Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares/ Grida Duma i përvishet Ramës: Fajin e ka gjithë bota, vetëm ti nuk mban përgjegjësi
5 Qershor 2020, 11:24Nga DOSJA
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares. Nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, Duma duke marrë shkas nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini dje në Kuvend, pohoi se sipas tyre fajin e ka gjithë bota, ndërsa ata nuk mbajnë kurrë përgjegjësi. Duma thekson më tej se papërgjegjshmëria në këtë qeveri është kthyer në rregull dhe për këtë arsye Rama duhet të largohet nga kjo qeveri.
Reagimi i plotë:
Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi. Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet. Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi. Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja. Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull! Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!
Në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama akuzoi mediat dhe opinionin publik se e kanë trajtuar keq çështjen e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru. Rama tha se me këtë mënyrë trajtimi, viktimat e abuzimit seksual do të kenë frikë për të treguar në të ardhmen atë që ka ndodhur me to.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË–Komisioni i Ligjeve zhvilloi sot një mbledhje online, ku ndër të tjera u diskutuar edhe ndryshimi në procedurën penale për krimet që lidhen me abuzi...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim,bëri me dije se ka zhvilluar ditën e sotme një telefonatë me kreun e PD, Lulzim ...
Presidenti Ilir Meta u shpreh ditën e sotme se nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. Ai apeloi për konsensus sa më të shpejtë, jo vetëm për qy...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi i sotëm me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Meta në një konferncë për mediet u shpreh se takimi ishte...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta sa i përket çështjes së negociatave deklaroi se palët politike në vend duhet të tregojnë vullnet për zgjedhje të lira dhe të...
Tiranë-Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediet, ku foli për çështjet “më të nxehta” të momentit. Në fillim të konferen...
TIRANË– Lëvizje nga të gjitha palët për Reformën Zgjedhore. Dita ka nisur me takimin e presidentit Ilir Meta me ambasadorën e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilën e...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e djeshme në kryeqytet, ku qindra qytetarë dënuan aktin e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares ng...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së, kanë mbërritur në zyrën e kryedemokratit Lulzim ...
Tiranë- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se sipas studimit më të fundit, Tirana është cilësuar si kryeqyteti më i ndodhur në Europë. Zhu...