LIVE UPDATES
Bota

A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

10 Mars 2022, 07:49 Nga DOSJA
A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse.

Kjo, edhe pavarësisht faktit se Rusia ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse vjen deri te ndalimi i naftës së saj.

Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus?

SHBA-ja ka marrë vendim për të ndaluar plotësisht importet e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, pasi Ukraina e cila ndodhet nën pushtimin rus ka bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve.

Mbretëria e Bashkuar do ta heqë naftën ruse gradualisht nga tregu deri në fund të vitit ndërsa BE-ja do t’i reduktojë për dy të tretat importet e gazit rus.

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se refuzimi i naftës ruse do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global”.

Çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë rritur ndjeshëm dhe mund të rriten edhe më shumë nëse Rusia i ndalon eksportet.

Sa naftë eksporton Rusia?

Rusia është prodhuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Nga rreth pesë milionë fuçi naftë bruto që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e kësaj sasie shkon në Evropë.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale për naftë në Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA-ja është më pak e varur. Në vitin 2020, ajo ka importuar rreth 3% të naftës së saj nga Rusia.

Po furnizimet alternative me naftë?

Analisti i politikave energjetike në Institutin Bruegel, Ben McWilliams, thotë se duhet të jetë më e lehtë të gjesh furnizues alternativë të naftës, sesa të gazit.

SHBA-ja i ka kërkuar Arabisë Saudite që të rrisë prodhimin e saj të naftës, por ajo i ka kundërshtuar kërkesat e mëparshme të SHBA-së për të rritur prodhimin, në mënyrë që të ulen çmimet e naftës.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC. OPEC-u përbën rreth 60% të naftës së papërpunuar, që tregtohet ndërkombëtarisht. Për shkak të kësaj, OPEC ka një rol kyç në çmimet e naftës.

Rusia nuk është në OPEC, por ka punuar me të që nga viti 2017.

SHBA-ja po shqyrton gjithashtu lehtësimin e sanksioneve të naftës ndaj Venezuelës. Dikur ka qenë furnizuese kryesore e SHBA-së me naftë, por, kohëve të fundit, Venezuela e ka shitur naftën e saj kryesisht në Kinë.Çfarë do të ndodhte nëse gazi rus ndalon të rrjedhë në Evropën Perëndimore?

Çmimet për ngrohje të cilat tashmë janë të larta do të rriteshin edhe më shumë.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së.

Nëse rrjedha e gazit ndalet, Italia dhe Gjermania do të cenoheshin në mënyrë të veçantë.

Evropa mund t’iu drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit, si Katari, ose Algjeria dhe Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

A mund të gjenden alternativa për gazin rus?

Jo shumë lehtë.

“Është më e vështirë ta zëvendësosh gazin, sepse ne i kemi këto tubacione të mëdha që e çojnë gazin rus në Evropë”, thotë McWilliams për BBC-në.

Instituti Bruegel, me seli në Belgjikë, parashikon se nëse Rusia i ndalon furnizimet me gaz në Europë, atëherë Europa mund të importojë më shumë gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja. Europa gjithashtu mund ta rrisë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë, por ta bësh këtë nuk është e shpejtë ose e lehtë.

“Burimet e rinovueshme kërkojnë kohë për t’u përhapur, kështu që, në afat të shkurtër, kjo nuk është zgjidhje”, thotë për BBC-në Simone Tagliapietra, analist i kërkimeve në Bruegel.

“Për dimrin e ardhshëm, ajo që mund të bëjë ndryshimin, është ndërrimi i karburantit, hapja e termocentraleve me qymyr ashtu siç planifikojnë të bëjnë Italia dhe Gjermania në rast emergjence”, thotë ai.

BE-ja ka propozuar një plan për ta bërë Europën të pavarur nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, përpara vitit 2030. Plani përfshin masa për t’i diversifikuar furnizimet me gaz.

Marrë nga REL.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nafta dhe gazi rus lufta ukraine-rusi nafta dhe gazi rus

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2022, 07:35

Rusia në prag të falimentimit?

Në tregjet e obligacioneve, gjërat po bëhen të vështira këto ditë kur bëhet fjalë për Rusinë. “Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë”, thotë nd...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet