LIVE UPDATES
Politike

‘Skandal! I rëntë pika inshalla…’/Komplot dhe intriga pas largimit të Kajmakut, dalin bisedat mes dy ish-nënkr

1 Shkurt 2020, 13:03 Nga DOSJA
‘Skandal! I rëntë pika inshalla…’/Komplot dhe

Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimit si kryebashkiak i Vorës. Akuza e fundit që rëndon ndaj tij ka lidhje emërimin në detyrë të ish-drejtorit të kabinetit të tij, Gentian Picari, të cilin e emëroi zëvendëskryetar bashkie menjëherë pasi KQZ e shkarkoi nga detyra. Mes fashikujve që gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ku përmendet edhe marrja në pyetje e dy ish-nënkryetarëve të shkarkuar nga detyra, Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeraj, gazeta “Si” disponon edhe këqyrjen e telefonit të zëvendëskryetarit të emëruar nga Kajmaku. Në dosje përmendet biseda mes Picarit dhe asistentes së ish-kryetarit të bashkisë Kajmaku, pikërisht ditën kur ai është shpallur në kërkim. Transkripti i bisedës më poshtë pasqyron shqetësimin e Picarit dhe të Mirjetës, në momentet që njëri sapo kishte marrë detyrën e zëvendëskryetarit të bashkisë dhe tjetra kishte mbetur pa kryetar bashkie. Komunikimi zhvillohet në WhatsApp, thotë prokuroria në dosjen e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës. Bisedat janë nxjerrë nga aparati Blackberry që i përket Picarit.

Data 11 nëntor 2019

Fillimisht zëvendëskryetari flet me asistenten për lëvizjet që do kryente, për vendet e reja të punës, ku do t’i çonin njerëzit që nuk i pëlqenin. Madje, ata llogarisin drejtoritë e mërzitshme që punonjësit ta lënë vetë punën. Bisedat vendosen në dispozicion për gazetën “Si” nga një burim i laboratorit të kriminalistikës, gati një muaj pasi janë nxjerrë nga një telefon i sekuestruar. Biseda e parë flet për të preferuarit në Bashkinë e Vorës dhe të papreferuarit.

Gentiani: Mirëmëngjes Mirjeta, tani në mëngjes do bëjmë dosjet për ato që folëm dje. Që t’i nisim për Tiranë.

Mirjeta: Mirëmëngjes, unë pz në orën 8.30 vij.

Gentiani: Kur të vish, të merresh vetëm me këtë punë. Ose leja ndonjë robi porosi aty.

Mirjeta: I bëj unë më mirë, mos ngatërro askënd aty. As Enin, askënd. Mendimi im, ti e di.

Gentiani: Merru vetë, vetëm mos u vono të lutem. Se do bëjmë edhe mbledhjet që kemi lënë.

Mirjeta: Me kismet do bëjmë edhe urdhrin tim sot

Gentiani: Ok

Mirjeta: Ta marr vetë situatën në dorë, se nuk kemi gjë në terezi.

Gentiani: Shumë mirë.

Gentiani: Atë e kalojmë ose te rinia, ose te arsimi. Duhet rob tamam. Edhe sa muaj ka Rita?

Mirjeta: Flasim nga afër…

Gentiani: Sa do rrijë Rita te ne? Ajo më duket gënjen fare. Kur ikën ajo?

Mirjeta: Në 13 e ka me hy në ambasadë..

Gentiani: A thuuu

Mirjeta: Varet e merr apo jo se për vizë futet. Po ani kështu më tha.

Gentiani: Ajo më tha iki për fare.

Mirjeta: Mua s’më ka thënë kështu pz.

Gentiani: Po ç’e duam ne, duhet ta mendojmë mirë lëvizjen atëherë ku ta çojmë? Kemi dhe dy drejtorë mos harro. Urbanistikën dhe bujqësinë.

Mirjeta: Urbanistika është ok. Bujqësinë njoftoje të sjellë letrat. Nesër është afati i fundit. T’i fusim në protokoll sipas rregullit. Kurse për Ritën ndaj të thashë çoje tek shërbimi social, drejtori koti. Mërzitet vetë dhe ikën.

Që të dy ata flasin edhe për persona të tjerë që duhet t’i kishin firmosur për në punë, por që i kishin harruar apo edhe se çfarë date mbanin dokumentet e firmosura. Biseda tjetër zhvillohet brenda të njëjtës ditë, sapo mediat njoftuan shpalljen në kërkim të Agim Kajmakut. Zëvendëskryetari i bashkisë ndan shqetësimin me asistenten nëse ishin apo jo shkarkimet e dy nënkryetarëve nul apo jo dhe a kishte apo jo shans të kthehen ata?

Mirjeta: Dolëm në media, hajde duro njerëzit tani.

Gentiani: Ouuu?

Mirjeta: Skandal. I rëntë pika inshalla…

Gentiani: Mos u streso, e dinim… që do dilte.

Mirjeta: S’kam stres, po pres emrin tim madje.

Gentiani: E kanë bërë për shkarkimin

Mirjeta: Euuu. Domethënë do vijë lista dhe nga ne

Gentiani: Po rri në qetësi. Ca ke mos u streso.

Mirjeta: Do dalë ndonjë gjë për ne? Ke info? S’jam e stresuar. Po ato që do marrin në tel tani, flitet që shkarkimet janë nul. Do kthehen.

Gentiani: Po jo moj Mirjetë. Mos u panikos se është gjykata që vendos.

Mirjeta: Unë jo, punonjësit që kam këtu po.

Një orë më pas nga procesverbali i policisë në aktin e këqyrjes së telefonit që gazeta “Si” disponon, ata flasin sërish, pas një urdhri të paspecifikuar.

Gentiani: E shef, ndryshoi urdhri

Mirjeta: Uaaa

Gentiani: E shef ca plehrash

Mirjeta: Super plehra për zotin. Çfarë nuk pret nga këta për Zotin.

Në datën 12 nëntor, atëherë kur veprimet hetimore janë intensifikuar dhe kur prokuroria ka nisur me marrjen në pyetje në bashki, asistentja pyet:

Mirjeta: Ti je konsultuar përpara se të shkosh?

Gentiani: Po. Pse?

Mirjeta: Për deklarimin e Irmës

Gentiani: Fola

Mirjeta: Po s’më pëlqen kjo thërritja me shkresë me thënë të drejtën

Gentiani: Pse?

Mirjeta: Dhe në këto kushte do njoftim tre ditë përpara ditës së paraqitjes. Sot për nesër nuk i gjej do shpjegim.

Gentiani: Po ça e vret mendjen, ti e di sa presion ka.

Mirjeta: Ok, super.

Gentiani: Shumë gjëra nuk duhet t’i kishin bo, por i kanë bo pa shpjegim logjik dhe juridik. Këto e kanë bo me e bo mediatike. Me prish shumë punë.

Mirjeta: Ndaj kam dyshime unë, se po bëjnë gjëra pa shpjegim juridik.

Gentiani: Sot do marrim dosjen të shohim fiks për ca bëhet fjalë.

Mirjeta: Dhe mund të bëjnë akoma

Gentiani: Unë mendoj që do e ulin hapin, se janë ngatërru keq, s’kanë ku të shkojnë më shumë. Se kaq burg s’do bëjë njeri. Po me të fut në burg edhe për këtë punë.

Mirjeta: Jo s’ka shans.

Gentiani: Është fundi i drejtësisë shqiptare. Marrim valixhet dhe ikim. Se ky vend nuk do bëjë më pikën e hajrit

Marrë nga Gazeta Si

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun bashkia e vores hekuran brahimaj laureta omeraj agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun bashkia e vores hekuran brahimaj laureta omeraj

Sondazh

Poll
Politike 31 Janar 2020, 21:45

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, në një intervistë dhënë për Ilva Now në Euronews Albania, shprehet se zbatimi i reformës ...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen