LIVE UPDATES
Politike

Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit

11 Prill 2022, 17:33 Nga DOSJA
Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut

Nga Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Selvie Gjoçaj shpalli të hënën vendimin për rrëzimin e një kërkesë padie të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me anë të së cilës kjo e fundit kërkon që të mbajë sekret vendimin që i hap rrugë hetimit të përgjegjësisë së ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu në tragjedinë e Gërdecit.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” , me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk egziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

Dy shkallët e Gjykatës së Posaçme patën qasje të ndryshme lidhur me transparencën e vendimeve të marra pë rkëtë çështje. Ndërkohë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e bëri publik për gjithë mediet vendimin e arsyetuar, ajo e Apelit refuzoi të vendoste në dispozicion një kopje të vendimit të sipërcituar, edhe pas një kërkese për informim që BIRN i drejtoi më 27 shtator 2021, bazuar në ligjin “Për të Drejtën informimit”.

Në refuzim Gjykata e Posaçme e Apelit arsyeton se kërkesa për marrje aktesh shqyrtohet nga gjykata që ka dhënë vendimin sipas nenit 105 të Kodit të Procedurës Penale dhe se nuk është në kompetencën e koordinatorit për të drejtën e informimit.

Ndryshe nga raste të tjera kur kjo gjykatë ka vendosur në dispozicion vendimet e arsyetuara të kërkuara, këtë herë refuzoi duke u bërë objekt i një ankese që BIRN i drejtori Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili me vendimin e datës 12 nëntor 2021 urdhëroi vendosjen në dispozicion të vendimit të kërkuar.

Duke këmbëngulur në mosbërjen publike të vendimit, Gjykata e Posaçme e Apelit i’u drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë për të kundërshtuar vendimin e Komisionerit, por kërkesë padia u gjet e pabazuar në ligj dhe në prova. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Apelit ngriti pretendime për cënim të sekretit hetimor në çështjen ku kishte vlerësuar vetëm për plotësim të kritereve ligjore dhe jo për rrethanat e faktit.

Gjatë shpalljes së vendimit të hënën, Gjykata e Posaçme e Apelit nuk kishte përfaqësues të pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën Administrative të Tiranës kur u noftua rrëzimi i kërkesë padisë si e pabazuar në ligj dhe në prova.

Në vendimin e arsyetuar gjyqtarja e çështjes Selvie Gjoçaj rendit argumentet ligjore dhe ato faktike mbi të cilat ka bazuar rrëzimin e kërkesë padisë.

Ajo vëren se Gjykata e Posaçme e Apelit është autoritet publik dhe se nuk ka kufizime për dhënien e informacionit të kërkuar. Po ashtu, është rrëzuar dhe pretendimi tjetër se gjykimi është kryer në dhomë këshillimi dhe për rrjedhojë të dhënat e vendimit të arsyetuar janë sekrete duke e bërë të ndaluar publikimin e këtij akti.

Sipas Gjykatës Administrative, vendimarrjet e Gjykatave të Posaçme të Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit janë bazuar mbi ndryshimet kushtetuese dhe ligjore dhe se nuk rezulton të jenë kryer hetime nga SPAK që mund të cënojnë sekretin hetimor.

Gjyqtarja Gjoçaj konsaton se vetë SPAK ka bërë publike në faqen online nëpërmjet një njoftimi përmbajtjen e kërkesës për revokimin e vendimit të pushimit të Gjykatës së Lartë të vitit 2009, si dhe faktin se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e ka bërë publik vendimin e arsyetuar.

Sipas Gjykatës Administrative, shqyrtimi i kërkesës së prokurorit nuk është gjykim themeli, por vlerësim i plotësimit të kushteve ligjore për revokimin e vendimit të 2009-ës.

“Për çështjen në fjalë nuk rezulton të jenë kryer ndonjëherë hetime dhe të jenë mbledhur prova apo prodhuar akte hetimore nga organi i prokurorisë”, vëren Gjoçaj dhe çmon se situata nuk gjendet para ndalimeve të Kodit të procedurës penale ashtu si pretendon Gjykata e Posaçme e Apelit.

Lidhur me pretendimin se gjykimi është bërë në dhomë këshillimi, Gjykata Administrative argumenton se gjykime të tilla kryhen mbi bazën e akteve, pasi nuk është nevoja të dëgjohen palët.

“Ky parashikim është bërë nga ligjvënësi, jo për shkak të jopublicitetit të seancës dhe qëlimit të saj me dyer të mbyllura, por sepse në gjykime të tilla, aq më tepër kur vlerësohet vetëm plotësim kriteresh ligjore, gjykata nuk ka nevojë të dëgjojë palët për të krijuar bindjen e saj të brendshme për dhënien e vendimit”, arsyeton Gjoçaj dhe shton se rastet kur seanca bëhet me dyer të mbyllura dhe duhet të mos jetë publike, janë përcaktuar specifikisht në Kodin e Procedurës Penale.

Gjoçaj ka rrëzuar edhe pretendimin tjetër të Gjykatës së Posaçme të Apelit, sipas të cilës vendimi që njoftohet duhet të jepet i përmbledhur dhe jo kopje e plotë e arsyetuar. “[…]Fakti që gjykata ka detyrim të publikojë në mënyrë të përmbledhur vendimet gjyqësore me interes të veçantë publik, nuk ndalon dhënien e vendimit të plotë, kur ai kërkohet në bazë të së drejtës së informimit, në rastet kur nuk ka kufizime ligjore”, argumenton Gjoçaj dhe thekson se gjykata detyrohet me ligj t’i publikojë të gjitha vendimet gjyqësore.

Sipas Gjykatës Administrative, nuk ka asnjë ndalim ligjor për dhënien e vendimit të arsyetuar në rastin konkret dhe e gjen të bazuar urdhërimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit për dhënien e kopjes së vendimit të kërkuar.

Marrë nga Reporter.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron