LIVE UPDATES
Aktualitet

Administratori shtetëror i RTV Ora zbulon borxhet, PS i detyrohet televizionit 34 mln lekë për reklamat e fushatës elektoral

6 Gusht 2020, 18:22 Nga DOSJA
Administratori shtetëror i RTV Ora zbulon borxhet, PS i detyrohet

TIRANË- Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, është prezantuar sot në bordin e televizionit.  Gjatë mbledhjes është diskutuar buxheti i dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News. Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News informoi për mbledhjen e bordit që u mbajt paraditen e sotme.

Brahim Shima: ”Televizioni ka të pambledhura 98 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 1 milionë dollarë, nga të cilat 34 milionë lekë të reja janë detyrime që PS i ka dy televizioneve dhe i takon administratorit të ri të mbledhë këto të ardhura.

Nga sa u bë e ditur, prej muajsh ka një komunikim zyrtar mes PS dhe Ora News dhe RTV Ora për kthimin e shumave. Kjo do të thotë se prej vitesh PS i ka besuar publikimin e spoteve por tashmë është koha që këto detyrime të shlyhen dhe i takon administratorit të ri që të kujdeset për administrimin e këtyre borxheve dhe mbledhjen e mbarëvajtjen financiare të dy televizioneve. Këtë detyrim që ka pasur administratori, zoti Ndroqi, tani do ta ketë administratori i ri ”

Duhet të them që televizioni Ora dhe Ora News prej muajsh kanë pasur një rritje të të ardhurave nga reklamat. Në muajt e para të fillimit të vitit ka pasur 20% rritje të kontratave të reklamave, kjo falë angazhimit të administratorit zoti Ndroqi. Në muajt e pandemisë si cdo biznes pati rënie, por duhet thënë që administrator i ri ka një arkë të lënë pas me gati 1 milionë dollarë që duhet të mbledhë për të vijuar punën që është bërë.”

Ndërkohë vuri në dukje se administratori i ri i merr dy televizionet me të gjitha detyrimet e shlyera ndaj shtetit dhe me kontrata të shtuara reklamash.

Është bërë e ditur që administratori i ri nuk do të ketë ndikim në linjën editoriale por në momentin që do të ndodhte ky cënim atëherë  Drejtori i Informacionit u shpreh se do ta denonconte publikisht.

Brahim Shima“Sot në mbledhjen e Bordit u bë e ditur që zoti Ndroqi e lë pa asnjë detyrim dhe që në këtë moment do të jetë detyrë e Agjencisë të mirëmenaxhojë në mënyrë që stafit të mos i mungojë asnjë detaj për të vijuar punën.

Nëse do të ketë probleme të tilla, unë personalisht do e marr si tendencioze dhe si nisje të fushatës për të mos lejuar transmetimin e lajmeve siç dimë ne të bëjnë.

Stafi do të jetë pranë qytetarëve e sa më pranë të vërtetës pa u ndikuar nga asnjë forcë politike, por dhe angazhimi i jonë që ne nuk do të pranojmë që të ketë ndikim.

Sjell në vëmendje që rritja e të ardhura veç punës së zotit Ndroqi vjen dhe për shkak të performancës së lajmeve pra në momentin që do të ketë ndikim nga jashtë tek lajmet, emisionet e stafi, detyrimisht do të pasqyrohet në rënie të ritmit.

Faji nuk do të jetë i joni, në momentin që do të ketë ndërhyrje editorial unë do të reagoj sërish. Në momentin që do të kemi një cënim të së drejtës sonë unë do të jem pranë jush për të deklaruar çfarë është duke ndodhur”.

Diskutimi 3 orësh në lokal, “komploti”

Detaje të reja zbardhen çdo ditë rreth asaj çfarë “gatuhet” në oborrin e pushtetit për goditjen e Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve në pronësi të tij, Rtv Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit për dy televizionet, Brahim Shima, zbuloi një takim të zhvilluar së fundmi në një lokal të njohur në bregdetin e Vlorës, ku një ish-ministër i fuqishëm socialist dhe një superdrejtor po i PS-së kanë diskutuar për 3 orë mbi vazhdimësinë e komplotit kundër zotit Ndroqi dhe dy televizioneve.

Brahim Shima: Ditë pas dite mbërrijnë fakte të reja rreth asaj çfarë organizohet poshtë tryezave, apo poshtë asaj që duket në reagimet zyrtare. Në informacionet tona veç takimeve të mëparshme, së fundmi një ish-ministër i fuqishëm i PS dhe një superdrejtor, nuk po i them emrat se cilët janë se të dy që janë takuar e dinë shumë mirë se për çfarë kanë folur dhe ku janë takuar, në një lokal shumë të njkohur në bregdetin e Vlorës, kanë qëndruar mbi 3 orë së bashku dhe më thuaj për çfarë kanë diskutuar?

Harrojnë që publiku është në mbrojtje të medias.Mendojnë  se janë super të fuqishëm siç kanë qenë dikur apo siç janë sot që e quajnë veten superdrejtora në detyrë për të abuzuar me forcat e rendit. Për çfarë mund të kenë biseduar nga ora 15:00-18:00?Ka qenë sulmi që duhet ti bëhet zotit Ndroqi në këtë moment kur jemi në momentet e një përballje të frikshme apo sulmi të frikshëm nga bashkia e Tiranës për të ndaluar publikimin e lajmeve që ka nisur edhe përpara shembjes së Teatrit.

Është një takim që zhvillohet për zotin Ndroqi, që ta heqin nga administrimi, ti ndalojnë fjalën, të shpërthejnë për të ndaluar reklamat, të sjellë një krizë dhe panik te gazetarët, të organizojnë një skemë dhe si duhet vazhduar pas hapit të parë. Dhe pastaj është Ora News.

(Marrë nga Ora News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan baci rtv ora sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit arjan baci rtv ora sekuestrohet pasuria e ylli ndroqit

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:04

TIRANË- Koronavirusi në Shqipëri po përhapet me shpejtësi, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 127 raste të reja. Njësoj si virusi, vrullshëm në med...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 18:04

POGRADEC– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku një 44-vjeçar i identifikuar si Olsi Çekiçi masakr...

Aktualitet 6 Gusht 2020, 16:58

SKRAPAR– Dosja.al ka mësuar se paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin e fasonerisë në Skrapar është bërë një shkëndijë elektrike. Për pasojë, një prej m...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet