LIVE UPDATES
Bota

Historia përsëritet? Video e Dragan Djilas, njëjtë si e Oliver Ivanoviç para vrasjes

30 Tetor 2021, 19:10 Nga DOSJA
Historia përsëritet? Video e Dragan Djilas, njëjtë si e

SERBI – Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi Dragan Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Beogradit, po cilësohet si përgjegjës për politikën e ndjekur nga shteti gjatë asaj kohe.

Në listën e përgjegjësive që i vishen atij është se Serbia numrin e të papunëve kishte 25 për qind dhe se Kosova shpalli pavarësinë. Videoja në fund përfundon me mallkimin e Djilasit. Ngjashmëria me videon e parë në të cilën vihet në shënjestër dikush nga jeta publike është e madhe. Bëhet fjalë për një video kundër Oliver Ivanoviçit. “Çfarë personaliteti është Oliver Ivanoviç?”, ishte pyetja kryesore e videos, e cila u transmetua nga televizionet Pink dhe Most, pak para fillimit të fushatës zgjedhore në Kosovë dhe pasi Ivanoviç vendosi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Videoja në të cilën Ivanoviçin e përshkruajnë si të afërt me vrasësit, “i cili nuk qan për të vrarët, por për makinën e tij”, ishte kulmi i linçimit mediatik që përjetoi ky politikan. Ai u vra menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje. Deri më sot nuk dihet se kush është porositësi i kësaj videoje, edhe pse është publikuar në dy televizione, e derisa është publikuar në televizionin Most, në këndin e sipërm shkruhej “Spot me pagesë nga Lista Serbe”. Kjo video që ka në shënjestër kundërshtarët e Qeverisë së drejtuar nga Partia Progresive Serbe, të cilët janë cilësuar si “mercenarë që sulmojnë presidentin Aleksandar Vuçiç”. Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiç, e cila përmendet në këtë video, tha se ky lloj linçimi ndaj disidentëve nuk është gjë e re.

“Ajo që është interesante, kjo video për Ivanoviçin është krijuar në periudhën kur ai fliste rreth punëve të Zvonko Veselinoviqit dhe ekspozonte kombinimet kriminale të grupit të tij. Para pak kohësh kam treguar se si Veselinoviq e ka financuar fushatën e Partisë Progresive Serbe përmes kompanisë ‘Invictus Media’, që ka marrëdhënie të ngushta me vëllain e presidentit serb Andrej Vuçiç”, tha Tepiç.

Politologu Cvijetin Milivojeviç thotë videoja ka një ngjashmëri mes asaj të Djilasit dhe të Ivanoviçit.

“Dallimi i vetëm mes këtyre dy videove është se kjo për Djilasin nuk është transmetuar në mediat tradicionale, që nuk do të thotë se nuk do të ndodhë. Fatkeqësisht, është një mallkim i faktit që hapësira mediatike në internet nuk përcaktohet ligjërisht si hapësirë në ato tradicionale. Kjo situatë u shkon më shumë për shtat autoriteteve, sepse çdo gjë që nuk dënohet me ligj e trajtojnë si të lejuar. Dhe e gjithë kjo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thotë Milivojeviç.

Siç sqaron më tej ai, as sot nuk dihet se kush qëndron pas videos kundër Ivanoviç.

“Dhe ja sa ka kaluar nga vrasja e Ivanoviçit dhe se televizionet serbe me frekuencë kombëtare nuk pranojnë t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Prandaj, kompanisë televizive mund t’i ndalohet transmetimi për gjashtë muaj deri në një vit. Tani, televizioni Most ka respektuar ligjet e Kosovës, kështu që ka dorëzuar informacion në gjyq që Lista Serbe qëndron pas gjithçka”, përfundon ai.

Marrë nga NOVA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dragan djilas lista serbe oliver ivanoviq serbi dragan djilas lista serbe oliver ivanoviq serbi

Sondazh

Poll
Bota 30 Tetor 2021, 19:57

Takimi mes Biden dhe Erdogan do të mbahet nesër

SHBA – Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan ditën e nesërme, të dielën në samitin e G20 në Romë sipas një zyrt...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen