LIVE UPDATES
Bota

A mund të përdoret Amendamenti i 14-të për ta ndaluar Trumpin të mbajë përsëri postet publike?

4 Shkurt 2021, 17:49 Nga DOSJA
A mund të përdoret Amendamenti i 14-të për ta ndaluar

UASHINGTON – Me shanset që duket se janë në favor të ish-Presidentit Donald Trump në gjyqin që fillon javën tjetër në Senat, mes studiuesve ligjorë dhe disa anëtarëve të Kongresit po zhvillohet një debat nëse një dispozitë e Kushtetutës amerikane e papërdorur më parë, mund të përdoret tani për të ndaluar ish-presidentin të mbajë përsëri një post federal.

Dispozita është pjesë e amendamentit të 14 të Kushtetutës. Ratifikuar në vitin 1868, dispozita njihet më shumë për zgjerimin e të drejtave civile të qytetarëve amerikanë dhe garantimin e “mbrojtjes së barabartë” sipas ligjit. Por neni i tretë i kësaj dispozite, më pak i njohur, për të cilin ka debate të shumta, ndalon këdo që është përfshirë në ” kryengritje apo rebelim” kundër Shteteve të Bashkuara ose që ka “ndihmuar” armiqtë të mbajë një post federal.

Ish Presidenti Trump përballet me një akuzë të vetme, atë të “nxitjes së kryengritjes”, për rolin e tij në sulmin ndaj Kongresit më 6 Janar për të parandaluar çertifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden.

Me 45 senatorë republikanë që janë kundër zhvillimit të gjyqit, duke argumentuar se ai tashmë është larguar nga detyra, shanset që Senati ta shpallë atë fajtor janë të pakta. Kjo do t’i lërë demokratët me një mjet kushtetues të paprovuar më parë, Amendamentin e 14-të, për ndalimin e një një ish-presidenti të mbajë poste në të ardhmen.

Neni i tretë i këtij amendamenti i jep Kongresit fuqinë për të zbatuar dispozitat e tij përmes miratimit të një ligji. Bazuar në këtë, disa studiues ligjorë argumentojnë se Kongresi i kontrolluar nga demokratët mund të miratojë një ligj me shumicë të thjeshtë, për të ndaluar Trumpin që të mbajë një post publik në të ardhmen.

“Kongresi mund të miratojë menjëherë një ligj, që shpall çdo person, që është betuar për të mbrojtur Kushtetutën – që nga Trumpi e të tjerët – dhe ata që kanë nxitur, drejtuar apo marrë pjesë në sulmin e 6 janarit, ‘pra të përfshirë në kryengritje ose rebelim’ të skualifikohen nga mbajtja e një posti në të ardhmen”, shkruajnë Deepak Gupta, një ekspert i ligjit kushtetues dhe Brian Beutler, kryeredaktor i Crooked Media, në një artikull në gazetën New York Times muajin e kaluar.

Senatori Tim Kaine, një demokrat nga Virxhinia dhe kandidat demokrat për nënpresident në vitin 2016, është një nga disa ligjvënësit që propozojnë të përdoret amendamenti i 14-të për të parandaluar që Trumpi të kërkojë përsëri një post federal. Zoti Kaine pretendon se republikanët do të ishin më të prirur të mbështesnin zbatimin e Amendamentit të 14-të sesa të dënonin Trumpin për krime të rënda dhe shkelje.

“Ajo që dua të bëj është t’u ofroj kolegëve të mi një mundësi për të mbajtur përgjegjës ish presidentin,” tha zoti Kaine në një konferencë shtypi në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë, ka disa ndërlikime. Për shembull, në amendamentin e 14-të, nuk është e qartë se kush duhet të vendosë nëse një zyrtar qeveritar ka qenë i përfshirë në një aktivitet kryengritës dhe meriton të skualifikohet. Disa studiues argumentojnë se u mbetet gjykatave, jo Kongresit, të vendosin.

“Neni Tre nuk identifikon asnjë mekanizëm për të përcaktuar nëse një zyrtar ka qenë në të vërtetë i përfshirë në aktivitete kryengritëse që do të shkaktonin skualifikimin dhe si pasojë nuk është përdorur shumë dhe nuk është e qartë se çfarë lloj mekanizmi do të ishte kushtetues”, thotë Keith Whitington, profesor në Universitetin Princeton.

Për më tepër, shton zoti Whitington, duke lejuar që një shumicë e thjeshtë e Kongresit të vendosë një ndalim të përjetshëm ndaj një ish-presidenti, mund të hapësh kutinë e Pandorës. Kur të marrin kontrollin, republikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë duke votuar për të skualifikuar demokratët për shprehjen e pikëpamjeve të tyre për protestat e verës së kaluar që u kthyen në trazira.

“Ka një rrezik të madh dhe të qartë politik që Kongresi të bëjë përcaktime të tilla me një shumicë vote dhe potencialisht të skualifikojë nga detyra anëtarët e partisë në pakicë me pak prova dhe përmes një procesi politik plotësisht partiak”, thotë zoti Whitington përmes një email-i.

Disa demokratë të lartë nuk janë të bindur se amendamenti i 14-të është rruga e duhur.

Senatori Dick Durbin, demokrat nga Illinoi, u shpreh më 22 janar se nuk është i bindur, pasi sipas tij, amendamenti i 14 nuk është i qartë në përcaktimin nëse dikush ka marrë pjesë në një kryengritje”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion