LIVE UPDATES
Bota

Adresat e fshira në jug të Serbisë/ Liderët shqiptarë mohojnë marrëveshjen

20 Nëntor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Adresat e fshira në jug të Serbisë/ Liderët shqiptarë

PRISHTINË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi hedh poshtë pretendimin e ministrit të qeverisë se të dyja palët kishin rënë dakord që Serbia të mos i fshijë adresat e shqiptarëve nga Serbia jugore. Përfaqësuesit e shqiptarëve etnikë në Serbi i thanë BIRN se nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me qeverinë e Serbisë për fshirjen e pretenduar të adresave të shqiptarëve në jug të vendit, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve qeveritarë.

“Nuk ka asnjë marrëveshje,”- tha për BIRN Ragmi Mustafi, kreu i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi.

Të mërkurën, Gordana Comic, ministrja Serbe për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social, i tha Bujanovackes, media lokale e komunës me shumicë shqiptare të Bujanocit në Serbi: Nuk ka fshirje të organizuar të adresave të shqiptarëve në Serbi dhe nuk ka gjë tjetër veçse zbatimit të Ligjit për Qëndrimin”.

“Ne kemi rënë dakord për këtë me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve”,-shtoi Comic.

Mustafi e hodhi poshtë idenë e një marrëveshjeje dhe i tha BIRN: Nëse një gjë e tillë konfirmohet, unë do të jap dorëheqjen.

Ai tha se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve kishte “ofruar ndihmë juridike falas” sapo kishte mbledhur të dhëna për fenomenin e fshirjes së adresave të shqiptarëve etnikë në tri komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

“Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve tashmë ka filluar procesin gjyqësor në Gjykatën Supreme të Beogradit për rastin e fshirjes së adresës së Safet Demirit nga Medvegja… me qëllim dërgimin e çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,”-shtoi Mustafi.

BIRN raportoi më parë se adresat e mijëra shqiptarëve etnikë nga Lugina e Preshevës, të cilët mendohej se nuk jetonin më në adresat e tyre të regjistruara, po klasifikoheshin si joaktive. Shumë shqiptarë etnikë janë larguar nga zona e pazhvilluar kufitare në vitet e fundit, duke kërkuar perspektiva më të mira në Kosovën fqinje apo gjetkë. Ekspertët dhe politikanët shqiptarë etnikë thonë se fshirja e adresave të tyre serbe është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe është bërë për të ndryshuar artificialisht përbërjen zyrtare etnike lokale dhe përfaqësimin e saj politik.

Rajoni kufitar shumë-etnik dy dekada më parë pa përleshje midis rebelëve shqiptarë dhe forcave serbe të sigurisë si pasojë e luftës në Kosovë. Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka mbështetur pretendimet e shqiptarëve duke e cilësuar si “spastrim etnik përmes mjeteve administrative“.

Në maj, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani tha për BIRN se fshirja e adresave të shqiptarëve etnikë në Serbi ishte një “përpjekje për spastrim etnik” dhe kërkoi që çështja e shqiptarëve etnikë në tre komunat serbe të bëhej pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Kosovës dhe Serbisë. Në fund të marsit 2021, raportuesit e Kosovës dhe Serbisë për Brukselin thanë se BE-ja do të hetonte nëse Serbia po i klasifikon adresat e shqiptarëve etnikë në Serbi, që jetojnë jashtë vendit, si “joaktive”.

Në dhjetor 2020, BIRN raportoi rastin e një shqiptareje etnike, Teuta Fazliu, nga Bujanofci, e cila e kishte dërguar rastin e saj në Gjykatën Administrative të Serbisë. Fazliu i tha BIRN të premten, pothuajse një vit më vonë, se çështja ishte ende në Gjykatën Administrative dhe nëse vendimi do të ishte kundër saj, ajo do ta dërgonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila përcakton nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

Qeveria serbe dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve janë ende duke negociuar çështjen e fshirjes së adresave, të ndërmjetësuara nga misioni i OSBE-së në Serbi. BIRN kontaktoi misionet e OSBE-së dhe BE-së në Serbi në lidhje me pretendimet e Coci-t, por nuk mori përgjigje.

Marrë dhe përkthyer nga PrishtinaInsight 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni adresat shqiptare ne serbi lugina e presheves serbi adresat shqiptare ne serbi lugina e presheves serbi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen