LIVE UPDATES
Politike

A po e bëjnë deputetët në parlament opozitën? Fleckenstein: Duhen marrë seriozisht. Kujdes, marrëveshja për ‘Zgjedhore

11 Korrik 2020, 16:06 Nga DOSJA
A po e bëjnë deputetët në parlament opozitën?

TIRANË– Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE, Knut Fleckenstein deklaroi në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se opozita në parlament duhet të merret seriozisht, pasi përfaqësojnë popullin shqiptar.

Po ashtu këshilltari i kryeparlamentarit Ruçi u ndal dhe tek marrëveshja për reformën zgjedhore. Ai tha se ishte një marrëveshje e mirë dhe se për të grupet e mëdha politike ranë dakord, por nga ana tjetër ata duhet të jenë të kujdesshëm se mos e shkatërrojnë sërish paktin.

Si i shihni zhvillimet politike në Shqipëri?
Ne kemi folur për gjetjen e një konsensusi, kam dëgjuar edhe deklaratat e presidentit Meta, mund të jetë një problem ndonjëherë sepse duhet më shumë bashkëpunim, sa i përket vendit duhet theksuar se është i nevojshëm më shumë bashkëpunimi. Ka një nisje të vogël në këtë aspekt.

Ka patur një qëndrim të fortë nga PD dhe LSI, këto qëndrime të opozitës jashtëparlamentare si i komentoni?

Nuk jam këtu për të dhënë komente për çdo parti, unë gjithmonë kam qenë kundër djegies së mandatave apo bojkotit. Ka patur edhe politikanë në Serbi që kanë bërë të njëjtë gjë, por unë mendoj se duhet gjetur një kompromis mes opozitës në parlament, opozitës jashtëparlamentare, maxhorancës. Nuk mund t’i hedhim më shumë benzinë zjarrit. Edhe PD ka lobuar për hapjen e negociatave. Dëshira e mirë nga jashtë duket, le të përpiqemi të ecim përpara.

A po e bëjnë deputetët në parlament opozitën?
Siç kam lexuar në gazeta këto ditë ato po e bëjnë opozitën, i kanë marrë seriozisht mandatet e tyre, tek e fundit parlamenti është ai që duhet të vendosë. Unë i marr ata seriozisht, janë në parlament, duhet ta ritheksoj duhen marrë seriozisht, sepse përfaqësues të popullit, janë në interes të çdokujt është tjetër çështje. Por ata janë në parlament dhe përfaqësojnë popullin shqiptar. Nuk mund të them se janë të gjithë njësoj, ka disa që po përpiqen fort për t’i cuar ligjet përpara, por megjithatë le të shohim se si do të vijojë. Më e rëndësishme për dikë që vjen nga jashtë, është të gjejë një mënyrë për ta bërë ligjin elektoral të zbatohet në kohën e duhur të dakordësohet, megjithatë është paksa e vështirë me këto dy lloj opozitash.

Cfarë solli marrëveshja për reformën zgjedhore?
Mendoj se është një marrëveshje e mirë. Grupe të mëdha politike ranë dakord, duhet të jemi të kujdesshëm të mos e shkatërrojnë sërish. Kam dëgjuar edhe opozitën në parlament se çfarë kërkon e kam kuptuar se për çfarë e duan dhe nuk mund të jap një qëndrim në detaje si mund të jetë zgjidhja sepse është çështje sensitive dhe nuk mund të jem pjesë e kësaj çështje. Dhe sigurisht nuk mund të themi se parlamenti është vetëm për shoë. Parlamenti është institucion i rëndësishëm, duhet gjetur një mënyrë patjetër se është shumë e rëndësishme për negociatat.

Marrë nga Balkanweb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike knut fleckenstein knut fleckenstein

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet