LIVE UPDATES
Sport

Ademi për mediat spanjolle: “Ne vetëm duam të luajmë futboll”

31 Mars 2021, 09:51 Nga DOSJA

SPANJE – “Çfarë do të thotë për Kosovën të luftojë për kualifikim në Botëror? Është sfidë për t’ia dëshmuar vetes se mund të garojmë kundër pjesës tjetër të planetit dhe se futbolli ynë mund të përparojë tani me një ekip të ri. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si institucion, por edhe për të gjithë njerëzit tanë”, ka thënë Ademi.
Më tej ai është pyetur për faktin që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet. “Si një federatë futbolli ne nuk mund të përfshihemi në politikë, ne e kemi njohjen e FIFA-s dhe UEFA-s dhe thjesht duam të mendojmë për të luajtur futboll. Ne nuk presim ndonjë problem përtej kësaj, ekziston një protokoll i qartë i ndeshjeve ndërkombëtare. E vërteta është se ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje asaj që është përtej futbollit”, ka shtuar Ademi.
Gazetari spanjoll ka pyetur presidentin Ademi nëse mendon se situata në Katalonjë, ku një pjesë e madhe e popullsisë do të dëshironte të ishte e pavarur, mund të ndikojë në pozicionin e Spanjës për Kosovën?
“E ritheksoj se nuk është detyra jonë të flasim për politikë, e lëre më për çështje që prekin vendet e tjera. Ne nuk jemi një parti politike dhe qëllimi ynë i vetëm tani duhet të jetë promovimi i futbollit tonë”.
Më tej Ademi ka folur për vështirësitë që e kanë përcjellë futbollin tonë që nga viti 2016, kur u pranua në UEFA e FIFA.
“Ka qenë një proces i vështirë dhe nganjëherë kundër kohës, sepse mbaj mend që pak orë para ndeshjes sonë të parë kualifikuese kundër Finlandës ne ende prisnim për të parë nëse disa futbollistë do të na përfaqësonin apo jo. Ka shumë nga futbollistët tanë që kanë lindur dhe janë rritur në vende të tjera evropiane dhe ne e patëm një detyrë të vështirë për t’i rekrutuar, për t’ia shpjeguar atyre projektin tonë të futbollit dhe për t’i bërë ata që të dëshironin të përfaqësonin vendin tonë. Në përgjithësi, ekipet kombëtare gjenerojnë një ndjenjë të madhe krenarie dhe kemi shumë njerëz që u detyruan të shkojnë jashtë vendit, të rriten në vende të tjera për më shumë se dy dekada. Ka shumë njerëz që kanë luftuar dhe këta futbollistë po përmbushin jo vetëm ëndrrat e tyre, por edhe ato të prindërve dhe të afërmve të tyre. Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti janë shumë të rëndësishëm për Kosovën”, ka nënvizuar presidenti Ademi.
Në fund, ai ka folur edhe për talentet dhe synimet e FFK-së.
“Ne kemi një strategji shumë të rëndësishme në lidhje me zhvillimin e futbollistëve, kemi punuar me shkolla dhe klube futbolli për një kohë të gjatë dhe përpiqemi të trajnojmë futbollistë dhe kjo në një të ardhme të afërt mund të ketë ndikim, jo vetëm në ekipin tonë kombëtar, por gjithashtu edhe në ligat më të mëdha, të tilla si La Liga. Duhet theksuar se në ekip kemi lojtarë që janë rritur jashtë vendit, por edhe të tjerë si Milot Rashica (Werder Bremen) dhe Vedat Muriqi (Lazio), të cilët kanë lindur dhe zhvilluar në Kosovë dhe mund të jenë frymëzim për të rinjtë tanë, të cilët mund ta shohin se ky rrugëtim është i arritshëm”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport


Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron