LIVE UPDATES
Bota

Administrata e Presidentit Biden, hapa për të shmangur dhunën e ekstremizmit të brendshëm

7 Shkurt 2021, 06:23 Nga DOSJA
Administrata e Presidentit Biden, hapa për të shmangur dhunën e

SHBA- Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit po mbrojnë vendimet për të kryer një analizë të hollësishme të rreziqeve që paraqesin ekstremistët e brendshëm në Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë kritikat se këto masa janë një provë politike.

Zemërimi lidhur me përpjekjet e reja për të shqyrtuar ekstremizmin e brendshëm pas sulmit të 6 janarit ndaj Kapitolit është rritur ditët e fundit, i nxitur nga një vendim i Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin për të urdhëruar një ndërprerje të aktiviteteve të tjera ushtarake për të analizuar se sa i përhapur është ky problem.

Administrata e zotit Biden i hodhi poshtë kritikat të premten, duke këmbëngulur se askush nuk po përpiqet të shkelë të drejtën kushtetuese për lirinë e shprehjes.

“Ne nuk po i gjykojmë njerëzit bazuar në përkatësinë apo bindjet e tyre politike ose lirinë e shprehjes ose aktivitetet e tyre politike të mbrojtura me kushtetutë,” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës të premten vonë pa u identifikuar duke pasur parasysh ndjeshmërinë e temës.

“Ne duam të shmangim dhunën”, tha ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes gjithashtu hodhi poshtë pretendimet.

“Argumenti se kjo përbën një lloj prove politike, është absolutisht i pabazuar dhe i pavërtetë,” tha sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby gjatë një conference me median të premten.

“Ne i inkurajojmë trupat tona të votojnë. Ne i inkurajojmë të regjistrohen në partinë politike që preferojnë,” shtoi zoti Kirby. “Por cilido qoftë motivimi, kur shkel rregullin dhe disiplinën , kur shkel kodin e uniformës, kjo përbën problem.”

Disa nga kritikat më të theksuara dhe publike kanë ardhur nga anëtarja e re e Dhomës së Përfaqësuesve, Lauren Boebert, një ligjvënëse republikane nga Kolorado, e cila shkruante në Twitter se vperimi i Departamentit të Mbrojtjes nuk është “asgjë tjetër veçse një provë politike e burrave dhe grave tona të guximshme “.

“Është e turpshme dhe e rrezikshme të përdorësh ushtarët që rrezikojnë jetën e tyre për Amerikën si peng politik,” shtoi ajo.

Sekretari i Mbrojtjes, Austin urdhëroi të mërkurën një pauzë në operacionet ushtarake për t’u dhënë udhëheqësve të shërbimeve ushtarake një shans për të biseduar mbi përhapjen e ideologjisë ekstremiste dhe ndikimin që ka ajo mbi ushtarakët.

Në një dokument të lëshuar të premten vonë, Departamenti i Mbrojtjes tha se çdo shërbim ushtarak do të bënte një pauzë gjatë 60 ditëve të ardhshme, megjithëse pauza mund zgjatet “nëse është e nevojshme sipas natyrës operacionale të njësisë.”

“Udhëheqësit kanë autoritetin të përshtasin diskutimet me personelin e tyre sipas nevoj s, por këto diskutime duhet të përfshijnë rëndësinë e betimit që kemi bërë; një përshkrim të sjelljeve të palejueshme; dhe procedurat për raportimin e qëndrimeve ekstremiste që janë shfaqur ose dyshohet se mund të kryhen,” shkruante Sekretari Austin, duke e quajtur këtë pauzë vetëm fillimin e “një përpjekjeje që duhet të jetë e përbashkët”.

[Kjo] fatkeqësisht nuk është një çështje me të cilën nuk jemi përballur ose të cilën nuk jemi përpjekur ta trajtojmë në të kaluarën,” tha zoti Kirby të premten në lidhje me nevojën e Pentagonit për të konfrontuar ideologjinë ekstremiste.

“Ngjarjet e 6 janarit e përforcuan idenë se ajo është akoma e pranishme, mbetet ende problem,” shtoi ai.

Nga 181 individë të akuzuar në rrethimin e Kapitolit të SHBA, 20 kishin një lloj lidhjeje me ushtrinë, sipas një vlerësimi të Programit për Ekstremizmin në Universitetin George Washington.

Për më tepër, nga 143 hetime të hapura nga Byroja Federale e Hetimit ndaj pjesëtarëve aktualë dhe ish-pjestarëve të ushtrisë vitin e kaluar, 68 ishin për shkak të shqetësimeve në lidhje me ekstremizmin e brendshëm, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Në një intervistë të premten, admirali i lartë i Marinës Amerikane paralajmëroi se ekstremistët e brendshëm po përpiqen në mënyrë aktive të bëjnë për vete ish-pjesëtarë të ushtrisë.

“Ne kemi përgjegjësinë të edukojmë ata që po bëhen gati të dalin nga ushtria se do të ketë përpjekje nga këta njerëz për t’i rekrutuar ata dhe se duhet të jenë të vetëdijshëm se do të marrin mesazhe për këtë qëllim me email apo përmes mediave sociale”, tha Shefi i Operacioneve të Marinës, Admiral Mike Gilday për “Breaking Defense”, një publikim lajmesh për ushtrinë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Badhë e kanë përshkruar përpjekjen e tyre për të krijuar një ide më të qartë për kërcënimin që paraqet ekstremizmi brenda vendit, si më të gjerë, duke përmendur të dhëna që tregojnë se FBI po kryen mesatarisht rreth 1000 hetime për terrorizmin e brendshëm çdo vit.

“Puna jonë në këtë drejtim sapo ka filluar,” tha zyrtari i lartë i administratës, duke shprehur shpresën se analiza fillestare mbi përmasat e ekstremizmit brenda vendit do të përfundojë në tre muajt e ardhshëm.

“Në varësi të asaj që del nga kjo analizë, do të duhet të përballemi me pyetjen nëse do të duhet personel apo fonde shtesë për organet e rendit”, shtoi zyrtari.

Sipas ekspertëve dhe zyrtarëve të antiterrorizmit çështja ndërlikohet pasi media sociale ka lejuar ekstremistët në Shtetet e Bashkuara të komunikojnë me njerëz me të njëjtën ideologji në të gjithë botën.

“Është një temë me interes akut,” tha zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, duke theksuar “potencialin për lidhje me rrjete të huaja, organizata të huaja, fonde të huaja e kështu me radhë.”

Marre nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën