All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

A je e gatshme të dalësh të mbledhësh para? Si zhvillohet prostitucioni në Europë, kush janë ‘kapot’. Mafia i

24 Qershor 2021, 11:38 Nga DOSJA
A je e gatshme të dalësh të mbledhësh para? Si zhvillohet
All - Paragraf - 1

OKB-ja llogarit, që deri në 80 përqind e nigerianeve, që vijnë me anije refugjatësh në Europë detyrohen të prostituojnë. Bëhet fjalë për mijëra vajza të reja. Njëra prej tyre që foli për Deutsche Welle-n është Juliet. Meqënëse ajo nuk dëshironte të identifikohej, emri është ndryshuar për këtë artikull. Ajo tregon se ka ardhur në Itali katër vjet më parë me një varkë refugjatësh dhe ra në kthetrat e mafias nigeriane: „Ata i rrahin vajzat dhe i pyesin a je e gatshme të dalësh të mbledhësh para? Nëse një nga vajzat thotë “jo, nuk jam më në gjendje, nuk mundem më”, atëherë ata vazhdojnë ta rrahin. E lenë pa bukë dhe pa ujë. E mbyllin për ditë me radhë në një dhomë. Vajzat kështu thyhen. Ata janë të pashpirt”.

Në Benin, Nigeri nuk e përdor kush fjalën prostitucion për vajzat që shkojnë në Itali, por “të vrullshmet”

Në Romë kontaktojmë Davidin. Edhe emrin e tij e kemi ndryshuar. Davidi ka qenë vitin e kaluar pjesë e mafias nigeriane dhe na tregon se si u bë vetë dëshmitar i vrasjes së një vajze që ishte detyruar të prostituonte dhe u largua nga mafia. „Ata e ndanë vajzën copa-copa. Ishin mbase nja dhjetë vetë, dhe secili morri nga një kg pjesë trupi, deri sa i zhdukën të gjitha copat duke i hedhur në pyll apo gjetkë. Trupi nuk u pa më. Thjesht, vajza u zhduk nga faqja e dheut.”

Castel Volturno nën hijen e mafias nigeriane

Një nga qendrat e mafias nigeriane është Castel Volturno, në jug të Italisë. Shpesh të ashtuquajturat Madames, tutoret nigeriane, mbajnë nën kontroll një grup me të reja. Pas tyre fshihet mafia. Mafia nxjerr qindra miliona euro me prostitucionin e detyruar.

Juliet arriti dikur që të largohet, dhe na tregon se gjeti strehim në një shtëpi grash. Pothuajse të gjitha gratë e ardhura aty kanë qenë detyruara dikur të prostituonin. Ashtu si Juliet edhe ato kanë ardhur në Europëpër t‘i shpëtuar varfërisë në vendin e tyre. „Në Nigeri, po të jesh i ri je i vdekur. Jeton, por në fakt je i vdekur. Nuk ka shpresë fare, as për të rinjtë as për fëmijët. Aty mungon çdo gjë”, rrëfen nigeriania.

Pikërisht këtë gjë shfrytëzojnë tregtarët e qenieve njerëzore në Afrikë. Ata joshin atje vajzat e reja duke i mbushur me premtime. Shpesh ata financojnë udhëtimin shumë javor nëpër shkretëtirë dhe nëpër det. Kur vijnë në Europë ata u thonë vajzave se janë në borxh dhjetëra mijëra euro dhe se duhet të dalin të punojnë.

Mafia italiane delegon kriminalitetin

Sergio Nazzaro i njeh mirë këto metoda. Këshilltari i komisionit të antimafias në parlamentin italian është specializuar mbi kriminalitetin e organizuar nga Nigeria dhe bashkëpunimin me mafian vendase: „Sigurisht që mafia nigeriane është e rrezikshme, ajo nxjerr para me drogë, prostitucion dhe mashtrime në internet. Por kush e ka nën kontroll ekonominë ose të paktën një pjesë të saj? Kush është në administratë dhe në politikë? Është mafia italiane. Kush është pra më e rrezikshme? Ata që janë të dukshëm nëpër rrugë, por edhe kjo është pjesë e planit strategjik të mafias italiane. Ajo kërkon që të delegojë kriminalitetin, në mënyrë që të tregojë se të tjerët janë të këqinjtë për të mbuluar kështu veten. Ky është synimi i mafias, të fshehë veten.”

Davidi na tregon se si është ndarë mafia italiane dhe ajo nigeriane në grupe të ndryshme, në të ashtuquajturat lidhje sekrete. Këto veprojnë ndërkohë në mbarë Europën me brutalitet në rritje. Ata që keqtrajtojnë vajzat e reja duke i detyruar ato edhe përmes torturave për prostitucion, nuk mbërrijnë kurrë në bankën e të akuzuarve, sepse jetojnë në ilegalitet si pjesa më e madhe e nigerianëve.

Davidi na thotë, se: Pjesa më e madhe e tyre janë si fantazma. Ata nuk janë të regjistruar askund, askush nuk di gjë për ta, as qeveria. Ata nuk kanë dokumenta. Nëse vdesin, autoritetet e kanë të pamundur të marrin vesh që personi nuk gjendet.”

Ndërkohë Juliet ka marrë lejeqëndrimi dhe ka gjetur një punë në një restorant. Por jeta që bën ajo nuk është normale, sepse burrat nuk e lenë asnjëherë të qetë, duke u përpjekur ta rikthejnë atë në rrugën e prostitucionit.

Juliet do që ta harrojë makthin që ka kaluar. Por sa kohë që ekziston kërkesa për seks me çmim të lirë, thotë ajo, gratë nga Nigeria do përfundojnë tek semafori. Kjo nuk është një jetë më e mirë, sikurse ato e kanë shpresuar ta sigurojnë në Europë.

Jan-Philipp-Scholz/DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota prostitucion ne europe prostitucion ne europe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet