LIVE UPDATES
Bota

A mund të jetë Nexhat Daci kandidat konsensual për President

11 Shtator 2020, 15:12 Nga DOSJA
A mund të jetë Nexhat Daci kandidat konsensual për President

KOSOVË– Sipas një propozimi brenda koalicionit qeverisës, Nexhat Daci mund të rikthehet në skenë, si president konsensual i vendit. Gazeta Express mëson se ai është përmendur, e propozimi i tij ka marrë “aminin” e Presidentit Thaçi. Nuk dihet nëse do të bindet Ramush Haradinaj, e vetë Nexhat Daci i ka dhënë Gazetës Express një përgjigje rreth kësaj. Çështja e Presidentit po i shkakton telashe koalicionit qeverisës, që nga formimi i tij, ani pse partnerët janë marrë vesh për të mos folur rreth kësaj teme në fillim.

Ndaras të gjithë kanë folur kryesisht për këtë temë. Ramush Haradinaj madje e ka shpallur kandidaturën, që nuk ia përkrahën partnerët. Isa Mustafa dhe Haradinaj dje janë takuar pas disa javësh përplasje publike.  Gazeta Express mëson se është propozuar një emër për kandidat konsensual për President.

Bëhet fjalë për një nga figurat kryesore të politikës kosovare në vitet e pasluftës, ish-kryeparlamentarin e Kosovës dhe zyrtarin e lartë të LDK’së, Nexhat Dacin. Daci në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se nuk ka njohuri nëse është propozuar dhe se momentalisht është i tërhequr nga skena politike.

“Nuk kam informatë. Në këtë periudhë jam i tërhequr me problemet e mia. Nuk kam asnjë njohur dhe s’kam çka…”, tha ai.

Anëtari i Akademisë së Shkencave, i pyetur nëse do të pranonte të ishte kandidat për president, tha se tash nuk ka çfarë të thotë.

“Po e lëmë tash me kaq, pastaj shohim”, ka thënë Daci.

Gazeta Express mëson se presidenti Thaçi është deklaruar se për të është i pranueshëm emri i Nexhat Dacit. Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, historikisht ka pasur raporte të mira me akademik Dacin. Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte emëruar Arian Dacin, djalin e Nexhat Dacit zëvendësministër të Ambientit. Nuk dihet nëse këto raporte do të mund t’ia thyejnë mendjen Haradinajt, që tashmë e ka shpallur vetën kandidat për President.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, vazhdimisht po përserit se për president, koalicioni qeverisës duhet të vendosin krejt bashkë. E nëse s’merren vesh, Mustafa thotë se duhet shkuar në zgjedhje.

“Unë e shoh të arsyeshme që të gjithë të ulemi dhe të diskutojmë rreth kësaj çështje. Nëse nuk ka zgjidhje ne mund të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Mustafa dje në Pressing të Televizionit 7.

Mustafa, më herët nuk ka fshehur dëshirën “për ta përmbyllur karrierën politike” nga pozita e Presidentit. Megjithatë, ai tash duket se nuk ka të tilla synime më.

Mustafa dje ka thënë se nuk konsideron që i takon posti i Presidentit LDK’së, pasi e ka postin e kryeministrit.

 “Unë nuk shoh asgjë të keqe që AAK e ka ofruar Haradinajn president. Mirëpo nuk është mirë të kushtëzohet. Por, edhe sikur të kushtëzon LDK’në, kjo nuk do të mjaftonte”, ka thënë Mustafa.

Presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjedhet më së largu deri në javën e parë të marsit të vitit 2021. Mirëpo, Tribunali Special mund ta ndryshojë periudhën e zgjedhjes.

Prokuroria Speciale në Hagë ka dorëzuar aktakuzë nda Presidentit Hashim Thaci në prill të këtij viti. Dhomat e Specializuara kanë afat deri në tetor ta konfirmojnë apo ta hedhin poshtë atë aktakuzë. Presidenti Thaçi ka thënë se ai jep dorëheqje, nëse aktakuza e bërë publike konfirmohet.

Marrë nga: GazetaEkspress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni nexhat daci nexhat daci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet