkani perendimor mini shengen


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë