LIVE UPDATES
Aktualitet

“A përmban COVID-19 sekuenca të HIV?”/ Flet shkencëtarja shqiptare: Ka ngjashmëri me virusin që gjendet tek lakuriqi i

23 Prill 2020, 07:26 Nga DOSJA
“A përmban COVID-19 sekuenca të HIV?”/ Flet

Tiranë- Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, Detina Zalli kërkuese shkencore dhe pedagoge në Oxford tha për gazetarin Enkel Demi se sot nis eksperimentit i vaksinës.

“Sot fillon testimi i vaksinës, është një nga grupet më të mirë shkencor që do të merret me provat e kësaj vaksine. Deri tani janë rekrutuar 510 persona të moshave të ndryshme, nga 18 deri në 55 vjeç. Deri në pak orë besoj do të mësojmë nëse vaksina do të jetë efikase apo. Por, një tjetër gjë është mësimi i rezultateve dhe tjetër gjë ideja se mund të jetë e disponueshme për popullsinë e gjerë. Kjo mund të marrë rreth një vit kohë”, u shpreh Zalli.

Momenti që testohet dhe momenti i prodhimit janë dy kohë të ndryshme?

Zalli: Patjetër,  duhet të gjejmë mënyrën që ta prodhojmë në sasi tëe mëdha që të jetë  e disponueshme për të gjithë publikun. Deri në shtator besoj do të kemi idenë nëse do të jetë efikase do të zhvillojë antitrupa apo jo.

Nëse unë do të isha vullnetar dhe do ta bëja këtë vaksinë unë ekspozohem me qëllim ndaj infeksionit, takoj njerëz që janë të infektuar apo thjesht vazhdoj jetën normale dhe shoh nëse prodhohen antitrupa?

Zalli: Vazhdon jetën normale. Më pas shikohet nëse zhvillon antitrupa edhe sepse vaksina brenda saj do të ketë proteine e cila është gjetur në virus për të shikuar nëse sistemi imunitar do të zhvillojë antitrupa kundër kësaj proteine. Kjo proteinë është shumë e rëndësishme sepse është kjo proteina me të cilën virusi futet në qelizat njerëzore.

Detina Zalli kërkuese shkencore dhe pedagoge në Oxford, gjithashtu  u shpreh se bota e viruseve është evolucion. COVID-19 është një virus i ri i cili ka qenë i rezervuar në kafshë dhe kaloi tek njerëzit për arsye që ende nuk njihen. Më tej tha se COVID-19 ka një ngjashmëri prej 76% gjenetike  me virusin që shkakton SARS dhe 97% pomologji me një virus që gjendet në lakuriqin e natës.

“Nëse hartojmë pemët familjare të këtij virusi dimë që kjo rrjedh nga viruset që qarkullojnë në natyre dhe nuk ka lidhje me shpikjet laboratorike. Nëse shikojmë sekuencën është 97% identik me viruset që ndodhen në lakuriqet e natës, ndërsa 3% ndryshim është evolucioni në natyrë që ka kaluar nga lakuriqi i natës tek një kafshë tjetër dhe më pas te njerëzit”, u shpreh ajo.

A ngjan ky virus me HIV?

Zalli: Ka homologji edhe me Hiv, por nuk mund ta shpikin shkencëtarët në laborator, pasi genomi futet në kompjuter dhe të tregon se cili pjesë e virusit duhet ndryshaur për të infektuar qelizat e njerëzve më shumë. Dhe sekuencat në kompjuter nuk dallohen.

Më tej ajo shpjegoi se antena 5G emëton mikrovalë me frekuenca shumë më të ulëta se vetë rrezatimi diellor. Sipas saj nuk ka asnjë lidhje midis virusit korona me 5G sepse virusi nuk mund të udhëtojë në valët e radios apo rrjetit celular. Është parë se  Covid -19 është shprndarë edhe në shumë shtete që nuk ekanë fare rrjetin 5 G.

Ndërkohë theksoi se sipas studimeve është vënë re se koronavirusi përhapet përmes pikave të frymëmarrjes, gjithashtu njerëzit mund të infektohen duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas transmetohet duke prekur sytë, pjesë të fytyrës.

Zalli shtoi se duhet treguar shumë kujdes në informacionet që i transmetohet publikut sidomos nga njerëzit që nuk kanë njohuri ë fushën e shkencës.

Si shpjegohet përzgjedhja e virusit ndaj viktimës?

Zalli: Një grup shkencor kinezësh ka shpjeguar se COVID-19 ka ndryshuar kodin gjenetik dhe ka të paktën 30 variacione të ndryshme gjenetike të virusit. Shkencëtarët kanë analizuar 11 lloje të koronavirusit nga pacientë të ndryshëm dhe rezultatet tregojnë që disa nga llojet e mutacioneve të virusit janë shumë më agresiv se të tjerët. Disa mutacione ishin në gjendje të gjenereonin 270 herë më shumë ngarkesë virale dhe kjo mund të shpjegojë se përse disa kalojnë në pneumoni dhe disa të tjerë jo. Por ky sërish është vetëm një studim që duhet veërifikuar.

Ndërsa shtoi se ende nuk ka prova konkrete që vaksina e turbekulozit kuron COVID-19, por disa grupe shkencore që vaksina  e ul e nivelin e virusit te pacientët.

Marrë nga abc news

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet detina zalli koronavirusi ne bote detina zalli koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet