LIVE UPDATES
Bota

A ishte Iliaz Elyesa Bazna spiuni i famshëm “ciceron” i nazistëve ? Ja versioni i gazetarit anglez të “The Sunday Chro

20 Qershor 2020, 08:49 Nga DOSJA

“Ciceroni” ishte anglez

Shërbëtori shqiptar mund të ketë qenë vetëm një instrument i spiunit të madh ndërkombëtar, identiteti i të cilit mbetet misterioz… 

…parashtron një gazetar britanik, të cilit Bazna i deklaroi : “Do të them të vërtetën kundër 50 milionëve.” 

Çështja “Ciceron” ishte arritja më e bujshme e luftës, në çështjet e spiunazhit. Moyzisch, diplomati gjerman, pastaj von Papen në kujtimet e tij, kanë rrëfyer se si shërbëtori i ambasadorit britanik në Ankara mundi të vidhte çelësat e kasafortës, të fotografonte dokumentet që jepnin të gjitha detajet e zbarkimit në Francë, dhe t’ua shiste gjermanëve. 

Por, shumë specialistë janë të bindur se e gjithë e vërteta në këtë histori nuk është zbardhur. Henry Thody, një gazetar anglez i “The Sunday Chronicle”, sapo ka shkuar në Stamboll për të tentuar të vërtetojë teorinë e tij. Ai beson se Bazna, shërbëtori shqiptar, i cili ende jeton në Turqi, nuk ishte Ciceroni i vërtetë. 

Ky i fundit thuhet se është një anglez, një spiun i shkëlqyeshëm ndërkombëtar me një identitet misterioz, ku shërbëtorin e vogël mund ta ketë përdorur si instrument. 

Henry Thody u takua disa herë me Iliaz Baznën (Elyesa Bazna) në Stamboll. Njeriu që pretendon të ketë qenë heroi i kësaj afere të jashtëzakonshme, i popullarizuar nga filmi “Five fingers”, është një krijesë e vogël, e dobët, nervoze, tek të pesëdhjetat, tullac dhe e pajisur me një nofull mbresëlënëse prej ari. 

Ai jeton pa para, duke u munduar për të fituar jetesën duke kënduar në kinematë e Stambollit, midis dy filmave. Gjermanët e paguajtën atë me para të falsifikuara. Ai nuk mori asnjë të hollë mbi të drejtat për librat dhe filmin që tregoi historinë e tij. Dhe pesë fëmijët e tij nuk hanë sa duhet çdo mbëmje.

 Përveç kësaj, Bazna jeton në një frikë të vazhdueshme. Ai hap derën e tij me kujdes, duke pasur frikë çdo ditë se do ta therin në mes të shpatullave dhe do ta hedhin në Bosfor. 

— A jeni vërtet Ciceroni ? e pyeti Henry Thody. 

— Nëse nuk jam, u përgjigj ish-shërbëtori, e di se kush është. Unë jam i vetmi që i di të gjitha detajet e çështjes. Ato që kanë thënë Moyzisch dhe von Papen nuk janë plotësisht të sakta. Edhe Shërbimi i Inteligjencës do të befasohej me njohjen e vërtetë të çështjes Ciceron…

 Baznës i ofruan një milion për të treguar historinë e tij. Ai refuzoi. Ai kërkon pesëdhjetë. Kush do t’ia japë që të dijë më në fund të vërtetën për këtë çështje të çuditshme ? Padyshim se askush, sepse në sferat e larta nuk besojnë se shqiptari i vogël di me të vërtetë më shumë se sa është thënë. 

Megjithatë, ka disa pika misterioze. Pse kërkoi ai që të paguhej në paund, në vend të arit apo dollarëve ? Si diti, një shërbëtor i thjeshtë, të zgjedhë midis dokumenteve të mbyllura në kasafortën e Sir Hughe Knatchbull-Hogessen, ato që kishin rëndësinë më të madhe dhe të cilat do të ndryshonin fatin e milionave njerëzve ? Si arriti ai, i vetëm, t’i fotografojë këto dokumente me saktësinë e nevojshme teknike ? Dhe t’i vidhte ato duke shmangur kurthet elektrike që mbante kasaforta ? 

Të gjitha këto pyetje ndoshta do të mbeten pa përgjigje. Britanikët ndjehen, ende dhe sot, shumë të prekur që ranë në kurthin e një shërbëtori shqiptar në një çështje kaq të rëndësishme. Dhe shumë janë të bindur se do të ishte më mirë për prestigjin britanik, që bota të dinte se Ciceron ishte në të vërtetë një spiun anglez.

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota iliaz elyesa bazna iliaz elyesa bazna


Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor 2020, 07:20

Zgjedhjet në Serbi – fituesi dihet!

Nuk ka fije dyshimi se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të cilat mbahen ditën e dielë, me 21 qershor. Partia Përparimtare Se...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet