LIVE UPDATES
Bota

A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët: Ngrohjes globale?

31 Tetor 2021, 10:04 Nga DOSJA
A mund të bashkohet bota kundër armikut të përbashkët:

SKOCI- Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën këtë vit rishtron një pyetje urgjente për komunitetin ndërkombëtar: A mund të bashkohet bota për t’u përballur me armikun e përbashkët të ngrohjes globale përpara se të jetë tepër vonë?

Bisedimet, që nisin të dielën në Skoci, kanë qenë gjithmonë të tensionuara, por pandemia e koronavirusit, kriza ekonomike që e ka pasuar dhe kriza e fundit e energjisë pritet të bëjnë edhe më shumë presion në takimin dyjavor.

Vendet e pasura u kanë borxh të varfrave

Premtimi i vendeve të pasura për të mbledhur 100 miliardë dollarë çdo vit për vendet e varfra – në mënyrë që këto të fundit t’i përballojnë ndryshimet klimatike – duket se nuk është përmbushur në vitin 2020. Vlerësimet për vitin 2019 tregojnë se financimet ishin rreth 80 miliardë dollarë.

Një formulë të caktuar se sa apo si duhet të kontribuojnë vendet në total, nuk ka. Por, Instituti i Burimeve Botërore, me bazë në Uashington, ka vlerësuar se vetëm disa vende të pasura, përfshirë: Francën, Japoninë, Norvegjinë, Gjermaninë dhe Suedinë kanë dhënë shuma të bollshme. Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kanadaja kanë qenë shumë larg.

Një zgjidhje e propozuar këtë javë është që pagesat të jenë mesatarisht 100 miliardë dollarë në vit – nga viti 2021 deri më 2025, ndërsa mungesat e viteve të mëparshme të kompensohen me pagesa më të larta më vonë.

Vendet në zhvillim pritet t’i shfrytëzojnë bisedimet në Gllasgou të Skocisë për të kërkuar para për projekte, të cilat synojnë përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Për momentin, pjesa më e madhe e financimit shkon drejt reduktimit të emetimeve.

Vendet e varfra gjithashtu këmbëngulin se është koha për të sqaruar se kush do të paguajë për dëmet që u ka shkaktuar vendbanimeve moti ekstrem.

“Njerëzit tanë po vuajnë në mënyra të ndryshme si rezultat i një krize, në të cilën kanë kontribuar pak”, ka thënë Sonam P. Wangdi nga Butani, i cili në bisedime kryeson grupin e vendeve më pak të zhvilluara.

Tregtimi i karbonit

Disa punë të papërfunduara nga Samiti i Klimës në Paris, në vitin 2015, përfshijnë rregullat për tregtimin ndërkombëtar të karbonit, i cili shihet si një instrument kyç për kontrollimin e forcave të tregut në luftën kundër ngrohjes globale.

Negociatorët nuk kanë arritur të finalizojnë këtë pjesë të rregullores së Parisit në Madrid, dy vjet më parë. Ata do të bëjnë përpjekje të reja në Gllasgou.

Në njërën anë do të jenë vendet që duan rregulla më të rrepta për të shmangur vërshimin e kuponëve të pavlefshëm të karbonit në treg. Në anën tjetër do të jenë vendet në zhvillim, që këmbëngulin se certifikatat e grumbulluara në bazë të marrëveshjeve të mëparshme, duhet të respektohen.

Rregullat janë kritike, sepse për shumë vende dhe kompani – që të arrijnë në zero emetime deri në mes të shekullit – ndotja do të duhet të balancohet nga një sasi e barabartë karboni që kapet gjetkë, si për shembull nëpërmjet pyjeve ose mjeteve teknologjike.

Krijimi i një tregu ndërkombëtar të karbonit paraqet gjithashtu një mundësi për të mbledhur para përmes tarifave të transaksionit, por kush i menaxhon ato dhe si, mbetet çështje e pazgjidhur.

Sigurimi i transparencës

Transparenca është një element kyç i bisedimeve, sepse natyra vullnetare e Marrëveshjes së Parisit nënkupton që vendet të shikojnë se çfarë përparimi bëjnë të tjerët, përpara se t’i rrisin objektivat e tyre edhe për një shkallë. Një tjetër debat përqendrohet rreth kornizës kohore për raportimin e objektivave të reja, për uljen e ndotjes.

Marrëveshjet aktuale kërkojnë që vendet e zhvilluara të vendosin objektiva të reja çdo pesë vjet, por disa pjesëmarrës duan të kalojnë në premtime vjetore, së paku derisa bota të jetë në rrugë të duhur për të përmbushur synimet e vendosura me Marrëveshjen e Parisit.

Metani

Metani, përbërës kryesor i gazit natyror dhe nënprodukt në bujqësi, është anashkaluar në njëfarë mënyre në negociatat e kaluara. Ai është rreth 20 herë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit, por qëndron në ajër vetëm për rreth një dekadë.

Reduktimi i emetimeve, duke rregulluar rrjedhjet në tubacionet e gazit dhe duke kufizuar ndezjet në vendet e shpimit, do të ofronte një përmirësim të vogël, por të dukshëm. Bota nuk mund ta zgjidhë problemin e klimës pa reduktuar metanin, thotë Kelly Levin, shefe e shkencës, të dhënave dhe ndryshimit të sistemeve në Fondacionin Bezos Earth.

Zotimi për 45%

Zotimi për të reduktuar emetimet për 45% deri në vitin 2030 – krahasuar me nivelet e vitit 2010 – nuk është aq shumë një pikë negocimi, sa është një qëllim i vendosur nga OKB-ja, që bisedimet të konsiderohen të suksesshme. Deri më tani, emetimet janë në rritje, jo në rënie.

Përgjysmimi i emetimeve në dekadën e ardhshme konsiderohet si një hap kyç në rrugën drejt zero emetimeve në vitin 2050, që shkencëtarët thonë se është e vetmja mënyrë për të arritur qëllimin e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike samiti i cop26 samiti per ndryshimet klimatike

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj