LIVE UPDATES
Ekonomi

Abonentët e internetit sërish në rritje dyshifrore

9 Shtator 2021, 05:14 Nga DOSJA
Abonentët e internetit sërish në rritje dyshifrore

TIRANË– Numri i abonentëve të internetit me linja fikse po rritet me ritme dyshifrore edhe këtë vit. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të tremujorit të dytë numri i përgjithshëm i abonentëve arriti në 527 mijë, me rritje 11.5% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i internetit broadband nga linjat fikse në vitet e fundit është karakterizuar nga një konkurrencë në rritje, sidomos në zonat urbane, ku operatorët më të mëdhenj zotërojnë infrastrukturë të zgjeruar të ofrimit të shërbimit. Konkurrenca mes operatorëve po shprehet përmes ofrimit të shpejtësive më të larta të lidhjes kundrejt pagesave mujore më të ulëta, por edhe duke ofruar lidhje me teknologji që ofrojnë shërbim më cilësor, si fibra optike, që ka kapacitete më të mëdha transmetimi se teknologjia me linja bakri.

Gjithashtu, në vitet e fundit një shtysë e rëndësishme po bëhet edhe përfshirja e shërbimit televiziv IPTV, veç internetit dhe shërbimit bazik të telefonisë fikse. Tashmë, numri i kontratave të internetit fiks ka arritur sa rreth 18% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, nivel ky ende i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që në fund të vitit të kaluar ishte rreth 33%.

Problem në Shqipëri ngelet sidomos hendeku shumë i madh në akses mes zonave urbane, ku penetrimi i internetit me linja fikse arrin në 28% dhe atyre rurale, ku vetëm 7% e popullsisë kanë një lidhje interneti me brez të gjerë. Zhvillimi i infrastrukturës broadband në zonat rurale dhe periferike deri më sot nuk është mbështetur nga mekanizma alternativë financimi, në kushtet kur nisma e lirë nuk ka stimuj për të investuar.

Konkurrenca në rritje e ka ulur ndjeshëm pjesën e operatorit më të madh Albtelecom gjatë dekadës së fundit. Në mesin e këtij viti, Albtelecom zotëronte 23.1% të totalit të abonentëve, rreth 5.2 pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë.

Konkurrenti kryesor i Albtelecom në tregun e internetit po bëhet gjithnjë e më shumë Vodafone, që këtë vit ka kaluar pragun e 100 mijë abonentëve. Vodafone hyri në tregun e shërbimeve fikse në fillim të vitit 2020, me finalizimin e blerjes së kompanisë së dytë më të madhe në treg, Abcom. Që atëherë, Vodafone nisi një zgjerim me ritme të shpejta në këtë segment dhe tashmë zotëron pothuajse 20% të tregut, me rreth 105 mijë abonentë.

Operatori i tretë më i madh në treg është Tring (ASC) që në fund të muajit qershor kishte rreth 60 mijë abonentë ose rreth 11.3% të tregut. Vijon Abissnet me 8%, i ndjekur nga Digicom me 4.5% dhe Nisatel me 3.5%. Sipas vlerësimeve të AKEP, operatorët më të vegjël, të marrë së bashku, zotërojnë të gjithë rreth 30% të përdoruesve totalë të tregut./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi abonentet e internetit abonentet e internetit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit