Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
E RËNDË! Përdhunohet nga familjari 16-vjeçarja në Gjirokastër, burri mohon akuzat
4 Nëntor 2021, 07:46Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
GJIROKASTËR– Një tjetër rast përdhunimi me të mitur ka ndodhur në vend. Në fshatin Libohovë të Gjirokastrës është zbuluar se 53-vjeçari Kabuli Hunda, në periudha të ndryshme kohore ka kryer marëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 16-vjeçareje më të cilën ka lidhje gjaku, xhaxhai i babait të vajzës. Policia e ka arrestuar Hundën, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e viktimës jetonin në një lagje. Abuzuesi më parë kishte jetuar në Greqi, ndërsa gruaja i kishte vdekur. 53-vjeçari është baba i një vajze të rritur, mbi 20 vjeç.
16-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u shtruar menjëherë në reanimacion me hemorragji të rëndë dhe me hemoglobinë 1. Mjekët menduan se e mitura mund të ishte prekur nga leucemia, më pas kanë diskutuar për një abort spontan. Aktualisht ajo po i nënshtrohet ekzaminimeve teksa ndodhet ende në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Nëna e vajzës së mitur është shprehur se nuk do bëjë asgjë për këtë çështje, e se do ta lërë në heshtje. Nga ana tjetër, Hunda i cili tashmë është arrestuar, ka mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.
“Nuk janë të vërteta akuzat, nuk dëshiroj të jap asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje të montuar por do të shprehem në një moment të dytë”, ka deklaruar Hunda.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
TIRANË– Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj thotë se ‘Green pass’ do t’i penalizojë bizneset njëjtë sikur ka bërë pandemia këto dy...
TIRANË – Një sërë arrestimesh kanë ndodhur ditën e sotme nga Policia e Shtetit duke filluar nga vjedhjet, dhuna në familje, aksidentet e deri tek ten...
Në afërsi të fshatit Nartë në Vlorë është ndezur një vatër zjarri.Sipas informacioneve të marra mësohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me ullinj dh...
TIRANË– Zyra bashkiake e përmbarimit në Tropojë ka kwrkuar nga agjencitë qeveritare dhe kompanitë private të ndalojnë punën në dy hidrocentrale në lu...
TIRANË– Eurodeputeti gjerman Martin Buschmann u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të ndalojnë “vrasjen masive” të qenve të rrugës, duke ngritur &cced...
TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Pol...
TIRANË – Dhomat e Tregtisë, shoqatat e biznesit dhe sipërmarrës të industrive prodhuese kanë kundërshtuar ndryshimet fiskale 2022 të propozuara nga M...