LIVE UPDATES
Insights

Kejvina e oborreve mediatike dhe Adela, inxhinierja që s’bëri pak me dinjitetin dhe i dha fund jetës

16 Nëntor 2019, 19:39 Nga DOSJA
Kejvina e oborreve mediatike dhe Adela, inxhinierja që s’bëri

Dy vajza nga e njëjta trevë, njëra model i dinjitetit njerëzor, e tjetra “modele” që pushton ekranet e portalet, e promovuar nga personazhe që shërbejnë si palaço në oborret e oligarkëve në drekë, e në mbrëmje bashkë me perversitetin dhe imoralitetin e tyre pushtojnë ekranet për orë të tëra, duke na servirur si shembuj suksesi e krenarie, ata që janë marrja e kësaj toke.

Sot nuk do shkruaj për Kejvinën, pasi për atë dhe simotrat e saj shkruhet çdo ditë, por do hedh dy rrjeshta për Adela Gjokën, studenten e inxhinierisë, e cila me rrugën që zgjodhi për t’i dhënë fund jetës, na trishtoi të gjithëve.

Rrësheni, qyteti ku banorët jetojnë me hallet e gëzimet njëri-tjetrit sot ishte më zymtë se kurrë, pasi britmat e 23-vjeçares Adela Gjoka teksa hidhej nga kati i 11 i pallatit ku jetonte, tronditën fort këdo që e njohu apo dëgjoi për fatin e saj tragjik.

Adela nuk zgjodhi të bëjë kompromis me dinjitetin për një provim të mbartur, për të cilin shokët e “Maqos” në Tiranë mund t’i kenë kërkuar ndonjë “kafe të vogël” 50 mijë lekëshe.

Inxhinierja 23-vjeçare s‘bëri pakt me krenarinë as për ndonjë vend pune në qytetin provincë të Rreshenit, ku të pashkollët e injorantët janë drejtues institucionesh, dallkaukët janë intelektualë, shkrimtarë e gazetarë dhe cubat janë kthyer në biznesmenë, pronar HEC- esh dhe padrone parcelash me kanabis, ku dhe Policia e Shtetit ka frikë të afrohet, e për ironi të fatit Ministria e Brendshme drejtohet pikërisht nga një mirditor.

Adela Gjoka ishte e vetëdijshme për sakrificat e panumërta të familjes saj për ta shkolluar, ndaj ajo s’mundi të njollosë mundin e tyre dhe kur kuptoi se në këtë realitet do ta kishte shumë të vështirë t’ua shpërblente mbështetjen e dhënë ndër vite, zgjodhi rrugën më të dhimbshme, por dhe më të gabuarën, vetëvrasjen.

Sot Shqipëria është kthyer në vendin ky zotimi kryesor i bashkëmoshatarëve të Adelës është largimi nga atdheu, si e vetmja mënyrë për një jetë dinjitoze, për të krijuar familje, e për të ndjekur ëndrrat.

Në këto troje dëshira për t’u bërë pjesë e sistemit drejtësisë pasi ke kryer studimet e larta shkëlqyeshëm shuhet sapo tabakaja e kamerierit të bie nga dora.

Mundi për të kryer shkollën e policisë dhe për t’u bërë një komisar “Katani” i dytë, të shkon dëm kur në gjitha mediat informative shikon Live se si Drejtori i Policisë Shtetit bën taksistin e një trafikanti droge, njëherësh biznesmen i suksesshëm, në hotelin e të cilit kalon pushimet verore elita e vendit.

Ëndrra e një të riu shqiptar për t’u bërë mjek zvenitet, kur e mendon se pas disa vitesh në Shqipëri s’do ketë me kolegë më të cilët të punojë, teksa shumë shpejt falë edhe suksesit koncesioneve në shëndetësi, të sëmurët do detyrohen të shkojnë për kontrolle mjekësore tek veterinerët ose fallxhoret, pasi vizita tek mjekët popullor do konsiderohet luks.

Sakrifica për t’u bërë sportist mbetet në stolin rezervë për shkak se trajneri i moshave është i detyruar që në formacionin bazë të angazhojë djalin e drejtorit policisë, vëllain e vogël të biznesmenit, apo nipin e të fortit zonës.

Të pretendosh një vend punë në administratë, sado ekselent të kesh qenë në universitet, madje dhe të jesh me i lexuar se Gent Cakaj, duhen plotësuar disa kritere, si tesera e partisë, lëpirja ndaj drejtorit që në shumicën e rasteve është një injorant kalibri që s’di të shkruaj emrin e tij, pjesëmarrja familjarisht në mitingje kur vjen “Babloku i madh”, apo interaktiviteti në rrjete sociale ku idhtarët e “Bablokut” shpërndajnë fjalimet e tyre në parlament pas debateve konstruktive me Kujtim Gjuzin dhe yjet e opozitës re që shqiptarët i “besutën dhe i votutën”.

Shpresa vijon e ikën në drejtim të paditur edhe kur shikon opozitën e këtij vendi që përpëlitet në ujërat e militantizmit dhe nuk të ofron një alternativë reale për rikthimin e besimit se Shqipëria do të bëhet një ditë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog adela gjoka elkier bushkolaj kejvina kthella adela gjoka elkier bushkolaj kejvina kthella

Sondazh

Poll
Insights 16 Nëntor 2019, 10:14

Një pyetje për Elvën

Nëse një fondacion grek ofrohet për menaxhimin e Gjirokastrës, do ta miratojë Ministria e Kulturës?” iu drejtua me një pyetje provokuese Auron Tare, ministres E...

Insights 13 Nëntor 2019, 18:46

Vizionarja Marku për PP!

TIRANË– Kerkoje qe te me besoni pergjegjesine dhe detyren e Prokurorit te Pergjithshem pasi mbarova me suksese misionin 2 vjecar te PPP-se, duke resp...

Insights 11 Nëntor 2019, 17:28

Aleksandri, pirati dhe KÇK-ja

TIRANË- Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohet se është shkruar nga Ciceroni në kryeveprën e tij De Republica. Historia flet për një...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj