E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, pritet ta paralajmërojë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, kundër “veprimeve të ngutshme” të cilat mund të dëmtojnë raportet SHBA-Turqi, tha një zyrtar amerikan.
Në fillim të këtij muaji, presidenti Erdogan, urdhëroi shpalljen “non grata” (të padëshiruar) të dhjetë ambasadorëve perëndimor në Turqi, përfshirë atë amerikan, pasi ata kishin kërkuar lirimin e aktivistit të burgosur, Osman Kavalla.
Nëse do të ndodhnin dëbimet e ambasadorëve, atëherë ky do të ishte një veprim i pashembullt në raportet mes vendeve anëtare të NATO-s. Më pas, Erdogan e tërhoqi kërcënimin dhe tensionet u zbutën. Ai tha se qëllimi i Ankarasë nuk ishte të krijonte një krizë. Biden dhe Erdogan po marrin pjesë në një samit të Grupit G20-ës në Romë të Italisë.
Një zyrtar amerikan, duke folur me gazetarët tha se Biden do t’i thotë Erdoganit se “duhet gjetur një mënyrë për të shmangur krizat dhe se veprimet e ngutshme nuk janë në dobi të partneritetit dhe aleancës SHBA-Turqi”.
Mosmarrëveshja nisi kur ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke kërkuar lirimin e Kavallës.
Filantropi, Kavalla, 64-vjeç, për katër vite po mbahet në paraburgim edhe pse ende nuk ka një vendim për dënimin e tij nga gjykata.
Paraburgosja e tij ndodhi pas protestave dhe tentativës për grusht shtetit në vitin 2016. Biden do të diskutojë gjithashtu me Erdogan lidhur me kërkesën e Turqisë për të blerë avionë luftarakë F-16, raportet në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve dhe një sërë çështjesh rajonale si Siria dhe Libia.
Ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar administratës së Bidenit të mos pranojë t’i shesë Turqisë F-16 dhe kanë kërcënuar se do të bllokojnë çdo eksport të tillë me arsyetimin se Turqia kishte blerë sisteme ruse të mbrojtjes raketore S-400.
Aleanca midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë është tensionuar vitet e fundit për shkak të dallimeve politike në Siri, blerjes së raketave ruse të mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut./REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ITALI– Presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për trajtim të barabartë dhe njohje reciproke të vaksinave të COVID-19 bazuar në listën e Organizatës ...
PRISHTINË– Aktori i “Stupcave”, Osman Azemi është sulmuar nga qentë endacakë. Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku duket momen...
PRISHTINË– Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka pritur në një takim homologun e tij shqiptar, Gledis Nano gjatë ditës së...
SHBA – Ish-i dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka dhënë një një intervistë ku ka folur ed...
SERBI – Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi Dragan Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës s...
JEMEN- Shpërthimi i një makine pranë aeroportit të Adenit, kryeqyteti i përkohshëm i qeverisë së Jemenit, u mori jetën 12 personave dhe shkaktoi lëndime të mëd...
SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...
SHBA – Aktori amerikan Alec Baldwin po gjen ngushëllim tek familja e tij pas incidentit tragjik në të cilin ai vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchi...
ITALI– Ndryshimet klimatike dhe pandemia e koronavirusit janë në krye të axhendës së Samitit të G20, i cili do të mbahet sot dhe nesër në Romë. Kjo është ...
ITALI– Zonjat e para të liderëve botërorë që marrin pjesë në samitin e G20-ës në Romë, u shfaqën sot me një pamje elegante teksa mbërritën për një vizitë ...